Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shenjat e horoskopit qė nuk mund tė shkojnė kurrėsesi mirė

Shenjat e horoskopit qė kurrė nuk duhet tė dashurohen me njėra-tjetrėn.

Shenjat e horoskopit qė nuk mund tė shkojnė kurrėsesi mirė
Shenjat e horoskopit qė nuk mund tė shkojnė kurrėsesi mirė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/12/2017 11:29

Pėrpara se tė pėrfshiheni kokė e kėmbė nė njė lidhje tė re, kini parasysh qė yjet mund tė kenė planifikuar njė fund tė shėmtuar pėr ju dhe "fiksimin" tuaj tė radhės. Nėse besoni te shenjat e horoskopit, atėherė do t'ju interesojė tė dini me cilat shenja horoskopi nuk duhet tė dilni.

Dashi (21 Mars - 19 Prill)

Nuk duhet tė lidheni me njė Bricjap! Dashi thyen rregulla ndėrsa Bricjapi bėn rregulla. Do ndiheni vazhdimisht tė kritikuar dhe do ta frikėsoni Bricjapin qė zakonisht sillet aq mirė. Spontaniteti ėshtė emri juaj i dytė, ndėrsa Bricjapi nuk del dot as pėr darkė pa bėrė njė rezervim mė parė. Problem tjetėr ėshtė qė Bricjapi ėshtė "i martuar" me punėn, dhe gjasat janė qė ju tė ndiheni sikur jeni tė lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.

Demi (20 Prill - 20 Maj)

Mos u lidhni me njė Ujor! Juve ju pėlqejnė rregullat e traditat, ndėrsa Ujori ėshtė shumė robotik. Nė lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtėsia me njė gotė shampanjė dhe ēokollata franceze. Ujori vepron nė njė paradoks tė ngatėrruar mes logjikės dhe rebelimit. Pas disa takimesh do tė kuptoni edhe qė nuk ju plotėson materialisht dhe janė shumė kurnacė. Gjėrat mund tė jenė interesante dhe eksperimentale nė krevat, por jashtė tij...!

Binjakėt (21 Maj - 20 Qershor)

Rrini larg Akrepit. Marrėdhėnia juaj do tė ishte shumė e nxehtė dhe ēdo gjė do tė rrotullohej rreth seksit. Por Akrepi do t'ju kėrkojė besnikėri dhe ekskluzivitet qė pėrpara se tė putheni. Sharmi i tyre ėshtė tepėr manipulues dhe pėrpara se ta kuptoni, do ju kenė shndėrruar nė skllavin e mbretėrisė sė tyre.

Gaforrja (21 Qershor - 22 Korrik)

Nuk duhet tė dilni me njė Shigjetar! Shigjetari ėshtė i egėr dhe i lirė, e do tė hyjė nė jetėn tuaj si tornado. Kjo ju duhet qė tė dilni jashtė guaskės tuaj, por ndėrkohė ky proces do t'ju shkaktojė ankth pafund. Shigjetari udhėton, eksperimenton dhe provon gjėra tė reja gjithė kohės, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat pėr siguri dhe familjaritet. Njė Shigjetar nuk do kuptonte kurrė pse ju keni nevojė tė kaloni kohė me familjen.

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Mos u lidhni me njė Peshk. Janė ėndėrrimtarė dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenė nė ajėr do ju bėjnė tė shkėputeni nga realiteti. Por pėrtej fantazive, do tė kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni. Ēdo veprim normal tė Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problem jeni ju. Problem tjetėr ėshtė qė tė dyja shenjat nuk dinė tė menaxhojnė paratė dhe gjasat janė tė mbyteni nė borxhe.

Virgjėresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Larg Peshores! Takimet tuaja tė para do tė jenė magjike. Ata do ju vlerėsojnė, do ju kuptojnė nė ēdo gjė. Por kjo nėse do tė jeni nė gjendje tė lini takime. Emri i dytė i Peshores ėshtė "ndoshta". Ata zor se u qėndrojnė planeve dhe nuk pėrfshihen emocionalisht. Durimi do ju soset dhe kjo do tė nxjerrė nė pah anėn mė tė keqe tuajėn.

Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)

Mund ta merrni me mend qė shenja qė duhet tė shmangni ėshtė Virgjėresha. Keni shije dhe zakone tė njėjta dhe nė fillim ēdo gjė do tė shkojė mirė. Por Virgjėresha ėshtė vazhdimisht nė njė mision vetė-pėrmirėsimi. Do tė ndiheni tė nxitur e tė detyruar tė bėni gjėra pėr tė cilat nuk jeni dakord, e kjo do ju lodhė. Njė arsye tjetėr ėshtė qė ju nuk kurseheni me dhurata pėr njerėzit qė adhuroni, nga ana tjetėr, Virgjėresha mendon vetėm pėr vete.

Akrepi (23 Tetor - 21 Nėntor)

Edhe pse magjepseni nga Binjakėt, paaftėsia tyre pėr tu pėrkushtuar nė lidhje do nxjerrė anėn tuaj mė tė keqe! Do bėheni xheloz, dyshues, lunatik dhe tė fiksuar.

Shigjetari (22 Nėntor - 21 Dhjetor)

Do ishit shokė shumė tė mirė me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bėjnė tė villni! Janė tė ėmbėl pėr tė ngjitur, ēdo lidhje duan ta kthejnė serioze. Janė aq romantikė sa ende dėrgojnė letra dashurie. Kjo ėshtė shumė pėr ta duruar pėr njė Shigjetar.

Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe Dashi ėshtė fėmija nevojtar. Papėrputhshmėria juaj ėshtė mė e madhe se e tė gjithė shenjave tė tjera. Dashi do tė harxhojė tė gjithė pasurinė tuaj ndėrkohė qė ruan tė veten.

Ujori (20 Janar - 18 Shkurt)

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrė pse ata kanė nevojė tė dėgjojnė "Tė dua" gjithė kohės. Pėrveē kėsaj, Demi ka shije shumė tė shtrenjta qė ju si shenjė humanitare nuk i pranoni dot. Ndėrkohė qė ata porosisin midhje dhe haviar, ju ato para do tė donit t'i shpenzoni pėr bamirėsi.

Peshqit (19 Shkurt - 20 Mars)

Luani nė fillim do ju magjepsė me xhentilesėn e tij dhe gjestet romantike. Mė vonė do kuptoni qė dėshironi diēka mė tė thellė se njė Luan qė vazhdimisht mburret pėr veten.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
V3bdK

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė