Lufta e dytė Maqedono-Romake. Dėshtimi i Filipit V.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lufta e dytė Maqedono-Romake. Dėshtimi i Filipit V.

Paqja e Foinikes, ashtu sikurse u pėrfundua, i la hapur kontradiktat midis Romės dhe Maqedonisė.

Lufta e dytė Maqedono-Romake. Dėshtimi i Filipit V.
Lufta e dytė Maqedono-Romake. Dėshtimi i Filipit V.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 17:52

Pozita qė ruajti Maqedonia nė Iliri nuk ishte aspak e favorshme pėr Republikėn, por ajo e bėnte kėtė hap vetėm e vetėm qė tė ēlirohej dhe tė pėrqendronte forcat pėr betejat e ardhme vendimtare me Hanibalin. Filipi nga ana e tij e kishte kuptuar se pėr tė nuk kishte rrugė tjetėr, veēse tė forconte pozitat nė Ballkan dhe nė Lindje, ku ai parashikonte ndeshjen e ardhme me Romėn.

Kėtė drejtim morėn, nė fakt, edhe ngjarjet nė vitet qė pasuan. Ndėrsa Roma ishte duke pėrfunduar luftėn me Hanibalin, Filipi ndėrmori njė varg veprimesh diplomatike dhe ushtarake nė Lindje: pėrfundoi njė aleancė me Atalin III tė Sirisė, zgjeroi pushtimet nė Egje, duke u shtrirė deri nė Helespont, shtoi presionin mbi Greqinė dhe u mori disa toka etolėve, goditi nė veri dardanėt dhe nė kundėrshtim me traktatin e Foinikes bėri pushtime tė vogla nė Iliri qė i lejuan tu shkėpuste romakėve parthinėt. Ndėrkaq nė vitin 201 romakėt e thyen pėrfundimisht Hanibalin dhe e detyruan Kartagjenėn tė pėrfundonte paqen. Fitimtarėt, qė edhe mė parė nuk e kishin duruar Filipin, nuk mund tė lejonin tani qė tu cenoheshin interesat e tyre nė Iliri dhe nė pėrgjithėsi nuk mund ta shihnin me sy tė mirė forcimin e pozitave tė tij nė Lindje.

Goditjen vendosėn tia japin nga Iliria. Nė vjeshtė tė vitit 200 dy legjione zbritėn nė Apoloni dhe ngritėn lėmin nė afėrsi tė lumit Aps. Kėtej filloi sulmi kundėr pozitave tė Filipit nė Dasareti. U dėrgua menjėherė njė ekspeditė kundėr Antipatreas, sepse ky qytet i rėndėsishėm ishte pika mė e pėrparuar e Filipit nė Iliri dhe zinte njė pozitė kyēe nė rrugėn qė kalonte pėrmes luginės sė Devollit pėr nė Maqedoni. Me njė sulm tė shpejtė forcat romake zunė tri kėshtjella nė rrethet e qytetit (Karagun, Geruntin dhe Orgesin) dhe sakaq u gjendėn para mureve tė tij. Komandanti romak u mundua tė hyjė nė Antipatrea me anėn e marrėveshjes, por paria, duke pasur besim te madhėsia e qytetit, te muret dhe pozita e tij e mbrojtur kundėrshtoi tė dorėzohet. Atėherė romakėve iu desh ta merrnin me sulm, gjė qė u kushtoi shumė shtrenjtė. Pėr kėtė arėsye komandanti romak u soll nė mėnyrė barbare. Ai urdhėroi masakrimin e popullsisė prej 16 vjeē e lart dhe pasi plaēkiti qytetin, e dogji dhe i shkatėrroi muret mbrojtėse tė tij. Pas kėsaj romakėt pushtuan edhe dy qytete mė tė vogla nė thellėsi: Kodrionin dhe Knidin dhe pasi lanė njė garnizon nė Kodrion u kthyen nė lėmin e tyre nė Aps. Kjo ekspeditė e pėrmirėsoi shumė pozitėn e romakėve; ata kishin asgjėsuar njė bastion tė Filipit siē ishte Antipatrea, kurse me vendosjen e garnizonit nė Kodrion kishin shtyrė nė thellėsi pikėn e kontaktit me armikun dhe kishin hapur rrugėn pėr operacionet e ardhshme.

Gjatė dimrit konsulli romak u kujdes tė siguronte aleatė. Thirri nė lėmin e tij nė Aps mbretėrit e vendeve fqinje me Maqeoninė, midis tė cilėve Pleuratin e Ilirisė, Baton e Dardanisė dhe Aleksandrin e Athamanisė dhe u mori atyre premtimet pėr ndihmė nė luftėn kundėr Filipit. Por pėrpjekjet pėr tė tėrhequr etolėt pėrsėri nė luftė dėshtuan, kurse Epiri i mbeti besnik Filipit.

Mbreti i Maqedonisė po pėrgatitej nė mėnyrė tė ethshme pėr fushatėn e stinės sė ardhshme tė vitit 199. I siguruar nga qėndrimi i Epirit dhe i Lidhjes etole nė jug ai i pėrqendroi forcat nė veri. Me qėllim qė tė mėnjanonte rrezikun e njė depėrtimi dardan nė Maqedoni, dėrgoi forca pėr tė mbyllur grykėn e Pelagonisė. Me forcat kryesore u vendos diku nė afėrsi tė malit Lynkus duke pritur njė sulm tė konsullit dhe tė Pleuratit, qė mendonte se do ti vinte pėrmes luginės sė Genusit nė drejtim tė Lyhnidit. Por u gabua. Konsulli nuk e ndryshoi drejtimin e tij. Duke rimarrė operacionin u shty mė tej nė Dasareti dhe nėpėr luginėn e Apsosit (Devollit) doli nė fushėn e Korēės. Kėtu u furnizua me drithė nga hambarėt e pasur tė Dasaretisė dhe prej kėndej mbėrriti nė Oresti dhe Elimioti.

Kur mėsoi pėr drejtimin qė kishte marrė konsulli, Filipi shpėrnguli forcat nga Pelagonia dhe Lynku nė drejtim tė jugut. Por me kėtė i hapi rrugėn Pleuratit i cili, me sa duket, pasi ēliroi parthinėt, ndoqi luginėn e Genusit dhe arriti nė Lyhnid. Edhe dardanėt vėrshuan nga veriu nė Maqedoni. Nė kėtė kohė romakėt u kthyen pėrsėri nė Dasareti dhe pushtuan qytetin Peilon. Meqenėse qyteti kishte njė pozitė tė pėrshtatshme pėr tė sulmuar Maqedoninė, konsulli la kėtu njė garnizon dhe si mori me vete plaēkėn dhe skllevėrit, e solli ushtrinė pėrsėri nė krahinėn e qetė tė Apolonisė, aty prej nga ishte nisur.

Filipit, pėrkundrazi, iu desh tė bėjė pėrpjekje tė mėdha pėr tė pėrballuar pas kėsaj, nė veri ilirėt e Pleuratit dhe dardanėt qė kishin hyrė nė Maqedoni, kurse nė jug athamanėt dhe etolėt, tė cilėt pas sukseseve tė romakėve kishin vendosur tė hynin pėrsėri nė luftė kundėr mbretit tė Maqedonisė. Kėshtu nė dy fushata gjatė viteve 200 dhe 199 Filipi u dėbua nga tokat e parthinėve dhe Dasaretia, ndėrsa kundėr tij u ngritėn pėrsėri etolėt dhe popullsi tė tjera tė vogla fqinjė.

Nė vitin e tretė tė luftės (198) veprimet ushtarake u shpėrngulėn nė jug, nė luginėn e lumit Aos. Operacionet e dy viteve tė para u kishin treguar romakėve se rruga pėr nė Maqedoni, pėrmes Dasaretisė ishte e lidhur me vėshtirėsi serioze pėrsa i pėrket furnizimit dhe rezervat e kėsaj krahine nuk i pėrballonin dot nevojat e ushtrisė romake. Duhej kėrkuar njė rrugė tjetėr mė e sigurt. E tillė paraqitej lugina e Aosit qė tė ēonte nė Maqedoni pėrmes Thesalisė. Kjo krahinė ishte njė hambar i sigurt pėr njė ushtri qė do tė shkėputej kaq shumė nga bazat e saj. Pėrveē kėsaj, me hyrjen e etolėve nė luftė gjendja nė jug ishte bėrė mė e favorshme pėr romakėt, prandaj depėrtimi nė zemėr tė Greqisė pėrmes luginės sė Aosit u siguronte romakėve bashkimin me aleatėt e tyre.

Filipi qė e kishte ndjerė kėtė rrezik dėrgoi nė pranverė tė vitit 198 njė pjesė tė forcave qė tė zinin grykėn e Antigonesė, duke menduar se romakėt mund tė merrnin rrugėn pėrmes luginės sė Drinos dhe fushės sė Malėsisė pėr tė dalė nė Thesali. Mbas disa ditėsh arriti edhe vetė me forcat kryesore dhe, si e pa gjendjen, vendosi tia kushtojė vėmendjen kryesore mbrojtjes sė ngushticės sė Aosit, e cila megjithėse nėpėr njė rrugė mė tė vėshtirė, por mė tė shkurtėr, tė ēonte gjithashtu nė Thesali. Pa lėshuar grykėn e Antigonesė ai vendosi forcat nė tė dyja anėt e lumit Aos. Mbrojtjen e krahut tė majtė, nga ana e malit Asnau (mali i Golikut), dhe grykėn e Antigonesė ia besoi komandantit tė tij, Atenagorės, kurse krahun e djathtė, d.m.th. atė nga ana e malit Merop (mali i Shėndėlliut) dhe rrugėn qė kalonte nga kjo anė buzė lumit, e mbajti vetė.

Romakėt qė kishin ngritur lėmin e tyre pėrballė tė dyja grykave qėndruan pėr njė kohė tė gjatė tė pavendosur pėr tė sulmuar, sepse pozitat e mbretit maqedon ishin shumė tė forta. Gjatė kėsaj kohe nuk munguan edhe pėrpjekjet pėr tė arritur nė njė marrėveshje, por Filipi shpresonte nė rezultate mė tė mira dhe nuk i pranoi kushtet e konsullit.

Ndėrkaq romakėt mundėn tė siguronin njė dalje nė shpinė tė Filipit me ndihmėn e njėrit prej parisė epirotase. I zėnė nė befasi nga mbrapa dhe i goditur me forcė nė ballė, Filipi u detyrua tė lėrė pozicionet e tij tė fuqishme dhe tė tėrhiqej me humbje tė mėdha. Duke ndjekur armikun, romakėt u bėnė shumė shpejt zotėr tė njė pjese tė mirė tė Greqisė Qendrore.

Pas kėsaj Lidhja Epirote, deri tani aleate e Filipit, por qė nuk kishte hyrė nė konflikt tė armatosur, u afrua me romakėt. Sė shpejti edhe Lidhja Epirote-Ahease u shkėput nga aleanca me Maqedoninė.

Nė vitin 197 ushtria romake dhe ajo e aleatėve ishin pėrqendruar nė Thesali. Nė betejėn qė u zhvillua nė afėrsi tė Kinoskefales, Filipi mori goditjen vendimtare dhe u detyrua tė kėrkonte paqe. Kushtet e paqes qenė shumė tė rėnda. Filipi detyrohej tė hiqte dorė nga gjithė Greqia dhe nga zotėrimet e tij aziatike, tu kthente romakėve tokat e pushtuara nė Iliri qė ishin njohur nga paqja e Foinikes dhe tė prishte flotėn, duke e zbritur atė nė pesė anije. Pėr tė kėnaqur kėrkesat e aleatėve tė tyre, romakėt bėnė shumė ndryshime territoriale dhe u njohėn autonominė disa krahinave tė vogla, tė cilat ishin ngritur kundėr Filipit, gjė qė e thelloi edhe mė tepėr pėrēarjen politike nė Greqi. Me pushtimin e Dasaretisė dhe tė Atintanisė, romakėt i zgjeruan zotėrimet e tyre nė Iliri dhe e shtynė kontaktin me Maqedoninė nė thellėsi. Pleuratit i njohėn tė drejtėn mbi parthinėt dhe Lyhnidin dhe me kėtė i zgjeruan kufijtė e shtetit ilir nga jugu deri nė Genus, kurse nė lindje pėrfshinė penestėt deri te liqenet Lynkeste, duke vėnė kėshtu edhe shtetin ilir nė kontakt direkt me Maqedoninė nė kufijtė e vjetėr lindorė.

Por duke e detyruar Filipin tė kthehej nė kufijtė e vjetėr e tė ngushtė tė Maqedonisė dhe duke u asgjėsuar si fuqi detare, romakėt nuk kishin ndėrmend tė asgjėsonin tani pėr tani shtetin maqedon dhe as tė shfarosnin vetė Filipin. Duke iu pėrgjigjur shqetėsimeve tė aleatėve grekė lidhur me kėtė ēėshtje, konsulli u tha se ishte e qartė se liria e Greqisė kėrcėnohej nga forca e mbretėrve maqedonė, por po tė shkatėrrohej kjo mbretėri, trakėt, ilirėt, grekėt do tė dyndeshin nė Greqi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
BejD3

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė