Trajtat e Mbinjeriut - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Trajtat e Mbinjeriut - Migjeni

Poezia "Trajtat e Mbinjeriut" nga Migjeni.

Poezia
Poezia "Trajtat e Mbinjeriut" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/09/2017 19:30

Njė vegim shpirtnuer n'errsin tė paskajshme

nė botėn e mjerimit,

njė rreze e diellit

me ngrofė zemrėn e ngrime tė kėsaj botės sė varfshme.

 

Shpejt zdhuken pranverat, po si shkumbė e detit

dhe shembet hareja,

e stinat e vjetra

pa ngjyra pa trajta mjellin fara helmit.

 

Nana-dhe vejushė dhe me gjitė shitue

na pjellė fryte t'egra,

na pjell hitha, ferra

- s'u gjet burr i dej andjet me i a zgjue.

 

Kot e kanė sot njerzit, dhe mė kot dikojnė djersėn&

Sa qesharak mbesin!

sa qesharak vdesin!

Ndėr ethe mundimi pėr me shijue jetėn.

 

Hafrojnė buzėt te gota, dojnė njė hurmė tė vetėm&

por pah! bje nė tokė gota

thehet nė njėmijė copa

shuhet drit' e synit, vdesin njerzit t' etshėm.

 

Shpirt i kryqzuem, marrzi e vulosun

esht kjo jetė njeriu&

(zgėrdhiu, zgėrdhiu

deri nė kupė tė qiellės ironi e poshtun!)

 

Por& po! po! por diē po due me thanun&

ndoshta ka me ardhun&

ndoshta ka me zbardhun&

njė agim i pritun, dit' e parathanun.

 

N'ardhemeni tė trash'gueme Mbinjeriu vrehet,

ndėrgjegjė pa dyshime,

ndėrgjegjė pa trillime,

me njė grusht graniti qė kurr nuk do thehet.

 

Njė sfinks i madhnueshėm Mbinjeriu i ardhshėm,

pa zemėr, pa ndjenja,

syt e tij rrufena -

qarkullojnė rreth rruzllit tue synue vrānshėm.

 

Kohnat e kalueme nė ballė tė Mbinjeriut

janė gjurma luftimi

janė shenja hidhnimi

- se jetė e re lindet me vdekje tė njeriut.

 

Qarkullojnė rreth rruzllit tue synue vranshėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
M&.i7

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė