Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVIII - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVIII - Jeronim De Rada

Vepra "Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVIII" nga Jeronim De Rada

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVIII - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XXVIII - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/01/2018 14:14

Kangjelji XXVIII

Ran kumbort e tamburini

e njė tremb ljesh e mundash

vet ce piksi mėma ime

ime motėr matėnej

me ndė krie njė sqep tė zi.

Trimit, ce t'i mir tė biljėn,

ajo e piksi pėr spėrvjer,

natėn ce tė gapnej

nj'ushtėr kur tė qėllėnej;

por s'e dij motėra ime.

Perandajna ajo, e harruam,

vetejui kuljtonej mėmėn,

kriepjugurosurėn

e te varri e pa njogur,

e me ljot ju mbjuani sit.

Si hroaz mbi shtrat e nuses

shpis i qeshėn mjezėdit

e se ndien e paroni

kurm e saj me ljesht e bukur.

Uljet afėr e ruata.

Formadhe mėma ime

pat bes me ushtėrėn

Arbėrit t'i ndihja;

e lja besa e pra vėdiq.

E kuljtova e, ka dukej

kopėshti, u prora e qajta.

Arat e skaljisėme

shi i but bunarenej.

Vernikokula me ljulje

e pėrflushur, si njė valle

ce uljet e mė pret nusen,

prit tė djellat me karpua.

Motra: - Triesa e shtruame,

throni afėr, moj vėlla,

via ljevrosu. Ashtu kopilj

mose ri ti heljemuar.

Milosao: - Motėra ime vogėlja,

pra ce shpin ti mė rėzove,

u tė shoh tė ljodhėtėz,

vetėmėz tė paruatur...

- Dhoks paft zoti ndėr qiell

cė na mori zonjėn mėm!...

Porsi ajo ce tė na rie

me ampni je tė na kuljtonj

ndo mos... - Ti fanėmir

mosė bėrė atė ce doj

ajo e mjelj, e fjejte natėn,

ndenjė ditėn tė peshtjeri,

si njė drit ce dhezjet

e shkeljqen njėra cė shuhet,

nė jeta mė doj tė jetėr.

Mua nj'e guaj me reshti mėmėn.

- Mėma pat shumė gadhi,

porsi ajo motėr e mjelj,

me peshtjėr e vapehtėz,

i l'ja statin tim vėllau

si drita me ri tek illi.

Tė zezėn pėr tė varesur

cė e do e nėng e lje,

ashtu gjith ce me harruan?

Sa e bukur kish ljer!...

Sa hje nd'ato zakon!



Kėnga XXVIII

Ranė kėmborė e tambure.

Me njė vel tė zi nė krye,

ime motėr maste

njė trėmbe lesh e mėndafsh,

qė e kish tisur vetė mėma.

Trimit qė do i mirr tė bijėn,

ia kish tisur pėr shatore,

qė tė hapte natėn

ushtėrisė kur t'i printe;

por s'e dinte motra ime

e prandaja, e harruar,

filli vetėm kujtoj mėmėn,

kryepluhurosurėn

e qė s'njihej mė te varri;

iu veshėn sytė me lot.

Ish pa jetė si piktura,

qė mbi shtratn' e nuses

nė mesditė i qesh shtėpisė

e s'e ndjen kurmin e saj

me atė flok tė bukur.

Ulur pranė, unė e vėshtroja.

Madhėshtorja mėma ime

pat besuar qė me ushtri

Arbėrit unė t'i ndihja;

e la besa edhe vdiq.

E kujtova dhe, nga duket

kopshti, u ktheva e qava.

Arat e prashitura

shiu i butė i bunartė.

Kajsia me lule

frushkullonte si njė valle

qė ulet e mė pret nusėn,

pret tė dielat plot fruta.

Motra: - Ja tryeza e shtruar,

froni pranė, o vėlla;

hajde, ngushėllohu,

kaq i ri dhe vec helmuar!

Milosao: - Motra ime e vogėla,

pasi m'ujdise shtėpinė,

po tė shoh tė lodhur, vetėm,

e qė s'tė hedh syt' njeri...

- Lavdi pastė nė qiell zoti,

qė na mori zonjėn mėmė!...

Kur tė na kujtojė ajo

nga vendi i paqes,

njėsoj ėshtė... - Ti je e lumtur

se gjithnjė si desh e mjera

bėrė: ditėn punove,

natėn fjete, si njė dritė

qė ndizet edhe shkėlqen

gjersa shuhet, edhe botės

mė s'i lypset. Mua mėmėn

njė e huaj ma largoi.

-Mėma pat shumė gėzime,

porse ajo motėr e mjerė,

punėtore e varfėr,

i la shtatin tim vėllai

si drita qė rri tek ylli.

C'e mėrzit tė zezėn?

Pėrse nuk e lė tė qetė,

pasi tė gjithė e harruan?

Sa e bukur kishte lerė!...

Sa hie nė ato zakone!...

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
FEe8Y

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė