Perspekti - Apologjia e Skėnderbeut (Analizė) - Frank Bardhi
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Apologjia e Skėnderbeut (Analizė) - Frank Bardhi

Vepra e dytė e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636.

Apologjia e Skėnderbeut (Analizė) - Frank Bardhi
Apologjia e Skėnderbeut (Analizė) - Frank Bardhi
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/10/2017 15:51, Ndryshuar: 11/10/2017 22:52

Vepra e dytė e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi Boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen Shqiptare.

Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm" dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit. Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.

"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė, dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".

Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autorit, si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
0"Q,V

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.