Qasja me qėndrim pozitiv mendor nė shitje
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Qasja me qėndrim pozitiv mendor nė shitje

Suksesi nė shitje varet 80% prej qasjes pozitive mendore dhe vetėm 20% nga strategjia dhe taktika e shitjes.

Qasja me qėndrim pozitiv mendor nė shitje
Qasja me qėndrim pozitiv mendor nė shitje
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/11/2017 14:59

Gjėja mė me rėndėsi nė jetėn tonė ėshtė se si tė qasemi dhe si ta shprehim nė secilėn ditė qėndrimin kur komunikojmė me njerėzit. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme nė sukses si nė shitje ashtu dhe nė jetė.

Qasja me qėndrim negativ do t'ju ēojė nė hidhėrim, raporte tė dobėta, vėshtirėsi nė punė dhe shėndet tė dobėt.

Sipas mjekut Japonez 104 vjeēar Shigeaki Hinohara, energjia nuk vjen nga fjetja e shumtė dhe ushqimi i mirė, ajo vjen nga ndjenjat pozitive mendore. Do tė jeni mė tė lumtur dhe energjik nėse eleminoni rregullat strikte, silluni si fėmijėt - argėtohuni shumė deri sa tė ndjeni urinė ose t'ju zėrė gjumi.

Prej nga vjen qėndrimi negativ, njerėzit, puna, trafiku, etj. Po e vėrteta ėshtė qė ajo vjen nga vete ne. Ne zakonisht fajsojmė tė tjerėt dhe rrethanat, por e vėrteta ėshtė qė ne jemi pėrgjegjės. Pasojat e qėndrimit negativ do t'ju shkatėrrojnė. Mė e keqja ėshtė stresi si rezultat i kėsaj dhe si shkaktar i tė gjitha sėmundjeve. Stresi shpejtė shėndrrohet nė depresion, pagjumėsi, etj. Tani, a do e zgjidhni qasjen negative?

Shitėsit me qėndrime negative vazhdimisht luftojnė dhe kanė vėshtirėsi nė arritje tė shitjeve, dhe kėtė e arsyetojnė me thėnien: "Unė nuk jam negativ, por kam qasje reale." Ky ėshtė arsyetimi i zakonshėm i tė qenit negativ.

Tė gjithė duan tė rrethohen me njerėz pozitiv. Nė shitje klientėt dėshirojnė tė blejnė nga njerėzit me qėndrim pozitiv tė cilėt kanė vetėbesim nė atė qė shesin dhe qė i ndihmon konsumatorėt tė mbeten tė kėnaqur gjatė procesit tė blerjes. Qėndrimi mental pozitiv do ju ndihmoj tė ndėrtoni raporte tė mira me klientėt dhe njerėzit qė punoni, tė jeni mė tė lumtur dhe mė tė sukseshėm nė shitje. Njerėzit nuk dėshirojnė t'ju shitet, por ata duan tė blejnė vetė dhe tė posedojnė.

Qėndroni larg nga njerėzit me qėndrim mental negativ, tė keni parasysh qė ata pėrveē se kanė ndikim tė keq te ju edhe do t'ju tėrheqin nė shoqėri tė nivelit dhe bindjeve tė tyre. Prej tyre zakonisht dėgjoni vetėm lajme tė kėqija, thashetheme pėr njerėz tė ndryshėm, ankesa pafund dhe gjithēka i ndodh vetėm atyre.

Dhe nė realitet nuk i kanė punėt edhe aq keq sa flasin, por ju ka kaluar nė shprehi kjo puna e qėndrimit mendor negativ me gjitha kėto ankesa. Kjo qasje negative dhe shumė raste me inat i mban peng qė tė vuajnė ata dhe njerėzit pėrreth tyre e tė mos zhvillohen.

Kėshtu shpėrndahet qėndrimi negativ. Ata zakonisht kanė shumė vlera tė cilat nuk i shohin para syve si shėndetin e mirė, kanė familje tė mirė, kanė punėn, bashkėpunėtorėt, miqtė, rrethohen me plotė dashuri dhe shumė tė mira tė tjera tė cilat nuk ia del dot t'i numėrosh dhe pėr tė cilat duhet tė ishin mirėnjohės.

E vetmja gjė qė duhet tė thonė ėshtė unė mundem dhe tė pėrpiqen tė japin mė tė mirėn e mundshme. Pėr ata qė nuk dinė, mund tė mėsojnė ēdo gjė duke filluar nga shumėllojshmėria e librave, audio librave, internetit, seminareve, etj.

Pra e vetjma gjė qė ju nevojitet ėshtė vullenti i veprimit dhe tė largohen nga zona e komfortit.

Kur qėndroni me njė person me gjendje mendore negative, pavarėsisht sa pozitiv mund tė jeni ju, prapė se prapė do tė bini nė nivelin e negativitet. Askush nuk dėshiron tė jetė nė praninė e njerėzve negativė, nga ata largohen jo vetėm klientėt por edhe miqtė e tyre.

Shoqėrohuni me njerėz pozitivė dhe merrni shprehitė e tyre tė mira.

Tė qenit pozitiv nuk ėshtė aspak e lehtė, sepse ata marrin pėrgjegjėsi pėr situatėn e tyre dhe e shohin botėn si njė vend tė mirė dhe me mundėsi te pafundėta. Gjėja e vetme nė jetė qė mund t'a kontrolloni ėshtė pėrzgjedhja e gjendjes mentale pozitive ose negative. Mėsohu dhe ushtroje gjendjen mentale pozitive dhe do tė lumturohesh duke i parė vlerat qė na rrethojnė nė jetė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
a,jU&

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė