Parajsa (Pjesa e Parė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parajsa (Pjesa e Parė) - Naim Frashėri

Vepra Parajsa (Pjesa e Parė) nga Naim Frashėri.

Vepra Parajsa (Pjesa e Parė) nga Naim Frashėri.
Vepra Parajsa (Pjesa e Parė) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 21:32

O vėllezrė shqipėtarė!

Pa tė zėm' udhėn e mbarė,

T'i bijem pas urtėsisė

Dhe dritės e diturisė,

Tė mos rrimė n'errėsirė,

Se nuk ėshtė pun' e mirė.

Neve qė qemė njėherė

Nė gjithė botėt tė ndjerė,

Dhe tė par' e tė lėvduar,

E tė rėnd' e tė dėgjuar,

Trima tė fort e tė mirė,

Tė rrimė sot n'errėsirė.

. . . . . . . . . . . . .

Ishin trima prindit tanė,

Pa emrė pėrjetė lanė.

Aleksandr'i Math i ndjerė

Dhe shumė shokė tė tjerė,

Q'ishinė me tė tė parė,

Qenė gjithė shqipėtarė.

Muntnė sė pari Greqinė,

Pasdaj muntnė dhe Persinė.

Zunė dhe Hind e Afrikė

Burratė trima pa frikė.

Faqen e dheut e fituan,

Mė ēdo anė mbretėruan.

Selefqinjtė, Ptolemenjtė,

Gjithė ē'qenė tė mbėdhenjtė,

S'qen' as grekrė as bullgarė,

Ishin burra shqipėtarė.

Kombinė tėn e nderuan

Dhe Evropėn e shpėtuan

Nga kurt' i zi i Persisė,

Dh'i dhanė nder Shqipėrisė.

Pirrua romanėt mundi

E gjithė jetėn e tundi.

Kostandin'i Math, q'i thonė,

Dh'ajy ish nga fara jonė.

Gjithė njerėzit e mbarė,

Thua, qenė shqipėtarė.

Shqipėtari ka lėftuar,

Dhe ajy ka mbretėruar.

Aleksandr' i Math Greqinė

E kishte bėrė tė tinė,

Me luft' e kishin marė

Prindit tanė kordhėtarė,

Pa nė Thivė njerės lanė,

Thivasit u ngren' i vranė,

I vranė me tė pabesė,

Pas zakonit tė Moresė.

Shqipėtarėt kordhėtarė

Thivėsė i vunė zjarrė!

S'i kursyenė gjė zjarit,

Vetėm shtėpin' e Pindarit,

Se ish vjershėtor i ndjerė

Dhe i parė mi tė tjerė.

Shqipėtarėt pas Greqisė

Iu lėshuanė Asisė,

Njeri kurrė nuk i mundi,

As u qėndroi dot gjėkundi,

Gjithė pėrpara i vunė,

Faqen e dheut gjith' e zunė.

Burr' i math i Shqipėrisė

Ndėnji nė fron tė Persisė,

E arratisnė Daranė,

Njerėzit e ti e vranė!

Aleksandri dha lirinė,

E shpėtoi nga zgjedh' Asinė,

I dha nder dhe Shqipėrisė,

Mėmės sė ti, q'i dha sisė,

Pėrkujdesi njerėzinė

Dhe pruri qytetėrinė,

Bėri udhė e qytetė,

Pru gėzim nė gjithė jetė

Edhe sot Aleksandria

Na rrėfen punėt e tija.

Evropėn e ka shpėtuar

Nga njė zgjedh e mallėkuar.

Kėto punė shqipėtarėt

I bėnė, ata tė parėt,

Ata tė parėtė tanė,

Edhe emėrė na lanė.

Edhe Pirroja ish burrė,

Qė s'ka pasur shokė kurrė.

Ay romasit i mundi,

Italinė tėr' e tundi;

Tekdo qė kishte lėftuar,

Botėn e kish tėmerruar.

Kėshtu edhe shumė tė tjerė

Shqipėtar' ishin tė ndjerė.

Ishte mėm' e trimėrisė

Edh' e zonj' e urtėsisė

Shqipėria kurdoherė,

Qė nxirte burra tė vlerė.

Trima burra tė vėrtetė

Sa kanė qėnė nė jetė

Tė gjithė ajo i polli,

Trimėria soje dolli.

Qe dhe njė koh' e njė ditė,

Qė polli dhe perėnditė,

I pat pjellė Shqipėria,

Pa u falej njerėzia,

Dhe besoninė qėmoti

Qė nė Shqipėri rrij zoti,

Vij rremet i njerėzisė,

E i falej Shqipėrisė.

Tomori nuk ėsht' i pakė,

Qė nxjer dhe sot zė pa flakė,

Se rrininė perėnditė

Ndė atė natė e ditė!

Prindit tanė i besonin

Perėndit' e s'i mėrgonin.

Perėndi e trimėrisė

Ishte mėm' e Shqipėrisė.

Shqipėtari trim me fletė

Rronte gjithėnjė nė jetė,

Shigjet' e ti vrėngėllinte,

Vdekjenė me vet' e shpinte!

Perėndi e bukurisė

Me shijėt tė gjithėsisė,

Q'ėsht' e bardhė si dėborė

Nuk e lij kurrė Tomorė,

Flinte nė shtratthit tė artė

Shtat' i bardhė posi kartė.

Leshėrat i kish tė arta

Edhe faqezėt tė zjarta,

Ballė, gushė, krahėruar,

Llėrė, pulpė, kėmbė, duar,

Prej drite ishinė bėrė,

Sikundėr dhe trup' i tėrė.

Si dėbor' e kishte gjinė,

Pa sill nėr mėnt bukurinė!

Kur kthehej e tė shikonte,

Zėmrėnė ta pėrvėlonte.

Zėn' e kishte si bilbili,

Faqetė si trėndafili,

Diellin e urdhėronte,

Nė gjit tė saj perėndonte,

Nė shtratthit tė saj e vinte,

Edh' e mbant' e nuk e linte,

Tėrė natėn e pushtonte,

Pa nė mėngjest e lėshonte.

Hėna kėto duke parė,

Dhe duke tretur e tharė,

Ligej fort shum' e drobitej,

Kahėnitej e venitej,

Se i haj zėmrėn nakari,

Qė djek i shkreti si zjarri.

Perėndi e bukurisė,

Q'i ip dritė njerėzisė,

Nga gjir' i saj dritė qitte,

Hėnėnė e pėrsėritte,

I ip pjesė bukurie

Edhe shij' e drit' e hije.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.