Skematizimi i krijimtarisė nė Shqipėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Skematizimi i krijimtarisė nė Shqipėri

Pas viteve '60 nė Shqipėri artet zhvilloheshin tė shkėputura jo vetėm nga vendet e zhvilluara perėndimore, por edhe nga shtetet e bllokut tė Lindjes.

Skematizimi i krijimtarisė nė Shqipėri
Skematizimi i krijimtarisė nė Shqipėri
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/12/2017 13:57

Pėr artistėt figurativė ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale tė autorėve tė huaj, qoftė edhe nė mėnyrė klandestine sic mund tė bėhej me tingujt e muzikės apo me letėrsinė. Pra ishte mbyllur ēdo shteg pėr tė mėsuar nga pėrvoja e artit bashkėkohorė botėrorė. Kėshtu, nga viti nė vit, krijimtaria nė kėtė fushė skematizohej gjithnjė e mė shumė dhe artistėt e ndjenin veten gjithnjė e mė ngushtė. Atėherė filuan disa reagime nė forma tė ndryshme.

Artistė tė veēantė preferuan tė trajtonin mė shumė temėn historike, njė pjesė e madhe i u pėrkushtua kryesisht peizazhit; pra u futėn ne ato tema dhe gjini ku bėheshin mw lehte pėrpjekje pėr t'iu shmangur kanoneve tė metodės sė realizmit socialist qė ngurtėzonte fantazinė krijuese. Nga "devijime" tė tilla qėndroi mė pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe njė pjesė e madhe e tablove tė piktorėve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. 1913) etj.

Pas viteve '70 nė Shqipėri u krijuan tre breza pedagogėsh qė pėrgatisnin artistė tė rinj. Grupi i parė vinte nga akademitė e perėndimit, i dyti nga shkollat e vendeve tė Lindjes, dhe tė tretėt ishin pėrgatitur nė Akademinė e Tiranės. Kontradiktat qė filluan tė shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe tė tjera qė nuk pėrcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftėsit, talenti dhe kultura e tyre.

Pėrfaqėsuesit qė luftonin pėr tu shkėputur nga skematizmi gjendeshin nė ēdo brez. Por ndaj tyre qėndronte gjithnjė e fortė goditja nga ithtarėt e realizmit socialist. Atėherė artistėt novatorė mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo pėr ekspozita, qė plotėsonin kėrkesat e zyrtarėve tė artit dhe vepra arti vetėm pėr nė studio, tek tė cilat bėnin eksperimente artistike pėr njė ditė qė do tė vinte. Herė pas here, krijime tė tilla dorėzoheshin edhe nė ekspozita. Ndonėse sillnin vlera tė reja artistike ato jo vetėm nuk ekspozoheshin por bėheshin objekt kritikash. Njė nga ato tablo ka qenė edhe "Betimi i Vrana Kontit" tė S. Kamberit qė sot cilėsohet midis tablove mė tė mira.

Ndėr artistėt mė tė shquar, tė asaj periudhe, qė mundi tė rezistonte duke iu pėrgjigjur kėrkesave tė kohės, por tė jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenė piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet nė disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe sė fundi nė qeramikė tė pikturuar dhe skulpturė.

Pėrpjekje pėr liri krijuese

Fantazia krijuese e artistėve mė tė talentuar gjithėnjė ka qenė nė luftė me skematizmin e imponuar edhe nė artin shqiptar. Ndonėse tė izoluar nga krijimtaria bashkėkohore botėrore, artistėt shqiptarė herė pas here kanė bėrė pėrpjekje pėr mė shumė liri krijuese. Shembulli mė i dukshėm i viteve tė realizmit socialist, ka qenė ekspozita me titullin sinjifikativ: "Pranvera"-1972 qė u hap nė Tiranė. Pas disa pėrpjekjeve latente qė u dukėn nė ekspozitėn e njė viti mė parė (1971), nė kėtė tė dytėn u ndje njė frymėmarrje mė e gjėrė. Por goditja kundėr saj u bė e menjėherėshme dhe e fortė duke e ndrydhur mė shumė artin shqiptar nė vitet e mėpasėm. Nė ato vite u shfaqėn edhe desidentėt e parė nė pikturėn shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Pėrpjekjet pėr mė shumė liri krijuese shfaqeshin herė pas here edhe nė mbrojtjet e diplomave tė artistėve tė rinj, por ato ndrydheshin mė lehtė. Megjithatė ato vazhdonin gjithnjė me guxim deri nga fundi i viteve '80-tė kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomėn e tij paralajmėronte pėr njė pikturė qė nuk do tė ndrydhej mė nė tė ardhmen.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,@Ml8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.