Perspekti - Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti

Historia e Skėnderbeut ėshtė njė libėr historik me Autor Marin Barleti.

Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti.
Historia e Skėnderbeut - Marin Barleti.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 27/09/2017 15:57, Ndryshuar: 09/10/2017 20:58

"Historia e Skėnderbeut", e shkruar nė latinisht nga Marin Barleti, prift Shkodran, u botua pėr herė tė parė nė Romė rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepėr monumentale historike tregon jetėn dhe veprėn e heroit legjendar tė kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. E pėrkthyer pothuaj nė tė gjitha gjuhėt europiane dhe, mbas 500 vjetėsh, edhe nė gjuhėn amtare tė Barletit, shqipėruar nga Stefan l. Prifti, ajo pėrfaqėson ungjillin e patrotizmit shqiptar. Me kėtė vepėr, Barleti u ka lėnė tė gjallė breznive figurėn e ndritur tė Skėnderbeut, princit tė epirotėve dhe mbrojtėsit tė krishtėrimit.

Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet; e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.

Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcėn e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botėkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe i mbrojtėsit tė lirisė, prijės i njė populli luftėtar e trim, tė dashuruar deri nė dhembje me trojet e veta dhe me lirinė.

Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.

Nė bibliografinė I, "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" gjejmė materiale tė ndryshme qė lidhen me Skėnderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili ėshtė edhe historiani dhe kronisti mė i saktė i figurės sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia pėr jetėn dhe bėmat e Skėnderbeut, princit tė epirotėve) ėshtė pėrveē 'Rrethimi i Shkodrės' (De Obsidione Scodrensi, 1504) njė prej veprave mbi tė cilėn janė referuar shpeshherė historianėt. Lidhur me autorin, jetėn dhe veprėn e tij, nuk kemi mundur akoma tė grumbullojmė materiale sinjifikative, por nė pritje tė njė kompletimi tė tė dhėnave pėr tė, dhe citimit tė veprave tė tij, qoftė lidhur me veprėn "Rrethimi i Shkodrės" apo vepra tė tjera, po publikojmė kėtu shkrimin "Skėnderbeu" nga vėllimi "Historia e heronjve" tė baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Ėshtė njė personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur nė Norvegji, nė kohėn kur Norvegjia i pėrkiste mbretėrisė sė Danimarkės. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalėt: "Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori."

Skėnderbeu - nga Ludvig Holberg

Dikur para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem, ku mė i riu quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do pėrshkruaj...

Kur Sulltan Murati Turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij Gjergjin sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i Madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar ai pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, ēuditėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė tepėr nė moshė la tė kuptojė se s'kishte dėshirė mė tė vogėl pėr tė nxėnė ushtrimet ushtarake, kėshtu qė i dha Sulltanit sinjale tė tilla dhe ai e bėri atė menjėherė Sanxhak, qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohe tė shkurtėr atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur gjithkund.

Kur ai pas shumė fitoreve u kthye pėrsėri nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u bė njė dyluftim krenarie nga njė shqiptar, i cili pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi njė nga njerėzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe.

...(pas dezertimit tė Skėnderbeut dhe dėshtimit tė osmanėve herė pas here)...

E gjithė bota po ēuditej pėr fuqinė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, tė thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull i ēuditshėm se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu, tė njė vendi tė vetėm mund tė bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se nė personin e Skėnderbeut ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte vetėm e nevojshme tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.

... Kur Skėnderbeu ishte pranė vdekjes, shtrirė dhe me temperaturė tė lartė, ndodhi njė sulm i ri turk. U hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat dhe vdiq pak kohė mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė e ēuditshme se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai i shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, vetė shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė.

Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėrua nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė, por e pėrkryer ėshtė historia e njė epirioti, Marin Barletit, nė 13 vėllime, tė cilėt unė i kam ndjekur nga afėr. I njėjti Barlet dėshmon se qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas.

Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori.


Komentet (5)

ORE PSE NK KOPJOHET KJO SE KAM NJE PROJEKT PER TE BER UN
- EDI, TIRAN, 02-04-2018 17:20
650
423
Vlerėso komentin

http://www.perspekti.com/shqip/edukim/letersi/reklama/447/historia-e-skenderbeut-marin-barleti.jsp
- Ismet, Peja, 29-11-2018 18:15
416
365
Vlerėso komentin

- Ismet, Peja, 29-11-2018 18:17
330
327
Vlerėso komentin

a mundem me bo copy apo jo?
- rita, Prishtine, 26-12-2018 21:11
466
562
Vlerėso komentin

ama bash sen spo vyka kjo kshtu kur smundesh me bo copy pff -_-
- rita, Prishtine, 26-12-2018 21:20
471
288
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
WIij

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.