Kanceri i gjirit - Parandalimi dhe trajtimi mjeksor
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kanceri i gjirit - Parandalimi dhe trajtimi mjeksor

Patologjia e kancerit tė gjirit, pėr shtrirje dhe vdekshmėri, ėshtė nė vendin e parė midis tumoreve malinjė qė prekin seksin femėror.

Kanceri i gjirit - Parandalimi dhe trajtimi mjeksor
Kanceri i gjirit - Parandalimi dhe trajtimi mjeksor
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 31/10/2017 18:04

Parandalimi dhe kurimi

Patologjia e kancerit tė gjirit, pėr shtrirje dhe vdekshmėri, ėshtė nė vendin e parė midis tumoreve malinjė qė prekin seksin femėror. Megjithėse Europa nuk konsiderohet si zona ku ky lloj tumori ka shtrirjen mė tė madhe (Amerika e Veriut qėndron nė vendin e parė), prapseprapė, incidenza ėshtė tepėr e lartė: 300.000 gra sėmuren ēdo vit nga kjo patologji nė vendet e BE-sė tė marrė sėbashku.

Nė Shqipėri, statistika e kėsaj sėmundjeje flet pėr rreth 500 raste tė rinj ēdo vit, shifėr kjo tejet shqetėsuese nė raport me popullsinė femėrore tė vendit! Karakteristikat e shprehjes sė kėtij lloj tumori nė popullsinė femėrore tė vendin janė tė ngjashme me ato tė vendeve tė tjerė europianė: raste tė rrallė ndėr gratė nėn 30 vjeē, statistika pėson njė rritje vertikale kur u referohet grave nga 40 deri nė 50 vjeē, arrin kulmin nė kategorinė e grave qė gjenden nė harkun diku pak para menopauzės e menjėherė pas saj si dhe dhe fillon e bie nė grupin e grave qė e kanė kaluar kėtė periudhė me kohė.

Vijimėsia gjenetike e kėsaj sėmundjeje ėshtė njė faktor i njohur. Kjo nuk do tė thotė aspak se cilado grua ka familjaritet tė ngushtė me kancerin e gjirit do tė bjerė patjetėr edhe ajo prehė e kėsaj sėmundjeje. Trashėgimia e sėmundjes ėshtė e lidhur me shprehjen e dy proteinave onkogjene, BCRA1 dhe BCRA2 tė cilat gjenden nė cromozomėn 3 e nė atė 17. Statistikisht 5-10 pėr qind e rasteve kanė si shkak trashėgiminė gjenetike tė sėmundjes.

Diagnoza e patologjisė sė kancerit tė gjirit bėhet normalisht nga mjekėt specialistė tė cilėt, gjatė trajtimeve periodikė tė pacienteve tė tyre i ndajnė ato nė gra me faktorė rreziku dhe gra pa faktorė rreziku. Si nė njerėn, ashtu edhe nė tjetrėn kategori observimi i parė ėshtė ai i gjendjes simptomatike apo josimptomatike tė shprehjes sė patologjisė. Nė shumė raste pacientja nuk ka asnjė sinmptomė tė caktuar dhe tumori i diagnostikohet gjatė njė kontrolli ekografik rutinė. Nė raste tė tjerė shkohet pikėrisht tek mjeku specialist pasi janė vėrejtur e ndjerė ndryshime nė profilin e gjirit dhe nė gjendjen sekretive tė tij.

Nė njė qasje tė parė bėhet klasifikimi radiologjik dhe mė pas ai bioptik i kancerit. Nga pikpamja diagnostike, tumori i gjirit klasifikohet sipas kriterit klinik BI-RADS i cili varion brenda njė shkalle tė prestabilizuar nga 1 deri tek 5-a. normalisht, pėr shkallėn fillestare tė shprehjes tumorale nuk ėshtė e nevojshme tė kryhet biopsia, ndėrsa ėshtė e preferueshme tė kryhet menjėherė ndėrhyrja kirurgjikale me anė tė sė cilės hiqet masa e indeve tė tumorizuar duke i ērrėnjosur en bloc ato sa mė mirė tė jetė e mundur nga sipėrfaqja e kontaktit me indet nė tė cilat tumori ėshtė instaluar. Biopsia ėshtė e udhės tė praktikohet nė lezionet e thella tė gjirit apo nė ato qė janė tė vėshtira pėr ti fokusuar e arritur nėpėrmjet ekzaminimeve radiologjikė.

Tė dhėna mė tė fundit vėrtetojnė se ngacmimi i tepėrt me ago, bisturi apo nėpėrmjet instrumentėve tė tjerė kirurgjikalė apo radiologjikė rrit aftėsinė riparuese tė vetė tumorit dhe stimulon faktorėt proliferativė tė tij, indukton angjiogjenezėn dhe mundėsitė e metastazimit.

Para ndėrhyrjes kirurgjikale do tė ishte e udhės qė pacientja e prekur nga kjo sėmundje ti nėnshtrohet disa ekzaminimeve klinike, tė domosdoshme pėr ndėrtimin e njė strategjie terapeutike afatgjatė dhe efikase. Ndėr to, vendin kryesor e zėnė ai i tomografisė sė kompjuterizuar, tomografia kranike edhe nė mungesė tė plotė simptomash dhe studimi morfofunksional i indeve tė butė dhe atyre muskoloskelektrikė. Po ashtu edhe analiza eparametrave qė konsiderohen markers tumoralė ėshtė shumė e rėmdėsishme.

Nė ērrėnjosjen kirurgjikale tė tumorit tė gjirit merret gjithnjė nė konsideratė prania apo jo e pozitivitetit pėr linfonodin e quajtur sentinella. Nė rast pozitiviteti, kirurgu vlerėson, nė bazė tė arritjeve mė tė mira tė kirurgjisė nė kėtė fushė, pėr njė ndėrhyrje tė pjesshme nė indet e gjirit apo pėr njė ndėrhyrje mė substanciale apo radikale.

Pavarėsisht zgjedhjes kirurgjike, ajo qė pėrcakton fatin e mėtejshėm tė pacientes sė prekur nga kjo sėmundje ėshtė pikėrisht analiza histoimunokimike e lezionit tumoral dhe e linfonodeve tė marrė nė ekzaminim. Studimi i vėmendshėm i tė dy kėto indeve ka nxjerrė nė pah jo rallėherė diferenca tė dukshme pėr njė qasje terapeutike sipas strategjisė sė njė blloku shumėreceptorial. Kjo do tė thotė se studimi histoimunokimik duhet tė evidentojė tė gjithė tipet e receptorėve tė pranishėm, si nė indet e gjirit, ashtu edhe nė ato tė linfonoduleve tė marrė si repertė gjatė ndėrhyrjesd kirurgjikale tė kuadrant apo mastektomisė. Kjo si pėr tė evidentuar kuotėn somatike, ashtu edhe pėr atė tė neoangjiogjenezės nė funksion tė tė cilave do tė pėrcaktohet mė vonė edhe algoritmi i duhur terapeutik.

Cilėt janė faktorėt e njohur qė shkaktojnė tumorin e gjirit?

Studime tė ndryshme shkencorė kanė konstatuar se nė gratė qė janė mbajtėse tė njė tjetėrsimi tė genit BRCA1 rreziku i tė prekurit nga kanceri i gjirit ėshtė rreth 87%, pėrkundrejt jo mė shumė se 10 % qė vėrehet se ėshtė sėmundshmėria ndėr gratė qė kanė familjaritet me kėtė sėmundje.

Rreziku i kėsaj kategorie tė fundit rritet nėse nė familje ka patur mė shumė se njė person me kėtė lloj kanceri.

Mungesa e shtatzanisė apo shtatzania e parė e arritur nė njė moshė relativisht tė madhe, mbi tė tridhjetat, shton disi faktorėt e rrezikut. Shtatzania nė moshė tė re, rreth tė njėzetave, ul ndjeshėm rrezikun e tė sėmururit nga kanceri i gjirit. Po ashtu, menarkia e parakoshme apo menopauza e vonuar konsiderohen faktorė tė rritur tė rrezikut.

Dhėnia e gjirit tė porsalindurve ėshtė gjithashtu njė tregues i rėndėsishėm: gratė qė nuk mbajnė fiziologjikisht nė gji tė porsalindurit e tyre kanė inēidenzė mė tė lartė tė kancerit tė gjirit nė krahėsim me gratė qė vazhdojnė dhėnien e gjirit pėr njė kohė relativisht tė gjatė.

Ushqimi ėshtė gjithashtu njė ndėr faktorėt e rėndėsishėm nė etiologjinė e sėmundjes. Dieta e bazuar nė pėrdorimin e pėrditshėm tė brumrave me miell tė rafinuar, tė bardhė dhe nw pwrdorimin e yndyrnave me origjinė shtazore ėshtė ajo qė rrit mė shumė faktorėt e rrezikut. Obeziteti, sidomos ai i shprehur nė moshėn e menopauzės, ėshtė njė faktor i padiskutueshėm rreziku: indet adipozė prodhojnė vazhdimisht estrogjene tė cilėt, nga ana e tyre, stimulojnė receptorėt pėrkatės tė gjendrės tė gjirit.

Pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i kontraceptivėve ėshtė po ashtu njė rrezik potencial pėr tu prekur nga kjo sėmundje.

Mė sė fundi, por jo pėr nga rėndėsia, mjedisi. Prania e ndotjes tė tepruar, e benzeneve qė ēlirojnė mjetet automobilistikė, impiantet industrialė, infiltrimi i pesticideve me tė cilėt trajtohen frutat dhe perimet, ngarkesat e radiacioneve tė ndryshėm (midis tė cilave edhe tė atyre diagnostikė apo kuruesė si radioterapitė e tiroides apo tė linfomave), tė disa parasitėve, metaleve tė rėndė tė pranishėm nė ujė, nė ushqimet e ndryshme, tė disa substancave kimike tė pėrdoruira nė kozmetikė, si parabenet, etj., nuk bėn gjė tjetėr veēse shton rrezikun e tė sėmururit nga tumori i gjirit.

Mjekimi i kancerit tė gjirit bėhet ekskluzivisht pranė strukturave publike dhe private tė autorizuara. Ai nuk ėshtė e nuk mund tė jetė kompetencė e asnjė figure tjetėr as brenda pėrbrenda sistemit sanitar e ca mė pak jashtė kėtij sistemi.

Trajtimi parashikon aplikimin e protokolleve tė standartizuar dhe tė kolauduar nė shumė klinika tė botės.

Pas ndėrhyrjes kirurgjikale, strategjia terapeutike pėrcaktohet nga specialisti nė onkologjinė mjeksore sipas tė dhėnave tė stadimittė sėmundjes (TNM). Sipas tė dhėnave klinike qė paraqet pacientja, zgjidhja terapeutike bėhet mbi bazėn e algoritmeve tė monokimioterapisė, asaj tė polikimioterapisė, terapisė antireceptoriale, hormonoterapisė, terapisė me target molekular.

Sofistikimi i teknikave tė radioterapisė po hap perspektiva tė reja pėr rritjen e rolit terapeutik tė saj nė kurimin e kėsaj sėmundjeje dhe tė lezioneve nė distancė, nė inde e organe tė tjerė ku ajo mund tė ketė proliferuar.

Pėrsa mund tė jenė sofistikuar ndėrkohė qasjet terapeutike farmakologjike apo radiologjike, kirurgjia mbetet gjithsesi zgjidhja radikale e kancerit tė gjirit.

Riparaqitja apo pėrhapja nė distancė e kancerit tė gjirit pėrcakton edhe ineksin e mbijetesės dhe cilėsinė e jetės sė pacientes qė e vuan atė. Nė shumė raste, kjo sėmundje ėshtė rezistente ndaj trajtimeve kimioterapeutike dhe trajtimeve tė tjerė radiofarmakologjike. Kjo pėr shkak se qeliza staminale kanceroze e gjirit paraqet njė gjenicitet tumoral tė lartė, si karakteristikė biologjike bazė e saj. Duke ui bazuar nė tė dhenat statistikore, nė komunitetin mjeksor e atė kėrkimor-shkencor, ėshtė gjithnjė e mė i bashkėndarė opinioni sipas tė cilit kimioterapia rezulton efikase nė reduktimin e vėllimit tė indeve tumoralė: tė tjera terapi ndihmojnė kronicizimin, pėr njė farė kohe, tė sėmundjes. Protokolle terapeutikė mė kompleksė mund tė rrisin efikasitetin dhe shėrueshmėrinė.

Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė tė rivlerėsohet domosdoshmėria e hetimit tė sa mė shumė receptorėve nė indet tumoralė dhe nė ata linfonoidalė, jo mė duke u limituar nė hetimin e receptorėve Er/PgR/Her2, por duke u zgjeruar edhe nė hetimin e receptorėve EGFR/Her1, IGFR, CD117/cKIT pėrsa i pėrket kuotės qelizore somatike e nė VEGFR, PDGFR, bFGFR pėrsa i pėrket kuotės neoangjiogjenetike. Kjo do tė sillte rritjen e rrezes sė aksionit terapeutik edhe nėpėrmjet pėrdorimit tė molekulave tė tjera jo domosdoshmėrisht vetėm kimioterapeutike.

Qėllimi i arritjes sė sinergjive terapeutike tė tilla ėshtė induktimi i qelizės kanceroze staminale drejt apoptozės(vdekjes sė programuar).

Aktualisht janė nė studim e sipėr molekula me njė aksion tė tillė selektiv ndaj qelizės staminale kanceroze, si Sunitinib (e cila reagon ndaj c-Kit), medikamentet demetiluesė, inibitorėt e prolatinės etj, tė cilat veprojnė ndaj disfunksioneve qelizore te evidencuar.

Qėllimi i fundmė multiterapisė sė integruar nuk mbetet gjė tjetėr veēse remisioni biologjik dhe jo vetėm ai klinik i sėmundjes kanceroze tė gjirit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
>bZ-W

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė