Perspekti - Sami Frashėri (1850 - 1904)
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Sami Frashėri (1850 - 1904)

Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.

Sami Frashėri (1850 - 1904)
Sami Frashėri (1850 - 1904)
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/01/2018 08:01, Ndryshuar: 05/01/2018 15:09

Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Ishte njė nga djemtė e Halit bej Dakollarit. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me vėllanė, Naimin, Sami Frashėri kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea", ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nė Tetovė, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mėsoi arabisht, persisht dhe turqisht.

Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit me shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė numėr tė madh artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhės shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhės shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjė" (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe i cili mbeti i pabotuar. Gjithashtu ai la nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.

Ēėshtjen shqiptare Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi, sidomos nė gazetėn turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to. Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare.

Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori "Kamus-i türki" pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht 1882); turqisht-frėngjisht 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij "Kamus-ul alām" (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tėdukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohura.

Si shkrimtar Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare Sami Frashėri "Besa", e botuar mė 1875 e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej.

Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, tė ciat i pėrmblodhi nė "Bibliotekėn e xhepit", hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė. Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta si psh: ("Mėngjezi" 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, ("Java") etj.

Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime. Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia. Atdhetari i shquar vdiq nė Stamboll.

Titujt e veprave

Shėnim: Nė kohėn kur Sami Frashėri ka shkruar veprat me termin gjuhė turke nėnkuptohej gjuha osmane.

Taassuk-i Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit pėr Fitneten) - romani i parė nė turqisht (1872)

Besa yahud Ahde Vefā (Besa ose Mbajtja e premtimit) - dramė nė gjashtė pamje (1875)

Gāve (Gjave) - dramė me pesė pamje (1876)

Medeniyyet-i-l islamiyye (Qytetėrimi islam) - nga seria "Biblioteka e xhepit" (1879, 1885)

Kamus-i Fransevī - fjalor turqisht-frėngjisht (1882/85)

Abetare e gjuhės shqipe (1886)

Shkronjtore e gjuhės shqipe (1886)

Dheshkronjė - libėr gjeografie (1888)

Kamus-ül Alam - enciklopedia e parė nė turqisht (1889-1896)

Kamus-i Arabi - fjalor arabisht-turqisht (1889)

Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet (1899)

Kamus-1 Türkī - fjalor i turqishtes (1901)

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
LQ8/L

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė