Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet tė bėni Natėn e Vitit tė Ri qė gjithēka tė shkojė mbarė?

Doni qė t'ju shkojė mbarė gjithė viti? Natėn e Vitit tė Ri nė shtėpinė tuaj, duhet tė hyjė...

Ēfarė duhet tė bėni Natėn e Vitit tė Ri qė gjithēka tė shkojė mbarė?
Ēfarė duhet tė bėni Natėn e Vitit tė Ri qė gjithēka tė shkojė mbarė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/12/2017 00:33

Si lindi Viti i Ri

Viti i Ri ėshtė koha nė tė cilėn njė vit i ri kalendarik fillon numėrimin. Nė shumė kultura, kjo festė festohet nė tė njėjtėn mėnyrė. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot nė pėrdorim nė mbarė botėn, bie nė 1 janar, ashtu siē ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarė tė shumta qė mbeten nė pėrdorim rajonal qė e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditės katolike, 1 janar ėshtė dita e rrethprerjes sė Jezusit (nė ditėn e tetė nga lindja e tij), atėherė kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).

Pėr babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokės, domethėnė me pranverėn. Por, pėrse viti i ri festohet nė dimėr, nė datėn 1 Janar? Sepse romakėt antikė, vazhdonin tė festonin vitin e ri nė marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i "sinkronizuar" me diellin. Kėshtu Jul Cezari, nė vitin 46 para Krishtit, krijoi atė qė ende edhe nė ditėt e sotme ėshtė i njohur si kalendari Julian, qė stabilizonte fillimin e vitit tė ri ditėn e parė tė vitit, pra nė njė janar. Kėtė ditė romakėt ftonin miqtė e tyre dhe shkėmbenin dhuratė njė vazo tė bardhė me mjaltė, dhe gjėra tė tjera qė ishin urim pėr fat dhe lumturi. Kėtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethėnien e fatit dhe tė lumturisė. Nė shumė vende evropiane, pėrdornin kalendarin Julian.

Ndėrsa tė tjerėt e festonin vitin e ri sipas kalendarit tė tyre pėr shembull nė 1 Mars (Viti i Ri nė Romėn Republikane) 25 Dhjetor (Krishtlindjet). Vetėm me pėrdorimin universal tė kalendarit Gregorian (nga emri i papės Gregorio XIII, i cili e ideoi nė vitin 1582), data e 1 janarit shėnon fillimin e vitit tė ri duke u bėrė njė gjė e pėrbashkėt pėr tė tėrė.

Data 1 Janar ėshtė pranuar relativisht vonė nė kulturėn perėndimore si dita e parė e vitit. Deri nė vitin 1751 nė Angli dhe Uells (dhe tė gjitha zotėrimet britanike) viti i ri fillonte mė 25 mars. Ndryshimi u bė nė vitin 1600 nė Skoci. Gjatė mesjetės disa ditė tė tjera janė marrė si ditė tė fillimit tė vitit kalendarik (pėr shembull 1 Marsi, 25 Marsi, Pashkėt, 1 Shtatori, 25 Dhjetori). Nė shumė vende, tė tilla si Republika Ēeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 ėshtė festė kombėtare.

Viti i Ri, traditat dhe besimet

Viti i ri ėshtė festė: e gjendjes sė mirė, e urimeve dhe dėshirave mė tė mira, shoqėrimit, argėtimit, ngritjes sė dollive, tryezave tė begatshme, e zbukurimit dhe shkėmbimit tė dhuratave tė ndėrsjella.

Kremtimi i Vitit tė Ri ėshtė njėra ndėr traditat mė tė vjetra rituale e shprehur gati tek tė gjithė popujt e botės, pa marr parasysh racėn, fenė, kombin, dhe pėrkatėsitė e tyre tė ndryshme. Disa hulumtues mendojnė se, kremtimin e festės sė Vitit tė Ri, fillimisht e kanė aplikuar kinezėt, ndėrsa njė grup tjetėr mendon se kjo traditė fillzėnien e vetė e ka nga romakėt e vjetėr dhe gjermanėt.

Natėn e ndėrrimit tė viteve gjatė pritjes sė Vitit tė Ri, shumė popuj tė ndryshėm tė botės i karakterizon njė spektėr i gjerė dhe i larmishėm i riteve, besimeve dhe besėtytnive tė ndryshme, qė janė krijuar si shprehje e dėshirave pėr: pastrim, largimit tė demonėve dhe shpirtrave tė kėqij, kėrkimin e fatit dhe lumturisė, jetės mė tė pasur dhe mė tė begatshme, etj. Shumė prej kėtyre veprimeve janė tė ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kėsaj dite.

Tradita kubane pėr natėn e ndėrrimit tė viteve praktikon ngrėnien e 12 sardeleve tė njė lloji peshku. Besohet se kjo ndikon nė rritjen e fatit dhe lumturisė gjatė 12 muajve tė vitit tė ri pasues;

Nė Filipine ėshtė tejet e rėndėsishme qė nė tavolinėn e festive familjare gjatė pritjes sė Vitit tė Ri, tė sigurohet sa mė shumė llojshmėri ushqimesh. Me kėtė akt besohet se viti qė vjen do tė jetė aq i pasur dhe i begatshėm sa ėshtė e pasur vetė sofra festive e asaj mbrėmjeje. Nė traditėn e popujve gati tė tė gjithė botės fėmijėt e lindur mė 1 Janar konsiderohen si fėmijėt mė fatlumė nė botė.

Puthja nė mesnatė nuk ėshtė vetėm shprehje e momentit euforik tė kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit tė miqėsisė dhe tė afėrsisė me atė person, edhe gjatė 12 muajve tė vitit qė po na vjen. Njeriu i parė i cili do t'ju hyjė nė shtėpi pas mesnate, besohet se, ai gjatė tėrė vitit pasues do tė jetė njė person fatsjellės pėr ju.

Preferohet qė ndonjė punė apo veprim qė ju ka mbetur nė gjysmė atė ta pėrfundoni pikėrisht nė ditėn e ndėrrimit tė viteve. Ky veprim do t'ju sjell shumė fat dhe punė tė mbarė nė tė gjitha ndėrmarrjet e juaja gjatė tėrė vitit tė ardhshėm.

Nėse dėshironi qė viti i ardhshėm tė jetė i lumtur dhe me fat, nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni qė para ardhjes sė Vitit tė Ri tė tentoni t'i paguani tė gjitha borxhet qė keni, sepse kėshtu viti qė vjen, do t'ju sjell fillim tė mbarė nė tė gjitha fushat e jetės.

Portofolėt mos i lini tė zbrazėta, por i mbushni me monedha, sepse kėshtu besohet se viti i ardhshėm do t'ju pėrcjellė me shumė begati dhe pasuri financiare.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
=/T4f

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė