Zoti tė dhashtė - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Zoti tė dhashtė - Migjeni.

Novela "Zoti tė dhashtė" nga Migjeni.

Novela
Novela "Zoti tė dhashtė" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/09/2017 21:54

Dikush trokit nė derė...

- Kush a?

- A po na fal ndoj send, zojė?

- Zoti tė dhashtė!

- Mė fal ndoj send, tė dhashtė Zoti shėndet...

- Hajt! Zoti tė dhashtė!

Por lypėsi e di se ē'domethanė "Zoti tė dhashtė": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma tepėr fuqi i bie derės. E tash pėrmrenda asht zani ma i rreptė:

- Hajt more! Zoti tė dhashtė! A merr vesht?

Lypsi doemos i duhet me marrė vesht. E len atė derė, msyn tė dytėn, tė tretėn, tė katertėn, e kėshtu me rradhė, tė gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rrugė sot pėr sot asht fusha e veprimit tė tij. Nesėr asht ndoj rrugė tjetėr. Fushat e veprimit tė qytetarit tonė janė tė ndryshme. Dhe ndryshojnė njena nga tjetra, siē ndryshon parajsa nga ferri, me tė gjithė variacionet piktoreske dhe mallėngjyese. E lypsit, qė trokit nga dera nė derė, diku ia falin ndoj send, diku i thotė zoja e shtėpisė: "s'kam besa" - dhe lypsi atherė asht i butė, shkon tue mbajt mend kėtė derė, me ardhė ndoj ditė tjetėr. Por at "Zoti tė dhashtė" lypsi s'e duron; s'don ta dėgjojė. Ai e din mirfilli se ē'do me thanė "Zoti tė dhashtė". Edhe atė, i cili pėrcjell me kėto dy fjalė, ai fillon ta nijė. Kurr ai s'i ka ndamė kėto dy fjalė njenėn nga tjetra. Kudo qė dėgjon fjalėn "Zot", ai pa dashje ia shtonte atė "tė dhashtė" dhe nė tru tė tij u krijonte diēka qė s'kuptohet e qė mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti tė dhashtė" domethanė tallje.

Njė ditė, me njė buzėqeshje ironike, duel lypsi nga njė ndėrtesė me kryq nė majė, se aty kishte vėshtrue kėto fjalė: "Zoti qė kujdeset pėr zoqtė e qiellės, s'ka me i lanė njerėzit tė vdesin nga uja". Hėė - thoshte lypsi tue dalė - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pėr trumcakė edhe priftent, por pėr mue s'e besoj. Mue dhe shokėt e mi, po na harron bota e si mos tė na harrojė Zoti, qė s'na ka parasysh. Por thonė, se Zoti... kėtu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa njė plaku me bastun.

- Zotni, tė lutem, mė fal ndoj send...

- Zoti tė dhashtė!

Lypsi shtrėngoi dhambėt pėr ta ndalė gjuhėn, e cila ishte gati tė kalojė kufirin e bjerzis. Shtrėngoi dhe grushtat, e thonjt qė tash sa kohė nuk i kishte tė preme, iu ngulėn nė dhanat e duerve. Pėrpara vetes nuk shef asgja tjetėr, veē objekte mnie. I bjen ndėr mend, koha kur s'ka pasė nevojė me lypė. Pėrkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qė vijshin ditė shtune nė prakun e dyqanit tė tij, kur ishte farkėtar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse janė shumė lypsa. Kujt i epet ma parė? Arsyetonte lypsi sė fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemrėn e trunin e tij dhe m'at ēast donte tė shfrejė nė njė mėnyrė akatare tue rrahė hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe ēekic. Puna del e dyshimtė dhe e rrezikshme.

Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti tė dhashtė!".

Reklamė

Komentet (2)

Shum e mir vepra
- Alma, Bilinic, 14-12-2018 13:56
215
241
Vlerėso komentin

Shum e mir vepra
- Alma, Bilinic, 14-12-2018 14:02
214
177
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Qa<:

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė