Lufta e tretė Iliro-Romake. Rėnia e shtetit Ilir.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lufta e tretė Iliro-Romake. Rėnia e shtetit Ilir.

Ardhja nė fuqi e Gentit dhe gjallėrimi i forcave antiromake nė Iliri.

Lufta e tretė Iliro-Romake. Rėnia e shtetit Ilir.
Lufta e tretė Iliro-Romake. Rėnia e shtetit Ilir.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 21:55

Pasi fitoi luftėn e dytė me Maqedoninė, Roma u kujdes tė forconte pozitat e saj nė Greqi dhe tė zinte kėtu vendin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi me mjeshtėri kontradiktat qė ekzistonin midis shteteve greke; duke pėrkrahur Lidhjen e Ahesė asgjėsoi lėvizjen e Nabisit nė Spartė, mė pas u dha fund pretendimeve tė Lidhjes Etole pėr hegjemoni nė Greqi dhe njėherėsh me kėtė u preu rrugėn synimeve tė Antiohut tė Sirisė mbi kėtė vend.

Nė kėto ngjarje Mbretėria e dobėt Ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romės, veproi si aleate e saj. Pleurati qe detyruar tė dėrgonte flotėn e tij kundėr brigjeve tė Greqisė dhe tė ndihmonte me kėtė pėr fitoren romake mbi etolėt nė vitin 189. Edhe Filipi V mori anėn e romakėve. Ai i ndihmoi ata kundėr Nabisit dhe pastaj edhe nė luftėn kundėr etolėve dhe Antiohut. Duke u pėrzier nė kėtė luftė Filipi shpresonte tė pėrmirėsonte pozitat e tij dhe u mundua ti kthejė Maqedonisė njė pjesė tė tokave tė humbura, por romakėt e detyruan tė tėrhiqej nė kufijtė e vitit 196, duke i dhėnė tė kuptonte se nuk kishin ndėrmend tė ndanin me tė pozitat e tyre nė Greqi.

Interesat e Maqedonisė u ndeshėn pėrsėri me politikėn agresive tė Romės. Filloi njė periudhė e re marrėdhėniesh tė acaruara, qė ēuan dalėngadalė nė konfliktin e fundit tė armatosur midis tyre. Pėrgatitjet pėr luftė gėlltitėn pėr shumė vite me radhė burimet mė tė rėndėsishme ekonomike dhe ngritėn nė kėmbė forca ushtarake qė nuk kishte njohur mė parė historia e luftėrave tė kėtyre dy vendeve. Me luftėn e ashpėr politike pėr tė bėrė aleatė dhe pėrkrahės ato e shtrinė konfliktin mbi njė zonė tė gjerė tė Ballkanit dhe tė Lindjes. Shtetet e kėsaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqėrore u tėrhoqėn nė konflikt sipas interesave tė tyre politike dhe ekonomike.

Historia e shtetit ilir nė kėtė kohė ėshtė e lidhur ngushtė me pėrpjekjet qė bėhen nė Maqedoni dhe nė Ballkan pėr tė pėrballuar rrezikun e ri romak. Gjendja qė u krijua pas luftės kundėr etolėve dhe Antiohut dhe ngjarjet e lidhura me marrėdhėniet midis Maqedonisė e Romės gjetėn njė vlerėsim tė ri nė Iliri.

Politika agresive e Romės qė synonte tani asgjėsimin e plotė tė shtetit maqedon nuk mund tė pritej mirė nga shtetet e vogla tė Ballkanit, duke pėrfshirė kėtu edhe shtetin e dobėsuar ilir. Gjendja e ekuilibruar qė ishte krijuar nga prania pėrballė njėra-tjetrės nė Gadishull e forcės maqedone dhe asaj romake, ishte i vetmi faktor qė kishte siguruar, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbijetesėn e kėtyre shteteve. Prishja e kėsaj gjendjeje nuk ishte nė interesin e tyre. Duke vlerėsuar drejt kėtė rrezik u gjallėruan dhe u aktivizuan forcat antiromake nė Iliri. Si pasojė, nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit vihet re njė kthesė nė marrėdhėniet e mbretit ilir me Romėn, qė u shpreh nė afrimin e tij me Maqedoninė.

Tė dhėnat numizmatike dėshmojnė pėr vendosjen e lidhjeve tė ngushta ekonomike dhe politike midis shtetit ilir dhe Maqedonisė. Edhe prania e trupave ilire nė pėrbėrjen e garnizonit tė Kasandresė qė provohet nga Livi dhe qė sipas fjalėve tė tij i pat dėrguar prej kohėsh Pleurati, vėrteton kėtė mendim.

Senati reagoi me forcė tė madhe kundrejt qėndrimit tė ri ilir, veēanėrisht pas ardhjes nė fuqi tė Gentit, i cili pasoi Pleuratin nė vitin 181. Politika romake u drejtua kundėr mbretit tė ri me tėrė ashpėrsinė e saj. Ai u akuzua si nxitės pėr rifillimin e piraterisė nga ana e ilirėve dhe pėr trajtimin e keq qė po u bėhej gjoja aleatėve tė Romės dhe qytetarėve romakė nė Korkyra Nigra.

Me kėtė pretekst senati caktoi nė vitin 178 njė flotė tė posaēme prej 10 anijesh, e cila do tė vepronte nė Adriatik pėr tė ruajtur nga flota ilire ujėrat midis Ankonės dhe Tarantos.

Brenda vendit mbreti u vu, jo pa nxitjen e Romės, pėrpara vėshtirėsive edhe mė serioze. Kundėr tij u ngritėn dalmatėt, tė cilėt u shkėputėn nga mbretėria. Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nga krerė tė fiseve tė tjera. Gentit iu desh tė bėnte njė luftė tė ashpėr kundėr aristokracisė sė lartė me tendenca proromake, e cila kishte pėrkrahės edhe nė oborrin mbretėror. Nė kėtė luftė ai nuk u ndal as pėrpara sakrifikimit tė vėllait, Platorit, qė Roma synonte ta vinte nė fron nė vend tė tij.

Pėrpjekjet pėr forcimin ekonomik e politik tė Mbretėrisė

Kėrcėnimi i ri romak diktonte nevojėn e pėrgatitjeve pėr ti dalė pėrpara njė konflikti tė hapur, i cili siē tregojnė ngjarjet, ishte i pashmangshėm. Duke e kuptuar qartė kėtė detyrė, Genti i kushtoi gjithė vėmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik tė mbretėrisė.

Midis masave me karakter ekonomik ajo qė na dėshmohet mė mirė nga burimet ėshtė veprimtaria e dendur monedhaprerėse qė zhvilloi Genti. Krahas Skodrės dhe Lisit mbreti u njohu tė drejtėn e prerjes sė monedhave edhe dy qyteteve tė tjera tė mėdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve tė rėndėsishme Labeatėve e Daorsėve. Kjo zgjeroi shumė qarkullimin monetar dhe e shtriu atė nė viset mė tė thella tė mbretėrisė. Rėndėsi tė veēantė patėn pėrpjekjet e Gentit pėr vendosjen e njė sistemi tė pėrbashkėt monetar nė mbretėrinė e tij. Pėr kėtė qėllim ai ndėrpreu prerjet e vjetra tė punishtes sė Skodrės dhe nė vend tė tyre hodhi nė treg monedha tė reja. Tani monedha kryesore e Skodrės nė vend tė Zeusit, mban nė faqe portretin e mbretit, kurse nė shpinė, duke ruajtur si simbol anijen ilire, vendin e legjendės sė qytetit e zė titulli dhe emri i mbretit.

Monedhėn me mburojė pėrkrenare qė u fut nė sistemin monetar tė Skodrės qysh prej kohės sė Pleuratit, Genti vazhdoi ta presė, por edhe kėsaj i hoqi legjendėn e vjetėr dhe nė vend tė saj vuri titullin dhe emrin e vet. Kjo tregonte se Genti i kishte hequr Skodrės autonominė monetare dhe punishten e bashkėsisė qytetare e ktheu nė punishte mbretėrore.

Ndryshe prej Skodrės mbreti u njohu Lisit, Labeatėve dhe Daorsėve tė drejtėn qė monedhat e tyre ti siglojė me emrin e bashkėsisė qytetare apo fisnore, por edhe kėta i detyroi tė respektojnė standardin shtetėror: tė pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe tu japin tė njėjtėn masė e peshė qė kishin monedhat e prera nė punishten mbretėrore tė Skodrės. Mė vonė mbreti shtiu nė dorė edhe punishten monetare tė Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome; qė nga kjo kohė ai krijoi pėr Skodrėn, Lisin dhe krahinat qendrore tė mbretėrisė, njė sistem monetar tė pėrbashkėt tė pėrbėrė nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura qė priteshin nė punishten mbretėrore tė Skodrės; njėra me portretin e mbretit - anijen ilire, dhe tjetra me mburojė - pėrkrenare. Monedha e tretė ishte monedha e vjetėr, e vogėl e Lisit, e cila paskėtaj do tė siglohej me titullin dhe emrin e mbretit. Nė sistemin e ri monedha e parė pėrfaqėsonte nominalin, kurse dy tė tjerat nėndarjet e tij.

Sistemi monetar qė vendosi Genti nė zonėn qendrore nuk u shtri edhe nė qytetet periferike tė mbretėrisė. Monedhat prej argjendi tė Rizonit me mburojė - pegas dhe ato prej bronzi tė Lyhnidit me mburojė gjysmė anije, tė prera nė emėr tė bashkėsisė qytetare dėshmojnė pėr njė farė autonomie nė marrėdhėniet ekonomike tė kėtyre qyteteve me mbretėrinė.

Gjatė sundimit tė Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete tė tjera tė mbretėrisė fituan njė gjallėri tė madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit tė monedhave tė prera nė emėr tė mbretit apo tė qyteteve e tė fiseve nė punishtet e Skodrės, Lisit, Rizonit, Lyhnidit etj., u shtrinė nė skajet mė tė thella tė Mbretėrisė Ilire dhe nė disa raste edhe pėrtej kufijve tė saj. Nė jug monedhat e Gentit zbresin deri nė Dyrrah e Apoloni. Vetė prerjet e daorsėve dhe tė labeatėve si dhe monedhat e gjetura nė Mat, Peshkopi, Malėsi e Madhe dhe nė krahinat e thella tė Malit tė Zi, tregojnė se qarkullimi monetar kishte depėrtuar dhe nė krahinat e brendshme malore.

Politika e ndjekur prej Gentit nė fushėn e prerjeve monetare mund tė konsiderohet njė reformė e vėrtetė, qė i lejoi mbretit tė pėrqendrojė nė duart e tij mjete tė fuqishme financiare. Dėshmi e qartė e kėsaj ėshtė pėrmbajtja e thesarit mbretėror qė u kap nga romakėt. Livi na thotė se nė arkėn e mbretit u gjetėn 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarė dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte njė shumė e madhe qė mbreti e kishte grumbulluar nga tė ardhurat e pronarėve mbretėrorė dhe taksat e rėnda qė u kishte vėnė nėnshtetasve.

Dendėsimi i prerjeve monetare dhe pėrpjekja pėr tė pėrqendruar nė arkėn shtetėrore sa mė shumė mjete financiare diktohej nė radhė tė parė nga gjendja ndėrkombėtare. Rreziku romak sa vinte bėhej mė i qartė dhe mbreti duhej tė shtonte pėrpjekjet e tij pėr forcimin e ushtrisė dhe tė flotės. Fakti qė nė kohėn e shpėrthimit tė konfliktit efektivi i ushtrisė ilire numėronte 15 000 veta, me tė cilėt Genti u drejtua kundėr romakėve (pa llogaritur kėtu garnizonet e veēanta tė qyteteve) dhe fakti qė flota ilire numėronte ende nė fund tė luftės 220 anije, tregon se sundimtari ilir e kishte vlerėsuar drejt kėtė rrezik dhe u kishte kushtuar gjithė vėmendjen pėrgatitjeve pėr ta pėrballuar atė.

Ato elemente tė organizimit shtetėror qė nė burimet e periudhės sė sundimit tė Agronit apo tė pasardhėsve tė tij dolėn nė mėnyrė sporadike, tek Genti vijnė e plotėsohen dhe problemi bėhet mė i qartė nė tėrėsinė e tij.

Nė kohėn e Gentit, edhe pse e cunguar, Mbretėria Ilire shtrihej ende nė njė territor mjaft tė gjerė dhe pėrfaqėsonte fuqinė e dytė pas Maqedonisė, nė pjesėn perėndimore dhe jugore tė Gadishullit. Pasi i dhanė Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakėt i njohėn Mbretėrisė Ilire si kufi jugor Genusin; nė lindje ajo pėrfshinte edhe tokat e Penestisė, kurse nė veri pas shkėputjes sė dalmatėve nuk shtrihej mė tej se krahina rreth gjirit tė Rizonit.

Kryeqytet i mbretėrisė ishte Skodra. Njėsitė administrative tė saj duket se pėrputheshin me territorin rreth qyteteve. Ato kishin si qendėr njė qytet tė rėndėsishėm dhe rreth tij njė varg kėshtjellash, tė cilat mbronin kryeqendrėn dhe gjithė krahinėn. Njė njėsi tė tillė formonte Rizoni me kėshtjellat e vogla rreth kėtij gjiri. Qė nga koha qė Skodra u bė kryeqytet i mbretėrisė duket se qendra e Labeatėve kaloi nė Meteon. Nė jug, si shembull mund tė sillet krahina e penestėve, pėr tė cilėn burimet lejojnė tė nėnkuptohet se formonte njė tėrėsi tė tillė. Uskana, qyteti mė i madh i penestėve, ishte kryeqendra e krahinės, kurse kėshtjellat qė pėrmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione mė tė ngushta administrative e mbrojtėse.

Burimet nuk sjellin tė dhėnat e nevojshme pėr tė pėrcaktuar sa njėsi tė tilla kishte mbretėria, megjithatė, duhet menduar se atje ku kemi njė qytet tė rėndėsishėm, rreth tij kemi dhe njė krahinė qė formonte njė njėsi administrative tė mbretėrisė. Nuk mund tė kėrkohet kjo pėr krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk u zhvillua. Rolin e qendrave kanė mundur ta luajnė kėtu vetėm fortesat e vogla qė shėrbenin si seli e aristokracisė sė fiseve.

E mbėshtetur nė ekonominė e pėrparuar skllavopronare tė qyteteve Mbretėria Ilire e Gentit paraqitet me tipare tė qarta tė njė monarkie tė tipit helenistik. Pushteti mė i lartė ishte nė duart e mbretit. Ashtu si dhe parardhėsit e tij ai mbante titullin mbret i ilirėve dhe sundonte si njė mbret romak dhe nuk njihej nė burimet ndonjė organ tjetėr qė tė kufizonte veprimet e tij. Anėtarė tė veēantė tė familjes mbretėrore zinin detyra me pėrgjegjėsi nė punėt e shtetit, por rolin mė tė rėndėsishėm nė jetėn politike e luanin miqtė e mbretit. Ata ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e mė tė besuar tė tij.

Kėtė institucion, qė ishte tipik helenistik e ndeshim nė Mbretėrinė Ilire pėr herė tė parė gjatė sundimit tė Teutės; miqve ajo u besoi drejtimin e punėve tė shtetit. Nė kohėn e Gentit miqtė e mbretit luanin njė rol tė dukshėm nė qeverisjen e vendit dhe ngarkoheshin me misione tė rėndėsishme diplomatike.

Mbreti ishte kryekomandant i forcave tė armatosura tokėsore dhe detare. Veprimet ushtarake i drejtonte vetė ose ua besonte komandantėve tė veēantė. Bėrthamėn kryesore tė ushtrisė qė ishte mbėshtetja kryesore e pushtetit mbretėror e pėrbėnin kontingjentet e rregullta, tė cilat sipas rastit qėndronin si garnizone nė qytete ose pėrqendroheshin pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė apo pėr tė pėrballuar luftimet nė njė front tė caktuar. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr forca ndihmėse nė pėrbėrjen e ushtrisė ilire, por nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė fiset malore tė kenė ushqyer ushtrinė mbretėrore me forca tė tilla, sa herė qė i thėrriste mbreti, duke qenė tė komanduara nga krerėt e tyre.

Njėsi e flotės ilire ėshtė lembi, njė anije e vogėl, por e shpejtė dhe e manovrueshme. Ēdo lemb, pėrveē rremtarėve, kishte edhe 50 luftėtarė qė pėrbėnin njėsinė bazė tė forcave ushtarake detare dhe mbase edhe tokėsore ilire.

Mbreti kishte nėn kontroll punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave nė emėr tė vet ose tė bashkėsisė qytetare e fisnore. Njė aparat fiskal vilte taksat me tė cilat Genti kishte ngarkuar shtetasit; kurse burgjet dhe nėnkuptohet, njė aparat dhune garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe pėrfaqėsuesi i saj mė i lartė, mbreti.

Nė marrėdhėniet me botėn e jashtme shtetin e pėrfaqėsonte gjithashtu mbreti; ai shpallte luftėn dhe pėrfundonte paqen, lidhte aleanca, zhvillonte bisedime tė drejtpėrdrejta ose pėrmes pėrfaqėsuesve caktonte pengje pėr tė garantuar njė marrėveshje, merrte hua etj.

Administrimi i qyteteve dhe i krahinės qė lidhej me to u besohej dinastėve, tė cilėt mbreti mund ti zėvendėsonte. Nė zonėn qendrore tė mbretėrisė Genti arriti ta kufizonte shumė autonominė e qyteteve dhe ta dobėsonte autoritetin e dinastėve lokalė, tė cilėt nė burimet njihen ndryshe dhe si principa illyriorum.

Siē shihet, nė kėtė periudhė shteti ilir paraqitet me njė strukturė tė gjithanshme dhe me organe administrative qė ishin ngarkuar me funksione tė ndryshme nė veprimtaritė pėr forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte njė shprehje e qartė e kėsaj politike. Kontradiktat nė plan ndėrkombėtar qė mplekseshin me ato sociale, tė brendshme, e diktonin njė politikė tė tillė. Genti e pėrēoi kėtė pa ngurrim dhe me rezultat nė zonėn qendrore tė mbretėrisė.

Politika e jashtme e Gentit

Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Romėn, Genti u kujdes tė vendosė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt ballkanikė. Qysh nė fillim tė sundimit tė tij, ai ia arriti tė vendoste lidhje miqėsore me fqinjėn lindore, Mbretėrinė Dardane. Kėto marrėdhėnie mbreti i pėrforcoi me njė martesė dinastike dhe sado e ndėrlikuar qė u bė mė vonė gjendja politike nė Ballkan, nga burimet nuk del qė ato tė jenė prishur.

Por bazėn e politikės sė jashtme tė shtetit ilir nė kėtė kohė e pėrbėnin marrėdhėniet miqėsore me Maqedoninė. Synimet ekspansioniste tė Romės kishin diktuar njė politikė tė tillė qysh nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit. Tani nė kohėn e Gentit, vazhdimi i kėsaj politike bėhej edhe mė i nevojshėm, sepse, nė fund tė viteve 80 dhe sidomos gjatė dekadės sė re, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė mbi Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire. Burimet letrare nuk hedhin dritė mbi marrėdhėniet e tij me sundimtarin e Maqedonisė Perseun, nė vitet e para tė sundimit tė Gentit, por nė to vihet re qartė njė paralelizėm nė qėndrimin armiqėsor tė Republikės (Romės) ndaj tyre. Nga ana tjetėr, materiali numizmatik dėshmon pėr lidhje tė ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike, midis Mbretėrisė Ilire dhe Maqedonisė.

Marrėdhėniet e Gentit me Perseun dokumentohen mė mirė nė prag tė luftės sė fundit. Dy lajme tė Livit qė lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritė mbi kėto marrėdhėnie. Njėri ka tė bėjė me vrasjen e Artetaurit, njė dinasti tė vogėl qė pėrkrahte politikėn romake diku nė Iliri, ndoshta nė zonėn e pushtuar nga romakėt dhe qė nė burime paraqitet si njė aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetėr bėn fjalė pėr dy sulme tė Gentit kundėr tokave tė Isės dhe pėrkon nė kohė me aktivitetin qė zhvillon Perseu pėr tė pėrmirėsuar pozitat e tij nė jug dhe nė lindje. Kėto ngjarje qė shkaktuan shqetėsimin e romakėve dhe tė aleatėve tė tyre nuk mund tė merren thjesht si njė produkt i propagandės romake qė synonte ti paraqiste tė dy sovranėt si provokatorė. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatėve qė vijnė nga Lindja me ankesa kundėr Perseut, delegatė nga Isa vijnė para senatit pėr tė akuzuar Gentin pėr atė qė ishte nė njė mendje me mbretin e Maqedonisė dhe qė tė dy sė bashku po pėrgatitnin luftėn kundėr romakėve. Gjendja ishte e tillė qė u impononte tė dy sovranėve nevojėn e veprimeve tė bashkėrenditura pėr tė pėrballuar rrezikun romak qė sa vinte bėhej mė kėrcėnues. Megjithatė ėshtė fakt se duke u pėrgatitur pėr ti bėrė ballė kėtij rreziku, tė dy sovranėt nuk donin njė konflikt tė hapur me Romėn, fuqia e sė cilės nuk ishte pėr tė mos u pėrfillur. Prandaj Genti, ashtu siē bėn edhe Perseu, u shpejtua tė dėrgonte delegatė nė Romė pėr tė larė nga fajet qė i ngarkonin isasit. Senati nuk pranoi tė bisedonte me tė dėrguarin e mbretit dhe i bėri tė ditur pakėnaqėsinė e tij duke e shoqėruar me kėrcėnime. Duke dashur, nga ana tjetėr, qė ta izolonte plotėsisht Perseun, senati provoi ta bindė Gentin qė tė shkėputej nga miqėsia me mbretin maqedon dhe tė bashkonte armėt e tij me ato tė romakėve. Genti qėndroi nė pozitat e tij dhe delegati romak u kthye nė atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me tė hollat e mbretit ilir. Me kėtė ndėrpriten pėrpjekjet romake pėr tė tėrhequr Gentin nga ana e tyre.

Kėshtu nė pragun e luftės kundėr Maqedonisė, kur Roma zhvillonte njė veprimtari tė etshme diplomatike, tė shoqėruar me presion tė madh politik, pėr tė izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk mori anėn e Republikės. Livi e paraqet Gentin tė lėkundur, por faktet tregojnė se as kėtė radhė, as mė pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lėkundjeje nė qėndrimin e tij ndaj Romės. Ishte vetėm pėrgatitja e pamjaftueshme qė do ta pengonte pėr tė dalė nė fushėn e betejės kundėr saj.

Lufta e tretė romako-maqedone, veprimet luftarake tė vitit 171

Krahas pėrgatitjeve diplomatike, Roma po merrte edhe masat ushtarake pėr tė asgjėsuar Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire qė ishin dy forcat kryesore, tė cilat pengonin planet e saj ekspansioniste nė Ballkan.

Nė Nėntorin e vitit 172 senati urdhėroi dėrgimin e forcave tė para nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut, tė pėrbėra nga 5 000 kėmbėsorė dhe 300 kalorės. Ky kontingjent i vogėl qė dėrgohej si pararojė e ushtrisė konsullore, pasi zbriti nė Epir, me sa duket nė Orik, ngriti lėmin e vet nė afėrsi tė Nymfeut, nė tokat e Apolonisė. Kėndej njė njėsi prej 2 000 vetash u dėrgua menjėherė pėr tė zėnė, siē na thuhet, fortesat e dasaretėve dhe tė ilirėve. Po tė gjykojmė nga tė dhėnat e mėvonshme, forcat romake duhet tė jenė vendosur nė kėtė kohė nė Lyhnid, Uskanė dhe nė disa kėshtjella rreth saj, aty ku prania e tyre na del papritur nė ngjarjet e dimrit tė vitit 170/169. Ky aksion kishte njė qėllim tė largėt strategjik. Ai duhet tė siguronte pozitat romake nė Iliri, tė mbante tė hapura rrugėt kryesore pėr nė Maqedoni dhe tė bėnte presion mbi Mbretėrinė Ilire, duke e ndarė atė territorialisht nga Maqedonia. Mė vonė forca tė pakta u dėrguan nė Greqi dhe u vendosėn nėpėr qytete si garnizone tė vogla qė kishin mė tepėr karakter simbolik. Njė kontingjent i veēantė u dėrgua nė Thesali pėr tė zėnė Larisėn si njė pikė me rėndėsi strategjike. Pasi ishin zėnė pozitat e pėrparuara nė Iliri e Thesali, nė pranverėn e vitit 171, senati vendosi tė fillonte luftėn kundėr Perseut. Goditja do tė jepej nga Thesalia.

Ushtria konsullore pasi zbriti nė Apoloni, pėrshkoi Epirin dhe ra nė ultėsirėn thesale; kėtu ajo u gjend pėrpara forcave tė Perseut qė kishin zėnė rrugėn e hyrjes pėr nė Maqedoni; 40 000 ishin forcat konsullore pėrballė 43 000 forcave tė Perseut, megjithatė tė dyja palėt iu shmangėn betejave vendimtare dhe stina e verės sė vitit 171 u mbyll pa ndonjė rezultat tė shėnuar, duke i lėnė kundėrshtarėt nė pozitat e mėparshme, fillestare.

Ndėrkaq Roma nuk e la krejt pas dore edhe Mbretėrinė Ilire. Ndėrsa ushtria konsullore u nis pėr tė zbritur nė Apoloni, flota romake vuri dorė mbi 54 anije tė Gentit, pa marrė pėlqimin e mbretit dhe i pėrfshiu nė pėrbėrjen e forcave detare qė do tė zinin Qefaloninė dhe do tė vepronin gjatė bregdetit grek nė mbėshtetje tė forcave tokėsore romake. Mė vonė romakėt duket se ndėrmorėn njė aksion tė dytė, shumė tė rėndėsishėm, kundėr Mbretėrisė Ilire. Ndėrsa po zhvillohej fushata verore nė Thesali, konsulli urdhėroi tė nėnshtroheshin disa qytete nė Iliri. Midis tyre Karnunti, njė qytet i paidentifikuar, u bėri njė qėndresė tė fortė pushtuesve, prandaj pretori qė komandonte forcat romake, urdhėroi plaēkitjen e kėtyre qyteteve. Nuk ėshtė thėnė qartė pėr ēqėllim u organizua kjo fushatė, megjithatė njė ngjarje qė ndoshta mund tė lidhej me tė, do tė ishte ajo qė ka tė bėjė me ndryshimet nė kufirin jugor tė Mbretėrisė Ilire. Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Gentin dhe pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr ta bėrė atė pėr vete, senati urdhėroi aneksimin e tokave dhe tė qyteteve parthine qė i pat njohur Pleuratit mė 196 dhe e shtyu kufirin e Mbretėrisė Ilire nga Genusi nė Ardaksan, aty ku shėnohet disa vite mė vonė. Nė kėtė rast Karnunti dhe qytetet e tjera qė u sulmuan bashkė me tė duhen kėrkuar nė veri tė Genusit.

Ėshtė pėr tu shėnuar se si pėr rastin e grabitjes sė anijeve, ashtu dhe pėr ndryshimet qė ndodhėn nė kufirin jugor tė mbretėrisė, sundimtari ilir nuk jep asnjė shenjė kundėrshtimi, sepse, me sa duket, nuk ishte nė gjendje ta bėnte njė gjė tė tillė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
/D6g5

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė