Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXV - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXV - Jeronim De Rada

Vepra "Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXV" nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXV - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXV - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/01/2018 12:56

Kangjelji XXV

Di dit mjegull e shi

verėn dojn tė na reshtėjin;

tek e katėra, ndėr lemenjėt

shtruan dhėmatė te djelli.

U vetėm, i heljemuar

vajta te Shureza,

uljem tė bith e ullirit.

Kallames vin tue llarisur

njė llojė caullash,

sa shtuara u m'u pataksa.

Tė difiza takėnej

topėra e gravet;

in kėntime vreshtavet;

dukej jeta e ljer menatet.

O e bukur motėra ime,

jan rush te varri it?

Vent tė bukur ndė tė dhan,

ti s'ulje e fanėmir,

se se rri mosė me mua.

Ndė pestaj, kurmė begua

ndėr tė veshurat i rar

ajo ėsht e se di kėto fjalj

pa oreks cė vu te dita,

mė ruatit mė ljipisi

zoti dhėravet e shum,

kėt gjell tė mė kėpunj,

tė mė dalj ka dor e tij.



Kėnga XXV

Dy dit' mjegull edhe shi

verėn dojin tė na reshtin;

tek e katra, ndėr lėmenj,

shtruan duajtė nė diell.

Unė, vetėm, i helmuar,

vajta gjer te Shureza,

ndejta te byth'e ullirit.

Njė turmė stėrqokash vinin

kashtronjės, duke u cirrur

aqė sa brofa nė kėmbė.

Pyllit takentė

sėpata e gravet;

kėngė vinin vreshtvet;

bota dukej tė kish lerė

asaj menate.

O e bukura motra ime,

mos ka rrush te varri yt?

Vend tė bukur nė tė dhamė,

prapė s'shtrihesh dot e lumtur.

Pse s'rri pėrherė me mua?

Kurmi i saj i bėrė pluhur

nėpėr rroba i ka rėnė

e kėto fjalė s'i ndjen.

Zoti i dherave tė shuma,

qė dha ditėn plot dėshirė,

mė vėshtroftė dhemshurisht,

kėtė jetė ma kėputtė,

tė mė dalė dorės tij!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7gJ'=

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė