Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė shmangim problemet shėndetėsore gjatė udhėtimit?

Njerėzit shpesh shqetėsohen nėse janė tė mbrojtur nga mikrobet kur kryejnė udhėtime tė gjata dhe u duhet tė qėndrojnė pėr shumė orė nė mjedise tė mbyllura si nė aeroplan, tren apo autobus.

Si tė shmangim problemet shėndetėsore gjatė udhėtimit?
Si tė shmangim problemet shėndetėsore gjatė udhėtimit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/01/2018 16:59

Nė tė kaluarėn, organizata botėrore e shėndetėsisė dhe qendra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve kanė shpėrndarė udhėzime se si njerėzit duhet tė veprojnė pėr t'u ruajtur nga gripi nė mjedise tė mbyllura udhėtimi. Ekspertėt thonė se njeriu qė udhėton me aeroplan mund tė infektohet nė se ėshtė ulur dy radhė larg nga personi i infektuar; njė distancė prej 3 metrash nga personi i sėmurė. Dhe kjo vlen vetėm nė se udhėtimi zgjat mė shumė se 8 orė.

Specialisti Mark Gendrau pranė klinikės "Lahy" nė shtetin Masachusets propozon disa masa qė mund tė ndihmojnė nė parandalimin e prekjes nga gripi nė aeroplan. Ai thotė se pajisja e ventilimit qė qėndron mbi kryet e ēdo udhėtari duhet tė drejtohet nė mėnyrė qė ajri tė pėrshkojė fytyrėn. Infeksionet mund tė pėrhapen edhe nėpėrmjet prekjes me duar tė sipėrfaqeve tė infektuara dhe pastaj me kėto duar preken sytė, hunda e goja. Doktor Gendreau rekomandon larjen e duarve me ujė e sapun ose duke pėrdorur letra sanitare. Kėto peceta sanitare duhet tė pėrmbajnė tė paktėn 50% alkool qė shėrben si dezinfektues. Gjithashtu, doktor Genreau rekomandon mbulimin e gojės me maskė sanitare. Por kėshilla mė e rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė mos udhėtojė nėse e ndjehet i sėmurė.

Zakonisht, shumė njerėz nuk sėmuren kur kryejnė udhėtime tė gjata. Por planet e tyre tė udhėtimit mund tė preken. Ata mund tė mbahet nė izolim mjekėsor a karantinė nėse gjatė udhėtimit kanė pasur pranė njė personi tė prekur nga gripi.

Administrata amerikane e aviacionit thotė se shumė prej aeroplanėve tė mėdhenj pėr udhėtarė janė pajisur me njė lloj filtri qė pastron ajrin nga grimcat e dėmshme. Ky filtėr i quajtur HEPA, ėshtė prodhuar kohė mė parė nga komisioni i energjisė atomike pėr tė mbrojtur personat qė punonin pėr ndėrtimin e bombės atomike. Filtrat HEPA veēojnė nga ajri grimcat radioaktive.

Qendra amerikane pėr kontrollin e sėmundjeve thotė se filtrat HEPA janė tė efektshėm nė pastrimin e ajrit nga mikrobet qė shkaktojnė sėmundje. Por ekspertėt thonė se kėto filtra nuk mund tė pengojnė grimcat mė tė vogla sesa 0.3 mikron, tė cilat shkaktojnė infeksione. Ekspertėt thonė se njerėzit duhet ta dinė se gjatė udhėtimeve edhe mund tė preken nga sėmundje tė ndryshme. Njė prej kėtyre ērregullimeve ėshtė hypoksia, rezultat i mungesės sė oksigjenit nė tru. Ekspertėt thonė se trupi i njeriut humbet oksigjen brenda pak minutave pasi aeroplani niset pėr fluturim.

Trysnia e ajrit nė aeroplan gjatė fluturimit ėshtė mė e ulėt sesa kur nė nivelin e detit. Kjo e bėn tė vėshtirė pėr trupin tė pėrdorė me efektivitet tė njėjtėn sasi oksigjeni me atė qė pėrdor kur ėshtė nė tokė. Gjatė udhėtimit me aeroplan gjaku furnizohet me mė pak oksigjen sepse mė pak molekula oksigjeni kalojnė nėpėr mushkėri e pastaj nė gjak. Nė raste tė tilla, furnizimi i gjakut me oksigjen pakėsohet deri nė 20%.

Dhimbjet e kokės janė njė nga pasojat e mungesės sė oksigjenit nė tru. Nė raste te tilla zemra ndėrhynė pėr tė rregulluar gjendjen duke rrahur me fortė dhe mė shpejtė. Kjo bėn qė udhėtari tė ndjehet i lodhur. Kėto shenja tė hypoksisė nuk janė tė rrezikshme pėr njė person tė shėndetshėm. Por njė rėnie e nivelit tė oksigjenit mund tė shkaktojė probleme tė rėnda shėndetėsore tek persona me sėmundje nė zemėr ose nė mushkėri. Ata mund tė humbasin ndjenjat ose tė pėsojnė goditje nė zemėr. Ekspertėt thonė se pirja e duhanit dhe e alkoolit gjithashtu mund tė ulė aftėsitė e organizmit pėr tė pėrdorur oksigjen. Prandaj rekomandohet qė njerėzit nuk duhet tė pinė cigare ose alkool, pėrpara ose gjatė fluturimit. Ndėrsa personat me probleme nė zemėr a mushkėri duhet tė kėshillohen me mjekun pėrpara se tė udhėtojnė me aeroplan.

Njė tjetėr problem pėr udhėtarėt mund tė pėrbėjė edhe tromboza e venave, qė shkaktohet kur njė pjesė e gjakut mpikset duke krijuar grimca tė cilat bllokojnė rrjedhėn e gjakut nė organizėm. Kėto grimca mund tė shkaktojnė edhe vdekje pasi pengojnė furnizimin me oksigjen tė organeve tė rėndėsishme si zemrėn dhe mushkėritė duke shkaktuar embolizmin pulmonar. Ekspertėt thonė se udhėtarėt qė qėndrojnė pa lėvizur 4 orė a mė shumė janė nė rrezik mė tė madh pėr t'u prekur nga embolizmi pulmonar, por vetėm njė nė 6 mijė vetė preken nga tromboza e venave.

Kohėt e fundit shkencėtarėt pranė universitetit tė "Harvardit" njoftuan rezultatet e njė studimi ku thuhet se personat qė udhėtojnė kanė 3 herė mė shumė gjasa pėr tu prekur nga tromboza. Sipas tyre, sa mė i gjatė tė jetė udhėtimi aq mė i madh ėshtė rreziku pėr t'u prekur nga tromboza. Shkencėtarėt gjithashtu zbuluan se ky rrezik shtohet pėr ēdo dy orė qė njeriu qėndron ulur nė makinė.

Ekspertėt rekomandojnė qė pėr tė shmangur rreziqe tė tilla, udhėtarėt qė rrinė ulur pėr orė tė tėra duhet tė pinė sa mė shumė ujė, por jo lėngje qė pėrmbajnė alkool dhe kafeinė. Kėta udhėtarė gjithashtu duhet tė shtojnė qarkullimin e gjakut nė venat e kėmbėve duke u ēuar nga ndenjėsja ēdo njė orė e duke kryer ecje tė shkurtra e lėvizje tė ndryshme pėr ēmpirjen e gjymtyrėve. Mjekėt thonė se personi qė ndjen dhimbje, ėnjtje ose skuqje tė lėkurės nė njėrėn kėmbė gjatė ose pas njė udhėtimi tė gjatė mund tė jetė prekur nga tromboza. Ata rekomandojnė qė ēdo njeri me kėto simptoma duhet tė shkojė tek mjeku sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

Gjendje tė tilla mund tė trajtohen me barna qė hollojnė gjakun dhe ndalin lėvizjen e grimcave tė mpiksura tė gjakut nėpėr organizėm.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
19 ?!

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.