Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Astrologjia ka lidhje edhe me letrat Tarot. Zbulo ēfarė thotė letra jote...

Ėshtė e gjitha tek letrat.

Astrologjia ka lidhje edhe me letrat Tarot. Zbulo ēfarė thotė letra jote...
Astrologjia ka lidhje edhe me letrat Tarot. Zbulo ēfarė thotė letra jote...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 08/12/2017 15:28

Dashi: Perandori

Ti tashmė mund ta dish kėtė, por nė fakt astrologjia ėshtė paksa e komplikuar. Shumica e njerėzve dinė vetėm pėr 12 shenjat e horoskopit, por planetet, yjet dhe fazat e hėnės, tė gjitha ndikojnė nė horoskopin tėnd po ashtu.

Njė tjetėr aspekt i horoskopit tėnd pėrfshin kuptimin e letrave Tarot. Ēdo shenjė e horoskopit ka njė letėr Tarot specifike tė bashkėngjitur me tė qė mund t'i ofrojė udhėzime dhe drejtim.

Letrat Tarot vijnė gjithashtu me paralajmėrime, nga tė cilat ēdo shenjė duhet tė jetė e kujdesshme. Dashi, pėr shembull lidhet me letrėn e Perandorit.

Letra e Perandorit ėshtė njė letėr autoriteti, sipas Davida Rappaport, njė kėshilltare psikike, shpirtėrore dhe instruktore e letrave Tarot. "Ti mund ta pranosh energjinė e kėsaj letre si manifestim i aftėsive tua tė sipėrmarrėse," shpjegon ajo. "Dil nė botė botė dhe krijo fatin tėnd."

Megjithatė ndėrsa Dashi dhe letra e Perandorit pėrfaqėsojnė forcėn dhe udhėheqjen, kjo shenjė duhet tė kėshillohet tė mos mburret, pasi kjo forcė mund tė pėrdoret pėr tė bėrė keq ashtu si edhe pėr tė bėrė mirė.

"Ji i ndėrgjegjshėm qė tė mund tė fillosh dhe tė frymėzohesh nga gjėrat," vazhdon Rapparot, "por gjithmonė kujtohu t'i ndjekėsh dhe t'i pėrfundosh po ashtu."

Demi: Hierofanti

Letra e lidhur me Demin ėshtė Hierofanti, gjithashtu i njohur si Papa apo Prifti i lartė. Ndonėse ėshtė njė figurė besimtare, kjo nuk do tė thotė qė gjithmonė e kėshillon Demin mbi besimin.

Pėr mė tepėr, mund tė jetė pėr njė kulturė, njė fraksion, ose status pjesė e tė cilit mund tė jesh. Kjo letėr ėshtė njė kujtesė qė duhet tė vlerėsosh sistemet e tua tė besimit dhe tė shikosh nėse vazhdojnė tė tė mbėshtesin.

Nėse je rritur nė njė mjedis qė tė ndihmoi qė t'i pėrshtatesh shoqėrisė (apo njė kulture specifike), gjė tė cilėn e pėrfaqėson kjo letėr, duhet tė shohėsh nėse vazhdon tė tė mbėshtesė, si dhe duhet tė shohėsh nėse besimi yt ka nevojė tė ndryshojė nė mėnyrė qė ti tė evulosh dhe tė rritesh.

Nėse je drejtuar tė mendosh nė njė mėnyrė gjatė gjithė jetės tėnde, kjo kartė ėshtė aty pėr tė tė kujtuar qė ta edukosh veten nė tė tjera prespektiva. Ji mendjehapur dhe nė formė.

Binjakėt: Tė dashuruarit

Si shenjė dyshe, letra Tarot e Binjakėve ėshtė tė Dashuruarit. Ndėrsa kjo fjalė pėr fjalė mund tė merret si lidhje me marrėdhėniet romantike, gjithashtu mund t'i referohet partneriteteve nė pėrgjithėsi.

"Ndėrsa shumica e njerėzve besojnė se tė Dashuruarit ėshtė pėr njė marrėdhėnie tė re apo njė bashkėshort," thotė Rappaport, "mund tė tregojė njė marrėdhėnie tė re, rikthimin e njė marrėdhėnieje tė vjetėr, apo thjesht tė qėnėt i hapur pėr tė krijuar njė partneritet tė ri, biznesi, romantike, ose/dhe personale."

Por tė gjithė e dinė qė marrėdhėniet nuk janė tė thjeshta. Binjakėt nė veēanti duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr sprovat e lidhjeve tė reja dhe tė vendosur. "Ji i vėmendshėm qė ēelėsi pėr Binjakėt ėshtė komunikimi. Ndėrkohė qė ti mund tė jesh duke krijuar apo punuar nė marrėdhėnie, komunikimi do tė jetė ēelėsi i suksesit."

Nėse njė Binjak nuk mėson tė komunikojė siē duhet apo mėson se si tė bėjė kompromise nė marrėdhėnie, rezultati mund tė jetė katastrofik.

Gaforrja: Karrocieri

Sikurse dhe shenja pėrqėndrohet mė sė shumti rreth shtėpisė dhe familjes, mund tė tė surprizojė tė mėsosh se letra Tarot e lidhur me Gaforren ėshtė Karrocieri, letra e lirisė.

"Karrocieri ka tė bėjė me kėrkimin dhe gjetjen e vendit tėnd nė botė," thotė Rappaport. Tė udhėtosh dhe tė pėrjetosh aventura duket sikur mė shumė i pėrket Shigjetarit, por kjo letėr shkon shumė mirė me Gaforren sepse Gaforrja ka nevojė ta gjejė atė balancim ndėrmjet pėrkujdesjes pėr shtėpinė dhe tė qėnit i lirė dhe i pavarur.

"Nėse i jep pėrparėsi dėshirės pėr tė ecėr pėrpara, ji i vetėdijshėm pėr shtėpinė, familjen dhe ēdo gjė qė e mban bashkė trupin dhe shpirtin tėnd pėrpara se tė bėsh hapin pėr nga e panjohura," paralajmėron Rappaport.

"Ndėrsa Gaforrja pėrfaqėson edukimin dhe sigurinė e shtėpisė, dije se Qerreja ėshtė njė shtėpi me rrota dhe se pa qėnė i pakujdesshėm, nėse i ke bėrė detyrat e tua, duhet tė jesh nė gjendje tė bėsh pėrpara nė mėnyrė tė sigurt."

Luani: Forca

Luani, ėshtė sigurisht i lidhur me letrėn e Forcės. Rappaport shpjegon, "Ndėrsa shumė njerėz e lidhin forcėn me forcėn fizike, letra Tarot "Fuqi" tė kujton qė mund tė mbėshtetėsh nė fuqinė tėnde intuitive, mendore apo fizike kur pėrballesh me situatat e jetės."

Luani ėshtė njė shenjė aktive, por kjo dėshirė e natyrshme pėr aktivitet dhe forca fillestare janė si pėr inteligjencėn emocionale po ashtu edhe pėr inteligjencėn fizike. Ēelėsi i tė qenit njė Luan i suksesshėm ėshtė tė dish se kur dhe si tė mbėshtetesh nė forcėn tėnde mendore.

Mos i lėr pengesat e jetės tė tė pėrēajnė dhe mos vrapo gjithmonė tek tė tjerėt pėr ndihmė. Dije se nuk je kurrė i braktisur dhe se gjithmonė mund tė gjesh forcėn pėrbrenda teje. Dhe nėse ke besim dhe njė sistem tė fortė besimi, kjo gjithashtu do tė tė vijė nė ndihmė.

Virgjėresha: Vetmitarja

Virgjėreshat janė njerėz shumė tė zgjuar, analitikė dhe tė pėrgjegjshėm. Sidoqoftė, si tė gjithė tė tjerėt, ti ndonjėherė mund tė tundohesh tė marrėsh vendime tė shpejta madje dhe tė nxituara.

Letra e Vetmisė ėshtė pėr t'i kujtuar Virgjėreshės tė bėjė atė qė di tė bėjė mė mirė, tė reflektojė. "Letra e Vetmisė ėshtė njė letėr e introspektit," thotė Rappaport. "Pėr ta lidhur atė me Virgjėreshėn e lidh atė me natyrėn vetmitare tė "Virgjėreshės".

"Virgjėresha, ėshtė njė shenjė tokėsore qė bazohet nė menēuri. Kėshtu, Vetmitarja ėshtė njė kujtesė qė vetmia gjithashtu tė mundėson qė tė hysh brendėsi tė menēurisė tėnde pa rrėmuja tė zhurmshme."

Tė kesh Vetmi nė njė lexim do tė thotė se duhet tė pėrpunosh ēdo informacion si logjikisht ashtu dhe intuitivisht dhe para se tė marrėsh ndonjė vendim tė rėndėsishėm pėr ndryshimin e jetės. "Vetėm ti e di se ēfarė ėshtė rruga e drejtė e veprimit pėr ty. Mos e lėr veten tė bindet nga tė tjerėt."

Peshorja: Drejtėsia

Peshorja natyrisht shquhet pėr paqen qė krijon ndėrmjet njerėzve, duke gjetur balancim dhe harmoni dhe duke gjetur rrėnjėt e drejtėsisė, qė ėshtė arsyeja pėrse Drejtėsia ėshtė letra e saj tarot.

"Ndėrsa kjo ėshtė njė letėr e ajrit," thotė Rappaport, "duhet tė jesh i vetėdijshėm se gjithashtu lidhet me tė bėrit gjėnė e duhur, duke bėrė zgjedhje qė nuk favorizojnė njė person mbi tjetrin."

Nėse je nė njė situatė qė kėrkon ndėrmjetėsimin tėnd, sigurohu qė nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn nuk je duke mbrojtur ndonjė paragjykim. Peshoret nuk mund ta kryejnė punėn e tyre nėse nuk kanė gjetur ekuilibrin brenda vetes.

"Tė marrėsh kartėn e Drejtėsisė nė njė lexim ėshtė motivimi pėr tė gjetur ekuilibrin nė jetėn tėnde. Nėse je i sinqertė me veten, mund tė marrėsh njė vendim tė mirė dhe tė informuar."

Nėse nuk merr kohė pėr tė gjetur paqen pėrbrenda vetes, nuk ka asnjė mėnyrė qė ti tė mund tė sjellėsh paqe tek tė tjerėt.

Akrepi: Vdekja

Relaksohu! Letra e Vdekjes nuk ėshtė aq keq sa duket. Njė letėr tarot qė shkruhet Letra e Vdekjes zakonisht pėrfaqėson diēka mė konceptuale, si ndrshimi.

"Ndėrsa letra e Vdekjes nuk tregon domosdoshmėrisht njė vdekje fizike," shpjegon Rappaport, "ajo sinjalizon nė njė farė mėnyre vdekjen e mėnyrės sė tanishme tė jetesės tėnde. Ti mund tė kesh nevojė apo tė duash tė rikrijosh karrierėn tėnde."

"Ti mund tė zbulosh se ti nuk dėshiron me qė tė jesh nė njė marrėdhėnie qė nuk ėshtė e shėndetshme pėr ty, ose mund tė zbulosh se diēka tė ka shtyrė drejt njė situatė qė nuk e kishe parė tė vijė."

Akrepi mund tė ketė njė jetė shumė tė trazuar, pasi sundohet nga pasioni i tij. Sidoqoftė, ky pasion i njėjtė, nė marrėdhėnien, karrierėn ose vetėm jetėn nė pėrgjithėsi, mund tė sjellė dobi nėse e pėrdor nė mėnyrė tė shėndetshme.

Shiko nėse ke nevojė pėr njė ndryshim nė karrierė. "Letra e Vdekjes lidhet me Akrepin pasi mund tė tė detyrojė tė pėrballesh me gjėra qė mund tė kesh shtypur. E bukura e Akrepit ėshtė se tė jep akses nė gjėra qė janė tė thella dhe tė mundėson tė arrish nė zemėr tė ēėshtjes."

Akrepi mund tė lulėzojė ose si rezultat i kuptimit tė tij mė tė thellė emocional ose tė humbasė nė errėsirė. Ki kujdes se nga cila rrugė shkon.

Shigjetari: Pėrmbajtja

Shigjetari ėshtė shenja mė spontane. Spontaniteti ka anėn pozitive, por gjithashtu mund tė sjellė pasoja tė paparashikuara dhe tė padėshiruara.

Rappaport paralajmėron, "Letra e Pėrsosmėrisė lidhet me Shigjetarin si njė kujtesė e vazhdueshme qė, ndėrsa ti mund tė dėshirosh tė ecėsh pėrpara, duhet tė ngadalėsosh dhe tė presėsh."

"Ėshtė njė letėr e zotėrimit tė artit tė durimit. Ndėrsa ti mund tė mos dėshirosh tė presėsh diēka, mund tė jetė nė interesin tėnd mė tė mirė tė gjesh pikėn e balancės qė tė nevojitet." Impulsiviteti, gjatė qejfit, mund tė tė fusė nė telashe.

Pėr njė Shigjetar, ngadalėsimi dhe analizmi e situatės mund tė tingėllojė si njė vrasės total i qejfit, por vetėm pak mendime pėrpara se tė niset nė njė drejtim tė caktuar do ta ndihmojė shumė kėtė shenjė.

"Njė tjetėr aspekt Pėrmbajtjes ėshtė kujdesi se ēfarė thua," pohon ajo. "Ndėrsa mund tė duash tė thuash diēka, gjej fjalėt e duhura (sė pari). Pėrpiqu tė mos e hapėsh gojėn dhe tė fusėsh kėmbėn."

Bricjapi: Djalli

Bricjapi mund tė joshet lehtė ose ta gjejė veten tė mbėrthyer nė jetėn e tij. Pėr shkak se Bricjapi ėshtė shumė praktik, ai tenton tė sakrifikojnė pasionet dhe dėshirat e tij pėr stabilitet ose "ēfarė ka kuptim".

"Njė shembull i kėsaj ėshtė tė punosh nė njė punė qė nuk tė pėlqen, sepse mund tė tė ofrojė njė mėnyrė tė mirė jetese," thotė Rappaport. "Derisa mund tė kesh fondet dhe llojin e jetės qė dėshiron, mund tė vuash nga shėndeti. Kėshtu, letra e Djallit tė kujton se ke akoma njė letėr "pėr tė dalė nga burgu" dhe aftėsinė pėr t'u ngritur nga tė gjitha gjėrat qė tė pengojnė."

Letra e Djallit ėshtė kujtesa pėrfundimtare se ti bėn atė qė do nė jetė. Ndėrkohė qė nuk duhet tė jesh i pamatur pėr kėtė, duhet tė jesh gjithmonė i sigurt pėr tė shtuar pak qejf dhe argėtim nė jetėn tėnde. Nėse nuk e bėn, mund tė pėrfundosh duke u penduar dhe duke qenė i pakėnaqur gjatė planit afatgjatė.

Ujori: Ylli

"Ujori, njė shenjė e ajrit, kur lidhet me Yllin nė letrat Tarot, siguron besim, shpresė, shėndet, shėrim dhe frymėzim", thotė Rappaport. Ujorit i pėlqen ta jetojė jetėn sipas rregullave tė veta dhe mund tė ndihet i mbytur kur presionet e jashtme pėrpiqen tė shtypin nevojat dhe kreativitetin e tij.

Letra e Yllit ėshtė aty pėr t'i kujtuar Ujorit se duke u lidhur me besimin apo edhe thjesht duke u lidhur me veten mė tė thellė, mund t'ia dalėsh duke u pėrpjekur.

"Nė njė lexim tė letrės Tarot, Ylli mund tė tė ndihmojė tė shohėsh qė ndėrsa mund tė kesh ngecur apo je nė parehati tė momentit, ti mund tė lidhesh me besimin tėnd dhe tė shpresosh qė gjėrat do tė ndryshojnė."

"Nė fakt, ti mund tė vendosėsh tė duash diēka ndryshe, dhe Ylli mund tė jetė njė fener apo shenjė qė mund tė bėjė ndryshimet qė dėshiron." Shenjat e Ujorit do tė bėnin mirė t'i mbanin sytė e fokusuar nė dritėn qė ofron Letra e Yllit. Nėse e humb kontaktin me veten dhe besimin tėnd, gjithmonė do tė ndihesh i mbėrthyer, i shqetėsuar dhe i pakėnaqur.

Peshqit: Hėna

"Letra e Hėnės pėrfaqėson gjumin, ndjeshmėrinė dhe tė qėnit i aftė pėr t'u pėrballur me situata tė paparashikuara," shpjegon Rappaport. "Hėna lidhet me emocionet dhe ndjenjat e tua."

Pėr Peshqit, kjo letėr ėshtė shumė e pėrshtatshme, sepse ndoshta asnjė shenjė tjetėr nuk ėshtė aq e ndjeshme apo emocionale. Dobėsia e kėsaj, sigurisht, ėshtė se nėse diēka vjen dhe e vė Peshkun nė njė gjendje tė keqe, ai mund tė ulet dhe tė ziejė nė ndjenjat e tij negative.

"Kjo letėr ėshtė njė kujtesė qė ti duhet tė pėrpiqesh tė mos e mbash imagjinatėn nėn kontroll nė mėnyrė qė mos nevrikosesh, tė biesh nė depresion apo tė kesh njė pamje negative," thotė Rappaport.

"Pėrdore komplet imagjinatėn." Ėshtė brenda mundėsive tė tua tė kapėrcesh ndonjė pengesė, sepse ke imagjinatėn pėr ta bėrė kėtė.

Vizualizimi nė kohė trishtimi ose stresi mund t'i ndihmojė vėrtet Peshqit tė shohin dritėn nė fund tė njė tuneli. Mos e lejo veten tė konsumohesh nga negativiteti.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Nd?+I

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė