Perspekti - Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot I - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot I - Migjeni.

Pjesa e parė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.

Pjesa e parė e novelės
Pjesa e parė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/09/2017 14:48, Ndryshuar: 22/09/2017 21:55

Herė vėrente t'amen se si lutet para katėr - pesė fugerėve, herė shikonte nėpėr dritoret nė muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnjė ma e shpeshtė, e Lili vėrente se si drutė dhe sendet e tjera marrin trajta tė frigshme. Vuri re edhe pėrjashta t'amėn tue u lutė nėn kandilin e Zojės - i dukej nėpėr qelqe tė dritores - dhe argėtohej: qė, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi tė dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino nė qelqe tė dritores. Syt i shkuen nė fund t'oborrit: qė, dikush po ec, i gjatė, me flokė tė mdhaja, me shkop nė dorė, shikon nė dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet nė qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s'amės.

- Nanė, dikush asht jasht! ...Hajnat, - pėshpėriti frigshėm.

Nana nuk bėzante.

Lili e shikonte si lutej nėpėr gjuj, tue lėvizė buzėt afėr shuplakave tė ngjituna.

- Nana e eme nuk asht e frytė si fuēi, si nana e Lecit, mos me mujtė me ec, me iu qeshė gjithkush - mendonte Lili tue shikue t'amėn nga profili. Por pse i lot ashtu buzėt? Si me thithė sheqerin me buzė... sheqerin e hallvaxhis, tė kuq, asi si blevi sot Mrika dy pėr njė ēerek lekut.

- Uf, nane, hajt ma, a po ēohe, me mė dhanė me hangėr...

E ama pėrmendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u ēue.

Shkoi ne dhome tė zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shportėn e bukės nga e cila ranė disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti nė kusi me ujė tė vluem. Mandej u ēue me marrė shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbrazė nė kandil tė fugureve.

- Uf, nanė, hajt ma nanė, - kėrkonte Lili me ngranė.

E ama qėndroi nė mes t'odės e hutueme, nuk dinte kah t'ia mbajė, thyente gishtat e duerve, krismat e tė cilave aq dhimbsunisht tingllojnė dhe mendoi diēka.

- Rri ti tė zjarrmi, - i tha tė birit dhe shkoi nė dhomė tjetėr. Iu avit si hije fugereve, me ftyrė tė zbeme edhe tė frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi nė kusi dhe nisi ta pėrzijė, nsa buzėt makinalisht pėrshpėritshin:

- Qe, moj nane, hė, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t'arratisuna.

- Merre pak ujė dhe fike njat dru, mos tė digjet kot, sonte nuk asht ftoftė.

Grueja u ēue, derdhi mbi dru tė ndezun ujė, i cili bani tym dhe potere, qė rrėshpethtas ushtonte nė heshtjen vorrezė tė dhomės sė zjarrmit.

- Cka tė tha zotni Filipi? - pyeti frigshėm tė shoqin, i cili rrinte zymtas nė sy tė ngulun mbi hu tė fikun.

- Asgja. Ēka me mė thanė...S'ia qet hesapi me mė marrė. Mundet me e krye me njė njeri at pak punė qė ka.

- Po a kqyre te zotni Lorja?

- Allahile, praj. Mos mė pyet. Gjithkund njėsoj. Njeni thotė s'mė duhesh, tjetri s'kam nevojė, i treti nuk po jam tue nxjerrė as pėr vete bukėn e gojės. Kur ai me gjith atė dugaj...Allahile, mos me pyet, - tha n'idhnim dhe mori mashėn nė dorė.

- Mirė, mirė, more Kolė, mos u idhno. Por...Ē'ka kena me ba?

Ai me mashė nė dorė shkarravitte nėpėr hi tė votrės dhe nuk i pėrgjigjej. E ajo matej t'i thoshte mos shkruejė nėpėr hi tė votrės se nuk vijnė, thonė se bahen borxhe. Mendja i shkoi tė borxhi qė i kanė furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:

- Thueji nanės tė ēojnė paret, po desht me i dhanė bukė.

- Moj nanė! Nuk m'i ke dhanė paret...S'ka bukė, ka thanė, - britte Lili qė nga dera e oborrit.

- Mire, moj nanė, s'ka gja. Tash ka me prue baba.

Por baba nuk pruni as buk as gja tjetėr, as mbramė as sonte. Rrin pranė votrės dhe mendon e njė zymtim ia ka ba ftyrėn si tė smundit. Mendon. Eh, sikur tė gjitha kėto mendime tė baheshin pare! Deshte tė pyesi pėr Lilin a ka pas me ngranė gja, por nuk guxoi. Kish frigė tė mos ndėgjojė atė qė s'ka dėshirė me e ditė. Nse s'ka pasė ēka me ngranė Lili, ma mirė mos me e dijtė e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte tė shoqen, nė dritė te bishtukut i dukej shumė e zbetė, me syt e thelluem e tė nxime pėrreth. E dinte se ē'domethanė.

Drita e bishtukut nisi tė dridhej, dhe dridheshin tė gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashkė me dy kensa qė dridheshin nga friga e jetės sė nesėrme. Pa bukė. Tė dridhunit e flakės sė bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet tė dyve. Tė dy pėrnjėherė u ēuen tė shkojnė me fjetė.

- M'u hiq, pash zotin. Largohu, - i thoshte e shoqja tė shoqit n'errsinėn e dhomės, ratė, nėn fugeret ku kandili nuk ishte ndezė.

- Ēudi, pse zoti Filipi me tė hjekė nga puna; ty po, e atė dy jo; pse jo njenin nga ata - n'errsin i fliste tė shoqit me guxim.

- Ku e di unė...E dij se ē'mendon ti! Kujton se mė ka xanė nė ndoj punė tė keqe, prandaj mė ka qitė nga puna.

- Po kot pse po tė qet?

- A tė thashė, moj e marrė, se nuk ka punė pėr tre vetė! Ti nuk merr vesh!

- Mirė, mirė. Mos bėrtit, se po ma ēon djalin.

Heshtėn. Silleshin e shpėrvileshin herė njeni, herė tjetra deri nė natė vonė. Kumbonėt lėkundeshin, lėshojshin tinguj tė cilėt zvarriseshin nėpėr rrugat e qytetit, lėmojshin pullazet e shtėpive, futeshin nėpėr vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtėpinė e Zotit.

Kola, nga skaji i trotuarit, shikonte ceremoninė fetare nė parakalim. Kujtohet se para pesėmbdhetė vjete dhe ai, njashtu si ato fėmi, barte fugure, qira dhe kėndonte kangė kishe. Era e kemit (tamjanit) qė i mbrrini te vrimat e hundės i kujtoi ma intimisht fėminin shkollore. Si nėpėr reliev shkonte me mendim nėpėr kujtime; ndėrlikoheshin ftyra shenjtėsh, priftnash, mėsuesash, shkoesh ndėr skuta t'errta, tue u lutė, dikush me pėrvujtni e dikush tue shamė kujdestarin, qė s'e la me ikun. Eh, sikur tė mbetshe nė kuvend, tė mos dilshe jashtė, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashmė me hidhnim. Po ai, ai atje, ēka don me qiri nė dorė? - e gati sa s'bėrtiti. Tush Prendi, hajni me dorca tė bardha, me qiri nė dorė... Kuj ia ka ndezė? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then pėr shpinė tue e rrahė... Ama, dhe kėta priftent, shokė tė mirė kanė!

Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u mėrzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kėrkonte dikė me sy. Ma sė fundi erdh dhe turma e mbramė. Kola u fut nė tė. I kish thanė zoti Filipi: duku nesėr. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me njė zotni tjetėr, i del herė pare, herė pėr anash, herė sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon bisedėn:

- A tė bie ndėr mend, Filip, para pesėmbdhetė- njėzet vjet si ishin keta procesione?

- Eeeh! Atėherė...

- Tė kėndonte zemra n'at mori popull, lavdi Zotit.

- Ndryshe atėherė, zotni Zef, ndryshe asht sot...

- Po due me thanė se djelmnia e soēme nuk merr pjesė me gjithė zemėr...Eeeh! na atėhera...

- Epo fajin deri diku e kemi na; por ma tepėr e kanė fajin do shkolla tė reja qė na i kanė ēilė tash...

- Tamam e ke. E kam nipin qė, me keni i emi, buk s'i nap me hangėr, - sa hapė gojėn, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po ēka t'i bajsh shkollave tė reja? ...

- Po ēudi asht puna e kėtyne bolshevikve si njerėz t'egjėr ishin...

- Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t'i prigjojė kush.

E Kola, qė gjithnjė prigjonte, nė mjerimin e tij u qesh dhe tha nė vete:

- Tė mos kesh frigė mos kujto se po tė padish kush se je bolshevik...

Kur pa se me zoti Filipin s'po piqet sot, i hyri njė idhnim. Mirė e ndjeu se si i vloi diēka nė gjoks dhe shpejt si kokėrr iu ngjit nė fyt. Aty u mbyttė. E kujton shtėpinė, dhe kokrra nė fyt e mbyt. Tė bėrtasin nė kėt turmė ndjenjash tė sėrhollueme, tė bėrtasin me tė tanė mushkni - dhe tė shkyhet s'ka gja, tė bėrtasin:

- Buuukė! Buuukė pėr Lilin!

- Hėė... do bukė? Kur tė t'apin bukė, ke pėr tė kėrkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke pėr tė kėrkue shtėpi me diell... hėėė - jo! S'duhet mesue bota njashtu. Jo! S'ka bukė!

- Bukė! Aman! Vdiq Lili!

- Jo, mos kujto se ka me vdekė. S'ka vdekė te na kush pėr bukė. Pėr pashkė ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhanė ndoj lek.

Por Kola nuk bėrtet. Jo me fjalė, por as me tė dukunt tė jashtėm nuk don ta tregojė mjerimin e vet. Mundohet tė buzėqeshi kur pėrshndet ndoj tė njoftun.

- Si je, Kolė? Si po shkon?

- O mirė. Si je, ti Nikė? - dhe buzėqeshja e pėrdhunt ia hap buzėt.

Por kur shkon nė shtėpi, aty ma nuk mund tė lozi rolin e njeriut tė kėnaqun me jetė. Buzqeshjen e vet e var nė dorzėn e derės s'oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qė grueja, e cila sigurisht e shikon nėpėr dritore, mos tė gėnjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t'erret dhe atėherė shkon nė shtėpi...

Barem, atėherė Lili asht nė gjum dhe s'ka me e pyetė a i ka prue gja.

Reklamė

Komentet (1)

Fuck you bitch
- Roni, Prishtine, 27-02-2019 13:28
426
401
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Hf_"@

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.