Muzika Islame.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Muzika Islame.

Ndėr artet e Islamit, kėndimi i Kur'anit ėshtė mė i rėndėsishmi dhe mė qėndrori.

Ndėr artet e Islamit, kėndimi i Kur'anit ėshtė mė i rėndėsishmi dhe mė qėndrori.
Ndėr artet e Islamit, kėndimi i Kur'anit ėshtė mė i rėndėsishmi dhe mė qėndrori.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/08/2017 22:03

Kur'ani ėshtė arti i shenjtė suprem i Islamit. Arti i kėndimit tė Kur'anit sigurisht kombinohet nė shumė kontekste me artin e shkrimit tė Fjalės sė Shenjtė dhe gjithashtu me recitimin e ndodhive e historive, qė gjenden nė aq shumė sure tė Tekstit tė Shenjtė.

Nuk mund tė flitet pėr artin dhe spiritualitetin islam, e tė mos shtrohet edhe ēėshtja e muzikės, e cila nga pikėpamja shpirtėrore ėshtė e njė domethėnieje madhore, jo thjesht nė vetvete, por edhe nė lidhjen e saj me poezinė, njė shembull tė sė cilės na e ka dhėnė Xhelaludin Rumiu. Edhe Kurani madje, nė prozimin e tij tradicional, ėshtė njėkohėsisht edhe muzikė edhe poezi, ndonėse tradicionalisht ai nuk klasifikohet si asnjėra prej tyre. Megjithatė, duke qenė Fjala e Zotit, ai radhitet nė njė kategori pėrmbi tė gjitha kategoritė e artit njerėzor. Duhet hulumtuar bota islame, nė fazat e ndryshme tė historisė sė saj, si dhe sot, pėr t'u ndėrgjegjėsuar mbi praninė e muzikės nė shumė prej aspekteve mė themelore tė kėsaj tradite. Thirrja pėr namaz (ezani) thuajse pėrherė kėndohet ashtu si edhe Kurani Fisnik, recitimi i tė cilit ėshtė mė i mrekulluari i tė gjitha muzikave pėr shpirtin e besimtarėve, edhe pse teknikisht ai recitim nuk ėshtė quajtur kurrė muzikė, domethėnė musiqa apo gina.

Shumė dijetarė tė famshėm islamė, sidomos filozofėt, matematikanėt dhe mjekėt, e njihnin mirė muzikėn dhe teoritė e saja, ndėrkohė qė disa, si Farabiu, Ibn Sina dhe Urmawiu, ishin autoritete tė rėndėsishme tė teorisė muzikore. Disa mjekė myslimanė e pėrdornin muzikėn nė shėrimin e sėmundjeve, si shpirtėrore ashtu edhe trupore, dhe mbi dimensionin terapeutik tė muzikės ėshtė shkruar njė numėr i konsiderueshėm punimesh. Shkrimtarėt dhe poetėt gjithashtu ishin shpesh tė njohur me muzikėn, dhe Persia nė veēanti ka qenė pothuajse e pandashme gjatė historisė islame, siē na ilustron Kitab al-Agani i Ebu Faraxh el-Isfahanit pėr periudhėn e hershme myslimane. Si nė letėrsinė arabe, ashtu edhe nė atė persiane mund tė vėrehet lidhja e afėrt ndėrmjet kryeveprave tė poezisė - si Burdah-i apo Gazel-et e Hafizit - dhe pėrkthimeve tė tyre muzikore nė pothuajse tė gjitha periudhat dhe nėnqiejt.

Islami e ka ndaluar muzikėn qė shpie nė harrimin e Zotit, dhe ia ka ndaluar edhe atyre myslimanėve, tė cilėt ajo do i tėrhiqte nga bota e pėrshpirtshme dhe t'i zhyste nė duniallėk nėpėrmjet dėgjimit tė vet. Megjithatė, Islami e ka ruajtur muzikėn nė aspektin e saj mė sublim e prapėseprapė racional, nė tėrė bashkėsinė e tij. Nė psalmodinė e vet tė Kuranit dhe kėngėve fetare qė i kushtohen tė Dėrguarit dhe ceremonitė e shenjta islame, dhe me anė tė dimensionit e tij tė brendshėm, Islami e ka bėrė muzikėn njė shkallė qė shpie tek prania e Zotit. Ai i ka dhuruar muzikės njė cilėsi kontemplative e cila ėshtė jehona e xhenetit e nė tė cilėn ndėrthuren shqisorja dhe asketikja, bukuria e kėsaj bote dhe e sė tashmes e tė kėtushmes.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
AaFF

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė