Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XV - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XV - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XV nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XV - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XV - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/01/2018 13:04

Kangjelji XV

Udhės ime parkaljesa:

- Shėn Mėri e shpivet ona,

kėto udh ti tė mė ruash.

Dej menat dihet e djell

e ti delj pėr ndė katund.

Arat tė bihen shėndosha,

ljopt tė mos provisenjen,

shpit tė mos pėrljipjen,

gjith tė thon: "Ti ruana".

Ce se prita, por u nisa?

Ardhur kishja me uratėn:

ti ndeljeje vajzat

ce me buk se frihjen;

ndo tjerėn ndė derjet,

ndo m'i trintėllin argaljia,

me se shkonj asaj udh.

Frushkulli s'e pėr njėrin,

ndo ait e ljisevet;

ndo ngjalja e ujravet;

vetėmith burri me gruan,

kurm ce kaljbjet te bota.

Prana mir ata se shohen

jan ftes ndė duhjen.

Udhės ashtu parkaljesja.

Tek arrura e fjejta naten,

im vella Koniati, djalj

si njė ljulje, i vėdekur,

mė dolli veshur i bardh.

Milosao: - Si ja e thon kėtij katundi

tek ti rijė, im vėlla?

Sa garė cė tė na shohėn

zoti tat e zonjė mėm!

Koniati: - Dheut errėt tek ti fje,

tundu dushqe e tundu dejt,

ka mot, vėlla, ce dolla.

Nani erdha tė tė ljevrosinj.

Njerėzit ronjėn te shpit

ndėr tė ndajtura e ndėr ljipe,

djelli i dolli ka malji,

gjumi shtretevet i pren.

Di kopilj ce duhjen,

stan e jetėn se ndėrrojėn.

Si ka golja te peshtoi,

se ndė vashėn pafuqi

mbi dhe trimi ziljepsen,

vollet zoti ce m'i bėri?

Nėng ai ndajti Kallavri

idhrioten sikeqi

kurmmagjepsurėn Luiz.

Vu paljacet cė bėri nana

tek ania mbremianet

e ndė shpit e sbaudhirtur

mbjidhej pėr natėn e ljurtem.

Ce ja e ru trimi e puthi.

- "Nd'at dhe cė vete vet,

thuam nde do gjė ti trim.

- Kur tė vesh te zalli guaj,

shtjer ndė dejt ti skemantilj,

ljut te vinj pėrroit en,

tė m'e di se nėng u mbite.

Ljut sheg e Shėn Mėria

gjith paru se tė pėrljipen."

Pra ce java me shum gjell

shkuar u bori, mbi shuret

trimi njogu skemantilj.

Si ajo c'iku ron pėrtej,

pas vėdekur,- tha,- na romi.



Kėnga XV

Udhės sime lutesha:

- Shėn Meri e shpive tona,

kėto udhė tė m'i ruash!

Pasnesėr gdhihet e diel

e ti del nėpėr katund.

Arat tė mbijn' tė shėndosha

lopėt tė mos na pėlcasin,

shpitė mos vishen nė zi,

gjith' tė thonė: "Ruajna!"

Pse nuk prita, por u nisa?

Do mė kishe dhėnė uratėn,

do tė kishe ndjerė vashat,

qė me bukė s'fryhen.

Dac tė tjerrinė te dera,

dac t'u tringėlloj vegja,

asaj udhe mė nuk shkoj.

S'ėshtė bisha pėr njerinė,

as shqipja e lisave,

as ngjala e ujrave;

vetėm burri ėsht' pėr gruan,

kurme qė u kalbėn, nėn baltė,

ndėrsa tė mirė ata s'shohin,

se kur duhen, bėjnė faj!"

Udhės ashtu lutesha.

Tek arrita e natėn fjeta

im vėlla Koniati, djalė

si njė lule, i vdekur,

me del veshur nė tė bardha.

Milosao: - Si e thonė kėtė fshat,

ku ti rrije, o im vlla?

Sa gėzim qė tė na shohin

zoti tatė e zonja mėmė!

Koniati: - Dheut errėt, ku ti fle

nė mes dushqesh edhe detit,

ka mot, o vėlla, qė dola.

Erdha tė tė ngushlloj.

Njerėzit rrojnė nė shtėpi

tė pėrcarė e nė zi,

po kur dielli del nga mali,

gjith' njėsoj nė shtrat i pren.

Dy tė rinj qė duhen,

gjendjen, botėn s'e ndėrrojnė.

Si tė shpėtoi nga goja

qe, kur vashėn pa fuqi

pėrmbi dhe trimi e do,

merr mėri zoti qė e bėri?

S'e largoi ai Kalabrie

hidriotenė sydritė,

shtatmagjepsurėn Luizė?

Shpuri mbrėmanet me anije

mbulesat qė bėri gjyshja,

e te shpia e boshatisur

natėn e fundit u mblodh.

Trimi e arriu e e puthi.

Luiza: - Nė atė dhe, ku po shkoj vetė,

thuam ne do gjė ti trim.

Trimi: - Kur tė vesh te bregu i huaj,

hidh nė det mandilin,

lut tė vijė prroit tonė,

qė tė di se nuk u mbyte.

Lut dhe zonjėn Shėn Mėri,

kurrė zi mos tė tė sjellė.

Kur kaloi njė javė e gjatė,

trimi gjet mbi shur mandilėn

edhe tha: - Si ajo qė iku

edhe rron pėrtej,

kėshtu rrojmė ne pas vdekjes.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
I9e>

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė