Parajsa (Pjesa e Katėrt) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parajsa (Pjesa e Katėrt) - Naim Frashėri

Vepra Parajsa (Pjesa e Katėrt) nga Naim Frashėri.

Vepra Parajsa (Pjesa e Katėrt) nga Naim Frashėri.
Vepra Parajsa (Pjesa e Katėrt) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 22:24

Shqipėria ishte zonjė

E kishte tė madhe pronjė,

Shqipėria kurdoherė

Ka nxjerrė trima tė vlerė,

Mehmet Alin', Ibrahimnė,

Gjikėnė, Gjolekė trimnė,

Rrapon e Ali Pashanė,

Silahdarė e Shkodranė

E shumė njerės tė tjerė,

Si kėta dhe mė tė ndjerė.

Ishte vash' e Shqipėrisė

Ajo zonj' e urtėsisė,

Dora Distra nga Pėrmeti,

Q'ish nė diturit si deti.

Gjithė gravet u ka dhėnė

Nder dhe mėmėdheut tėnė.

E kush e bėri Morenė?

Gjithė shqipėtarė qenė.

S'ish shqipėtar Marko Suli?

Xhavella e Miauli?

Bubulina e Kanari?

Shqipėtar bir shqipėtari.

Me armėt tė Shqipėrisė

Iu hoth themeli Greqisė,

Po grekėrėt e pabesė,

Qė iu bėnė zot Moresė,

S'e duanė shqipėtarė,

Kėrkojnė t'i bėjnė varrė!

Po kush bėn nė kėtė jetė

Varr' e shokut, bije vetė.

Nukė trėmbet shqipėtari

Nga greku e nga bullgari,

Nga Mal'i Zi, nga Sėrbia

Nukė trėmbet Shqipėria.

S'trėmbet kurrė shqipėtari,

Dhe sot ėsht' ajy i pari,

Bota gjith' e kanė parė

Nė luftėra shqipėtarė,

Plevna, Shipka s'u harua,

Koha shumė s'u mėrgua.

Neve muntmė venetjanėt

Dhe barbarėt e romanėt,

Turqinė edhe Persinė,

Afrikėnė e Hindinė.

. . . . . . . . . . . . .

Gjithė njerėzit e dinė

Kush e bashkoi Italinė.

Cilėt pėr vdekj' e pėr kokė

Garibaldi kishte shokė?

Shqipėtar ishin tė tėrė,

Ata punė kanė bėrė.

Edhe sot lul' e Turqisė

Janė djemt' e Shqipėrisė,

Njerės t'urt' e tė vėrtetė,

Tė ditur e pa tė metė.

Edhe sot ėshtė i zoti

Shqipėtari si qėmoti,

Ēdo punė qė ka punuar,

Kurdo e ka trashėguar.

Kėto tė vėrteta janė,

E tė rrema brėnda s'kanė

Njeriu po tė mėsonjė,

Kėto do t'i kupėtonjė.

Eshtė fjalėz e vėrtetė,

Qė tjatėrė komp nė jetė

S'i arrin dot shqipėtarit,

Burrit trim e punėmbarit.

Ka nxjerrė e do tė nxjerrė

Shqipėria kurdoherė

Burra t'urt'e tė vėrtetė,

Ka pasur dhe do tė ketė.

I ka dhėnė perėndia

Gjithė ē'donte Shqipėria,

Se e ka ngrehur pėrjetė

Zot i math e i vėrtetė.

Shqipėria s'copėtohet,

Kurrė nukėvarfėrohet,

Posi hėna pėrsėritet,

Kurrė nukė kahėnitet.

. . . . . . . . . . . . .

Gjithė ē'jemi shqipėtarė,

Jemi njė fis e njė farė,

Kemi tė tėrė njė shpresė,

Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,

Besė kemi perėndinė

Dhe ligė vėllazėrinė,

Jemi gjithė shqipėtarė,

S'jemi tė ēar' e tė ndarė,

Jemi shtėpi e fėmijė,

At' e mėm' e bir e bijė.

Mėmė kemi Shqipėrinė

Edhe motėr urtėsinė,

Kemi ndihmės trimėrinė,

Mėm' e atė perėndinė,

Se asaj i prumė besė,

Tė gjith' atje kemi pjesė.

. . . . . . . . . . . . . .

S'jemi as turq as kaurė,

Mos e thoni kėtė kurrė,

S'jemi grekėr as bullgarė,

Jemi vetėm shqipėtarė

Ky emėrė na ep nderė,

Pa s'na duhenė tė tjerė,

Kemi gjuhėzėnė tėnė,

Zot'i math na e ka dhėnė,

Dhe komp e mėmėdhe kemi,

Tė humbur nė jetė s'jemi.

Ajy qė s'do mėmėdhenė

Dhe kombin e vetėhenė,

Dhe gjuhėnė qė flet vetė,

S'ėshtė njeri i vėrtetė.

Ata quhen tradhėtorė,

Janė tė mjer' e tė gjorė,

Faqezes e gėnjeshtarė

Dhe tė paqėn' e tė marrė,

E lenė mėnjanė nderė

E lipin derė mė derė

Ata janė posi berri

Edhe tė ndyrė si derri.

Nder e vjeftė s'munt tė ketė

Njeriu i tillė nė jetė.

Gjithė ē'jemi shqipėtarė,

Jemi njė s'jemi tė ndarė,

Kėt' emėrė mjaft e kemi

Dhe na ep nder kur e themi,

Eshtė emr'i Skėnderbeut,

Emr'i gjithė mėmėdheut,

Me kėt' emrė tė bekuar

Tanėtė janė lėvduar.

Selenik e tatėpjetė

Ka qėnė dhe do tė jetė

Vėnd'i tėr' i Shqipėrisė

Me ndihmėt tė perėndisė.

O ju fqinjtė e pabesė!

Mos bini me atė shpresė,

Shqipėria s'copėtohet,

Shqipėtari nukė ndrohet.

Ju e njihni shqipėtarė,

E kini parė mė parė,

Po mos delni nga kufitė

Edhe lini marrėzitė.

Qė tė kemi miqėsinė

Tė gjithė dhe dashurinė,

S'ka njeri tė marrė pjesė,

Pėr tė zonė do tė mbesė

I zoti ė'shtė shqipėtari,

Ajy qė ka qėn' i pari,

S'ka njeri tjatėrė pjesė,

Pa nukė ka besa-besė.

Shqipėria ka tė zonė,

Q'e ka pasur gjithėmonė,

Me qėnė gjall shqipėtari,

Ē'kėrkon greku dhe bullgari?

Dhe Mal'i Zi e Sėrbia

Ē'kėrkojnė nga Shqipėria!

Hiquni, o tė pabesė!

Se e zeza do t'u presė!

Djemt' e Skėnderbeut pėrjetė

Janė burra tė vėrtetė,

Ē'e pandehtė shqipėtarė?

Tė vdekur, q'i bėni varrė?

S'e dini ē'u ka punuar?

S'mė ngjan t'i kini haruar.

Kush ia ka me tė pabesė

Shqipėrisė, do tė vdesė,

Do tė vdes' e tė humbasė,

Nga nakari tė pėlcasė,

Shqipėria do tė rronjė,

Paskėtaj tė mbretėronjė.

. . . . . . . . . . . . .

Nė pastė ndėr shqipėtarė

Pakė grekėr e bullgarė,

Pakė shqipėtarė janė

Vallė nėpėr fqinjtė tanė?

Ne duam vėllazėrinė,

Dashurin' e miqėsinė,

. . . . . . . . . . . . .

Pa luftės s'i trėmbet kurrė,

Shqipėtari ėshtė burrė.

Edhe Evropa e tėrė

Sonte me ne ėshtė bėrė,

Se tė drejtėn ne e kemi,

Ne tė zott' e vėndit jemi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
HeMBR

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė