Perspekti - Analizė - Ēeta e profetėve - Pjetėr Bogdani.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Analizė - Ēeta e profetėve - Pjetėr Bogdani.

Me rastin e 300-vjetorit tė vdekjes sė Pjetėr Bogdanit, mė 1989, Redaksia e Botimeve e "Rilindjes" nė Prishtinė botoi veprėn e tij "Ēeta e profetėve".

Analizė - Ēeta e profetėve - Pjetėr Bogdani.
Analizė - Ēeta e profetėve - Pjetėr Bogdani.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/10/2017 15:20, Ndryshuar: 09/10/2017 22:21

Qė nė hyrje tė analizės sė veprės ceket se duke filluar prej Pal Engjėllit, autorit tė Formulės sė pagėzimit (1462), e deri tek De Rada, Pjetėr Bogdani zė njė vend qendror nė gjithė letėrsinė shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njėherėsh si poet, filozof, shkencėtar, teolog, etj. Eqrem Ēabej e vlerėson si njė stilist tė rrallė, i cili arriti nivelin e lartė tė pėrsosshmėrisė gjuhėsore dhe artistike.

Aty ceket edhe se vepra nė fjalė e Pjetėr Bogdanit ėshtė vlerėsuar si njė nga "kryeveprat e letėrsisė shqiptare" dhe se vlerat e larta filozofike (teologjike) dhe artistikoletrare tė saj imponuan qė vepra tė botohet nė qendrėn mė tė njohur tė Rilindjes Evropiane, nė Padovė.

Vepra gjeti interesim edhe tek lexuesit jashtė gjuhės shqipe, sidomos nė Itali. Nė Palermo tė Italisė, tek arbėreshėt, shėrbente si libėr shkollor, e po ashtu ceket se edhe gramatika e parė e botuar nė gjuhėn shqipe qe mbėshtetur nė alfabetin e Bogdanit, ngase ai ishte mė i pėrsosur se i Budit dhe i Bardhit. Pra, pėrmes fjalorit dhe Gramatikės, qė nė njė mėnyrė u hartua mbi bazė tė veprės sė P. Bogdanit, u vu.nė themelet pėr mėsimin e gjuhės shqipe.

Kėtė vepėr tė madhe, tė njeriut tė madh, sipas A. Stratikoit, duhet marrė si objekt tė denjė pėr studime tė mėdha jo vetėm shqiptarėt, por edhe dijetarėt e kombeve tė tjera. Mijatoviqi, p.sh., mahnitet me pasurinė e detajeve dhe qartėsinė e veprės dhe i duket gati e pabesueshme qė njė vepėr e tillė tė ketė mundur tė shkruhet nė shek. xvn, gjė qė, siē e thotė ai, tregon pasurinė e gjuhės shqipe, pasi ka mundur te thuhen shqip gjithė ato tema abstrakte qė thuhen edhe italisht.

Mijatoviqit dhe mund t'i duket e pabesueshme, kurse ne pėr njė ēast edhe mund tė krenohemi me kėtė thėnie tė tij, por kur tė kujtohemi se ne kemi prejardhje shumė tė hershme dhe traditė mijėravjeēare, si pasardhės tė popullit tė lashtė ilir, atėherė thėnia e Mijatoviqit mė tepėr na tingėllon si njė ironi e idhėt sesa njė befasi jona e kėndshme me tė cilėn e kėnaqim mikun. Fundi i fundit kultura 2000-vjeēare, e cila pretendohet se na takon, nuk do tė duhej tė linte hapėsirė pėr t'u befasuar miku Mijatoviq. Por, ne dimė qė tė gėzohemi si fėmija kur mendojmė se dikush ėshtė duke na lavduar.

Sa u pėrket tė dhėnave jetėsore pėr Bogdanin, aty thuhet se pas kryerjes sė shkollimit fillor dhe tė mesėm, si dhe pas pėrfundimit tė studimeve nė Loreto apo Padovė, ai u shugurua prift, e pastaj sėrish shkoi nė Itali pėr studime tė Farta nė teologji dhe filozofi, por talii nė Romė, ku edhe doktoroi. Me t'u kthyer punoi si ipeshkėv i Shkodrės 21 vjet dhe kishte nėn mbikėqyrje edhe argjipeshkvinė e Tivarit.

Gjatė udhėheqjes sė tij me selinė e Shkupit shkroi dhe botoi "Ēetėn e profetėve". Po ashtu thuhet se ishte kundėrshtar i rreptė i turqve dhe i metodave tė tyre qė pėrdornin kundėr popujve tė shtypur, sidomos kundėr klerikėve, dhe se nė bazė tė marrėdhėnieve qė kishte me Romėn dhe Vjenėn, angazhohej pėr njė kryengritje gjithėpopullore. Ai personalisht e kishte pritur komandantin e ushtrisė austriake dhe e kishte pėrcjellė gjer nė Prizren, ku gjenerali sėmuret nga murtaja, vdes dhe varrosetnė nė njė kishė nė Prizren. Pas njė viti, mė 6 dhjetor 1689 nga e njėjta sėmundje vdes nė Prishtinė edhe P. Bogdani.

I nipi i P. Bogdanit, Gjergj Bogdani, mė 20 Dhjetor 1689 pėrmes njė letre dėrguar nė Romė bėn me dije se trupin e P. Bogdanit, arqipeshkėvl, turqit e kishin nxjerrė nga varri dhe ua kishin hedhur qenve nė tregun e Prishtinės. Kjo ėshtė pak a shumė historia jetėsore e cila na jepet pėr Bogdanin.

Sa i pėrket historisė sė krijimit tė veprės, aty ceket se ajo fillon prej 25.6.1675, kur ai me njė leter dėrguar Kuvendit tė Propagandės kėrkon pėr t'ia shtypur veprėn. Megjithatė, thuhet aty, vepra iu shtyp nė Padovė, tek mė 1685, pasi qė e kishte pėrkthyer edhe nė italishte dhe pranuar qė tė shkruhet posi njė fjalor nė dy shtylla italisht e shqip, ēka u prit mirė edhe tek lexuesit italianė, e qė bėri qė ajo tė botohet edhe nė dy botime tė njėpasnjėshme (1691, 1702).

Botimit tė parė tė veprės i paraprijnė 23 parathėnie dhe pėrkushtime tė autorėve tė ndryshėm nė gjuhėn shqipe, italiane dhe serbokroate, cka thuhet se ishte njė dukuri e rrallė e kohės dhe paraqet pėrkrahjen nga personalitete tė ndryshme tė vlerės sė madhe tė veprės dhe respektin ndaj autorit.

Edhe Bogdani, thuhet aty, i shkroi tri parathėnie, nė tė cilat paraqet motivet kryesore qė e frymėzuan qė tė shkruante veprėn, idealet e larta njerėzore dhe patriotike, ngase "po dergjet atdheu nė robėri tė errėt, i verbuar me dy palė mjegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mėkati dhe mosdija".

Nė letrėn "lexuesit tė nderuar" thotė: "Nuk shkrova pėr lavdin tim, por pėr dobi tė shenjtės fe".

Shtatėmbėdhjetė pėrkushtimet dhe tekstet e tjera ngrisin lart fytyrėn e Bogdanit dhe veprėn e tij, ngase patriotizmi dhe humanizmi i Bogdanit dhe i veprės, si dhe pėrcaktimi i tij nė luftė konsekuente kundėr turqve dhe angazhimi i tij organizativ pėr rezistencė, siē thuhet, i paska frymėzuar kėta poetė qė ta krahasojnė me Skėnderbeun dhe epopenė e tij tė lavdishme.

Pėr t'u vėrejtur mė mirė madhėshtia e Bogdanit, fillohet tė numėrohen gjuhėt tė cilat i ka njohur ai e qė ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetėr), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (pėr nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet pėr t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frėngjishten dhe gjermanishten.

Nė fund, si pėrfundim i qėndrimit kritik pėr veprėn "Ēeta e profetėve" qėndron:

"Vetėm vetėdija dhe besimi i thellė nė forcėn e gjuhės shqipe, kėtė intelektual dhe patriot tė madh e shtyri tė shkruajė njė vepėr kaq tė madhe. Nė personalitetin e tij duhet parė gjeniun nė punėn e tij: shkriu dijen e kohės sė pėrparuar, artin e vet e vuri nė mbrojtjen e idealeve tė veta, duke ia kushtuar nė radhė tė parė kombit.

Prej vlerave tė shumta shencore dhe artstiko-letrare tė veprės sė P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtė e ēėshtjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhėsore nė shtjellimin e lėndės nė prozėn shkencore, humanizmi i lartė nė paraqitjen e realitetit tė kohės, filozofia, intelekti i rrallė letrar, etj.

Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, ēka shihet nė idenė pėr lėvizjen ballkanike, pėr liri kombėtare dhe shpirtėrore.

I. Rugova shkruan: "Kjo vepėr, thėnė metaforisht, ashtu si e thotė Bogdani pėr parimin e tij filozofik, Zotin, ėshtė njė krua i gjallė, ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, ku shumėkush mund tė marrė ujė, e s'do tė shteret lehtė".

Arti i tė shkruarit dhe ligjėrimit qė mishėrohet nė vepėr si tregues i nivelit tė kulturės dhe zhvillimit intelektual tė tij dhe angazhimi dinjitoz si prijės dhe tribun popullor e ngrisin lart veprėn e tij madhore, tė lindur nė gurrat e njė humanizmi tė thellė, duke i treguar popullit rrugėn e zhvillimit tė lirė e tė pavarur, andej kah bota e pėrparuar."

Kreu i parė

Ishte kjo pra, shkurtimisht, reklama ne ngjyra qė i bėhet veprės "Ēeta e profetėve" tė shkruar para mė se 300 vjetėsh nga Pjetėr Bogdani.

Me reklamėn e kritikės bashkėkohore cilido lexues do tė pajtohej nė tėrėsi, me njė tė vetmin kusht: qė vetė veprėn tė mos e lexojė fare.

Mirėpo lexuesi ynė, i shtyrė nga njė patriotizėm qė ia pėrvėlon shpirtin, e pse jo ndoshta edhe i nxitur nga krimbi i kėrshėrisė, atij mbreti tė dijes, ka mundėsi, e sigurisht se edhe do tė pajtohet nė tėrėsi me analizėn e bėrė nga aspekti letrar-historik dhe gjuhėsor nė pėrgjithėsi, kurse nga aspekti filozofiko-historik, e pse jo edhe humanist dhe njerėzor, po ta lexojė veprėn, do tė hasė nė njė konfuzion tė thellė dhe nė njė mospajtim total nė mes tė reklamės sė ylbertė, e cila i bėhet veprės, dhe poshtėrsive tė cilat i has nė vetė veprėn.

Pluhuri i filozofisė sė hirit tek Boodani, doktor filozofie dhe teologjie, nuk shkėlqen fare si na servohet me dhunė nga bashkėmendimtarėt e tij dhe interesxhinjtė e tjerė.

Qė nė fillim dėshirojmė tė cekim se Bogdanit ia pranojmė tė drejtėn qė ta mbrojė besimin e tij, fenė e krishterė, me argumente dhe fakte. Mirėpo, nuk do t'ia pranojmė tė drejtėn as Bogdanit e as tė tjerėve qė atėherė kur tezat e tij janė tė tejdukshme, kundėrthėnėse dhe jobindėse, qė tė drejtėn e tij rnbi tė vėrtetėn tė provojė ta realizojė pėrmes fyerjeve tė pashembullta tė kundėrshtarit ideologjik, besimit islam, pa le tė jenė ato edhe fyerje prej "humanisti".

Qėndrimi i I. Rugovės se vepra ėshtė njė krua ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, po tė mos kishte nė vete atė vrerin e hipokrizisė, do tė tė bėnte pėr t'u qeshur. Mbase Rugova kur e ka thėnė kėtė ka menduar nė ateistė, tė cilėt veprėn e kanė marrė pėr njė pėrrallė tė bukur tė gjuhės shqipe tė cilės, kuptohet, nuki besojnė, pore lexojnėnga arsyeja se ėshtė njė vepėr e vjetėr e shkruar nė gjuhėn shqipe. Me kėtė rast, si duket, Rugova e kishte harruar popullin e vet shumicė tė konfesionit islam. Ai sikur ėshtė i tascinuar me germat dhe shprehjet qė i pėrdor Bogdani, ngase janė tė shkruara shqip, dhe nuk i ėshtė me rėndėsi se ēka krejt pėrmban fjalia nė vete. E fjalia, qoftė edhe shqip e shkruar, mund tė shprehė njė tė pavėrtetė, por edhe mundet qė tė lėndojė nė shpirt.

Konstatimi i tij pėr shqetėsim intelektuai ėshtė i vėrtetė dhe real, por pėr kėnaqėsi do tė duhej pyetur 90 pėrqindėshin e popullit shqiptar! Kemi bindjen se askush nuk do tė ndiente kėnaqėsi po qe se fyhet, qoftė edhe nė gjuhėn e tij amtare, pra nė gjuhėn shqipe, siē kemi tė bėjmė me kėtė rast.

Letra e P. Bogdanit dėrguar patronit tė tij Barbadik, nga aspekti letrar vėrtet ėshtė e shkruar bukur dhe e vetmja gjė qė i pengon krenarlsė sė njohur shqiptare ėshtė lajkatimi i tepėrt i Bogdanit qė i bėn atij. Mbase koha do tė ketė kėrkuar ashtu.

Nė "Tė primit pėrpara letrarit " Bogdani thotė: "Ku lulėzojnė shkencėtarėt, letrarėt dhe dija, lulėzon e mira". "E duke qenė dheu i Arbėrit nė mesin e tė parėve, nuk mund tė qėndroj nė hiri tė Tinėzot, e as nuk mund tė shelbohet pa pasur kush ta ndriēoi nė dije e nė fe, ngase fej a fitohet nga tė dėgjuarit". Pra, tė dėgjuarit i nevojitet qė tė ndriēojė besimin e krishterė, i cili ėshtė nė vend tė parė, kurse patriotizrni nuk duket, porse kuptohet, ngase feja pa njerėz nuk ėshtė fe. Pra, patriotizmi tek Bogdani paraqitet tek pas fesė.

Qėllimit kryesor tė Bogdanit, propagandimit tė fesė sė krishterė, si besirn i vetėrn idea dhe i drejtė sikur i shmangen me qėllim analitikėt e kohės sone, me ēka autorit tė "ēetės sė profetėve" i bėhet e padrejtė. Ai parathėnien - "lexuesit tė nderuar" - e pėrfundon kėto fjalė : "Ta kesh me dije se unė shkrova per njerėz tė padijshėm, pra pėr dobi tė shenjtės fe, e jo pėr lavdin tim", e as pėr patriotizėm, do tė thoshin gojėkėqinjėt, kurse, ne qetė konstatojmė: - feja i ishte nė vend tė parė, pastaj kombi. Themi kėshtu dhe plotėsisht pajtohemi me kėtė rradhutje tė gjėrave primare siē bėn edhe Bogdani.

Kur therni kėshtu, mendjen e kemi tek fakti se fej a si mishėrim i sė vėrtetės, mirėsisė dhe drejtėsisė pėr tė gjithė njerėzimin, e cila e mėson njeriun pėr vetveten e tij, prejardhjen dhe qėllimin e ekzistencės, duke i caktuar njėherit rrugėt mė tė mira tė zhvillimit tė tij individual dhe shoqėror, e fisnikėror dhe pėrparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerėzimin nė tėrėsi pa kufizime kombėtare. Feja, si mėsim mbi tė vėrtetėn dhe vetė e vėrteta janė sinonim i sė mirės dhe tė drejtės, kurse pėr kombin kjo nuk mund tė thuhet, ngase kombi nė vete pėrmban ēdo gjė.

Tė jesh i pastėr dhe i vėrtetė nė besim fetar tė drejtė, do tė thotė qė tė integrosh nė vete tė gjitha virtytet njerezore nga tė cilat kanė dobi tė gjithė, edhe kombi. Kjo nuk do tė mund tė thuhet pėr kombin, ngase pjesėtarė i njė kombi ėshtė edhe i ndershmi e edhe i pandershmi, hajni dhe mirėbėrėsi, vrasėsi dhe... cili jo? Kombit i takojnė edhe tė mirėt e edhe tė kėqijtė, patrioti i vėrtetė sė bashku me tradhtarėt dhe faqezinjtė. Kombi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė dėshmi e sė mirės, e as e sė keqes. Aty edhe pjesėtari mė i ndershėm i tij mund tė jetė i pandershėm ndaj pjesėtarit mė tė ndershėm tė kombit tjetėr, ngase vetėdija kombėtare i dikton qė tė anojė ne dobi tė bashkėkombasit vrasės, e nė dėm tė njeriut tė ndershėm tė kombit tė huaj. Bindja dhe besimi i vėrtetė fetar kėtė nuk do ta bėnte dhe besimtari gjithherė do ta pėrkrahte tė vėrtetėn dhe drejtėsinė, njeriun si qenie e jo si komb, cka besojmė se paraqet njė shkallė mė tė lartė tė moralit nj'erėzor, sesa mund tė jetė morali kombėtar.

Dhe kėshtu, derisa Bogdani shkruan, siē thotė vetė "pėr dobi tė shenjtės fe", meritorėt tanė ia dėgjojnė me vėmendje vetėm tė rrahurit Mieshtėror tė ēekanit me germat e pėrdorura, shprehjet dhe presjet, pa e shikuar fare godinėn tė cilėn e ndėrton ai, thuajse Bogdani shkruan pėr hir tė muzikės qė lėshon tingėllima e ēekanit! Kjo ėshtė njė padrejtėsi e madhe ndaj tribunit tė popullit, i cili tenton te renovojė godinėn e vjetruar tė krishtėrimit, e cila po i shembej ēdo herė e mė tepėr para syve tė tij tė mjegulluar.

I bindur se populli kishte nevojė pėr atė godinėl, ai i pėrvishet punės pėr renovimin e sai. Ky ishte qėllimi parėsor i tij, kurse mjetet e punės, germat dhe fjalėt, presjet dhe pikat etj. i paraqiten vetėm si domosdoshmėri pėr kryerjen e punės, madje me moton: sa mė tė mira mjetet dhe veglat e punės, puna mė e lehtė dhe mė e efektshme.

Kaq sa i pėrket Bogdanit patriot, qėllimi i tė cilit, pra, ishte ngritja e vetėdijes sė popullit tė tij tė paarsimuar dhe tė prapambetur prej kohėsh pėr nevojėn dhe arsyen e besimit nė Tinėzot, pikėfillimin dhe pėrfundimin e ēdo gjėje. Ai kėtė popull, i cili sipas bindjes sė tij kishte mė sė tepėrmi nevojė, dėshiron qė ta edukojė sipas besimit fetar tė krishterė, nė mėnyrė qė edhe ai tė fitojė dije dhe tė fisnikėrohet moralisāt Pėr t'i bėrė kėtė tė mirė kombit, ai shkroi shqip, nė tė vetmen gjuhė tė kuptueshme pėr shumcėn dėrrmuese tė popullatės dhe ē'ėshtė e vėrteta, shkroi nė kėtė gjuhė mė bukur se paraardhėsit e tij, pėr ēka gjithėsesi edhe duhet t'i shprehim mirėnjohjen tonė. Por, meqenėse ai nuk shkroi shqip vetėm sa pėr tė shkruar, por shkroi me qėllim tė caktuar: - propagandimi i besimit tė caktuar fetar, ne duhet bėrė analizėn e mėnyrės sė shtjellimit filozofik tė qėllimit, gjegjėsisht idesė sė tij, dhe vetėm pastaj do tė na ishte mė e qartė madhėsia apo vogėlsia bogdaniane si filozof dhe teolog.

Ėshtė pėr keqardhje dhe mashtruese deviza sipas sė cilės veprojnė shumica e intelektualėve tanė, e cila gjithherė kėrkon, pa pėrjashtim, qė tė gjendet njė veti e mirė nė popull, sado e vogėl tė jetė ajo, dhe pastaj tė zmadhohet me mijėra herė, tė zbukurohet gjerė ne fascinim, aq sa fillojnė tė tė mirren mendtė nga madhėshtia kombėtare. Kėshtu, studiuesi i vogėl mund tė fitojė epitetin doktor i madh, kurse guximtari i rrallė i vėrejtjeve dhe pikėtimeve tė vetive negative nė popull shpallet hiē mė pak se tradhtar. Kėto janė ato shkėlqimet momentale qė sillen rrotull mbi mjerimin e popuilit tonė, pa dijetarė dhe me pėrplot doktorė shkencash, shkėlqime mashtruese tė drejtimit tė gabuar nė edukim, tėrė bardhėsi tė qelqtė falso, e cila thyhet pėr tė parėn mundėsi tė pėrvetėsimit tė pandershėm material.

Kreu i dytė

Kur Bogdani shkroi nė "Ēetėn e profetėve" (shk 1, ligj. 1, par. 2) se - nuk giendet njeti nė botė aq shtazarak qė do tė thoshte se nuk ekziston Hyji, - ai nuk pandehte se mu nė gjirin e popullit tė tij do tė gjenden njerėz tė tillė, tė cilėt si tė ditur qė shtihen, me shembullin e tyre personal i bien moh kėtij konstatimi dhe njėherit vėrtetojnė pikėn apo paragrafin e shtatė tė kėsaj ligjėrate, gjegjėsisht profecinė aktuale tė profetit David:

"Detisa njetiu qe me nder, nuk u muar vesh, mi're"po kur u barazua me shtazėl e padittira, atyre u pėrngiait". (Psalmi 40)

A s'ėshtė e vėrtetė se edhe shkenca jonė, e cila prejardhjen e njeriut e nxjerr mga teoria darviniane, nuk kėrkon asgjė tjetėr pėrveē njė barazimi tė tillė!

Nė tėrė ligjėratėn e parė tė shkallės sė parė teologjia dhe filozofia e Bogdanit qėndrojnė nė lidhje tė fortė kohezioni, duke e mbėshtetur njėra-tjetrėn pėr mrekulli. Mirėpo, me kalimin nė ligjėratėn e dytė, ku Bogdani dėshiron qė nė mėnyrė filozofike tė dokumentojė "si ėshtė njė Hyj nė tri veta", gjėrat komplikohen dhe ngatėrrohen aq tepėr sa ajo qė thuhet me njė rast si konkludim i prerė, nė rreshtin pasues shkatėrrohet me tėrė vullgaritetin e njė sharlatani, ēka filozofisė sė "hollė" tė Bogdanit ijep ngjyrėn e nj'ė filozofie mjeruese.

Bogdani filozof shumė shpejt e harron thėnien e tij, tė cilėn e kishte cekur nė shkallėn 1 dhe ligjėratėn 1, paragrafi 21, ku kishte pėrfunduar:

"Hyji i pakufishėm dhe i pėrsosur ėshtė larg ktijesave, qė kanė zėnė fļll dire janė tė sosura, nuk mund tė jepet ndonjė pėrjetėsim nė mes tė Hyjit dhe njetiut." dhe e cek shėn Augustinin:

Marrim vesh aq sa mundemi, kur nuk mundemi besojmė, dhe vetminė, si ligj njerėzor qė tė bėn pėrtac, tė sillesh posi kafshė e pa tė mirė, sic thotė Bogdani, e aplikon edhe nė spjegimin e Hyjit tė tij, me ēka faktikisht vendos njėfarė pėrjetėsimi. Ata tė pafetė, siē i quan ai besimtarėt e tesė islame, patėn aq besim dhe fe sa qė kurrė nuk u kujtuan qė ta bėjnė njė krahasim tė tillė tė marrė dhe njėherit ofendues.

A ndej nga lind ideja, vazhdon Bogdani, i thonė i Ati, e ideja qė lindel i thonė i Biri. I ati, duke u sodittir giithherė nė qenien e vet prodhon idenė e vet, te birin, posi njetiut tė cilit, duke u sodittit pa ndėrpretė nė pasqyrė, pandėrprerė edh e i prodhohet pamja e tij, gjegjėsisht vetvetja.

Sė pari, njė soditje e tillė e pandėrprerė do tė ishte monotone edhe pėr vetė Hyj in dhe, sė dyti, me atė soditje apo prodhim tė vetvetes si nė pasqyrė, do tė prodhohej pamja e jo edhe vetvetja, do tė reprodukohet njė emitim jo i gjallė i asaj vehtjeje hyjnore, njė si hije e vdekur e qenies se gjallė ekzistuese. Megjithatė, slē do tė shihet mė vaine, Bogdani me cdo kusht tenton qė kėtė tezė mbi trininė ta mbrojė me tė gjitha mjetet e mundshme, duke pėrdorur edhe shprehje tė cilat nuk i takojnė fare kulturės sė njė shkencėtari tė mirėfilltė, siē tenton ndokush ta quajė Bogdanin. Aq mė tepėr na bėn pėr t'u qeshur mendimi qė dikush, duke reprodukuar pamjen e vet nė pasqyrė asaj pamjeje t'i thoshte: biri ose bija ime!

"Birėria nuk qėndron ashtu se njė send lind prej tjetrit, por duke lindur nė shėmbėlltyrėn e atit prej tė cilit lind", thotė Bogdani, dhe sqaron:

"Lisaave nuk u thonė bijtė e dheut, porfryt i dheut, sepse nukjanė nė ngjashmėri me dheun".

Konfuzion i qėllimtė apo gabim i doktorit tė filozofisė? Me ē'arsye, meqenėse njė send lindka nė shėmbėlltyrėn e tė atit, ai e merr dheun pėr atė tė lisit, e jo lisin atė dhe farėn e tij? Ėshtė e vėrtetė dhe cdo kush pajtohet se lisi nuk ėshtė nė ngjashmėri me dheun, por problemi as qė mund tė shtrohet nė kėtė mėnyrė, pėrveē nėse nuk dėshirohet qė tė qitet fall. Edhe po tė merrej si shembull i atėrisė lisi, prapėseprapė nuk do tė thuhej: lisi i biri i lisit, ngase atėria dhe bijėria janė shprehje tė cilat sidomos kanė kuptim nėse pėrdoren si shprehje cilėsimi tek njerėzimi si qenie e botės sė gjallė organikel, e mė pak nė botėn shtazore dhe aspak nė atė bimore.

Mendja, sipas mėsimit tė krishterė dhe shpjegimit filozofik tė Bogdanit, ėshtė Hyji, kurse ideja e mendjes, qė ėshtė e ngjashme me mendjen, ėshtė i Biri. Shpirti i shenjtė nuk ėshtė nė gjasim me ta, por sipas vullnetit njedh prej tė dyve, andaj edhe quhet jo i biti, por shpirti i shenjtė.

Pra, vazhdon Bogdani, detyrohemi tė rrėfejmė se Hyji ėshtė nė tri veta e njė nė natyrė, sikur rrota e diellit, rrezja qė lind prej saj dhe tė nxehtėt qė njedh prej tė dyjave. Rrota e diellit ėshtė diell, rrezja qė lind prej tij ėshtė diell, e tė nxehtėt qė rrjedh prej tė dyjave ėshtė diell, ashtupra s'janė tre shpirtra, as tre diej, por njė shpit i vetėm dhe njė diell i vetėm.

Nė kėto tri veta asnjėra nuk ėshtė e para apo e fundit, mė i madh apo me i vogėl, por tė tre nė vete janė tė njėmendtė dhe tė amshueshėm.

Duke u mbėshtetur nė kėtė rezonim tė Bogdanit, lehtė del tė kuptohet se qenia e cila e reprodukon painjen e vet duke e soditur si nė pasqyrė ėshtė e njėjtė me pamjen e reprodukuar dhe dashurinė qė e lidh qenien me vetė pamjen e saj, dhe se asnjėra s'ėshtė as e para as e fundit, ēka rrjedhimisht le tė kuptohet se nga pamja mund tė reprodukohet qenia, qė s'ka fare logjikė, si dhe qė nga dashuria mes qenies dhe pamjes tė lindin qė tė dyja - qenia dhe reprodukimi i pamjes sė saj, gjė qė po ashtu nuk mund tė qėndrojė. S'ka qenie - s'ka as reprodukim. Nga pasqyra e zbrazėt nuk mund tė prodhohet qenia, kurse pėr t'u reprodukuar reprodukimi i pamjes sė qenies nė pasqyrė, duhet sė pari tė ekzistojė qenia, ndryshe nuk mund tė ketė reprodukim. Kjo madje i ėshtė e njohur ēdo laiku. Po ashtu edhe dashuri nė vete, pa qenie, nuk mund tė ketė. Prandaj edhe qėndrimi filozolik se kėtu nuk kemi tė parė as tė mbramė nuk qėndron. I pari gjithmonė duhet tė ekzistojė, nė mėnyrė qė tė tjerėt tė mund tė rriedhin prej tij. Nevoja mbi ekzistimin e tė parit shihet shumė mirė edhe tek Bogdani gjatė shtjellimit tė ligjeratės sė parė nė shkallėn e parė, atėherė kur Hyji ishte nė vete, por me kalimin nė ligjėratėn e dytė, kur tentohet tė shpjegohet ajo qė edhe nuk mund tė shhjegohet, si ėshtė njė Hyj nė tri veta, atėherė i humbet filli logjikės, e me kėtė edhe mundėsia pėr ta gjetur tė vėrtetėn.

Thėnia e Platonit, tė cilėn Bogdani e apostrofon nė fund tė kėsaj ligjėrate. pėr tė sforcuar qėndrimin e vet teologjiko-filozofik mbi treshin hyjnor, po ashtu nuk qėndron.

Platoni tha, cek Bogdani:

"Njoha njėrin qė bėti tė gjitha gjėrat dhe tjetrin, nga i cili u bėnė tė gjitha gjėrat", me ē'rast mendon nė tė Atin dhe nė tė Birin, kurse shprehja - njė qė bėri - ka tė bėjė me idenė si qenie, kurse - nga i cili u bėnė - shpreh materien e nėnshtruar vullnetit tė idesė dhe ndėrrimit tė formes se saj.

Se ideja nė filozofinė platonike ėshtė primare, kurse materia shprehet si domosdoshmėri e dorės sė dytė, Bogdani e ka ditur. Mirėpo, duke dashur diē krejt tjetėr, ai thėnien e Platonit e pėrdor dhelpėrisht nė atė mėnyrė sa lė mundėsinė pėr t'u kuptuar se qysh Platoni paska vertetuar pėr Atin dhe tė Birin. Kėtė e kanė ditur edhe papėt, kardinalėt dhe tėrė ajo botė e pėrparuar sipas teneqerrahjes sė inteligjencisė sonė, por heshtėn, siē thotė Ahmed Deedati, si minjtė e kishave. Dhe si tė mos heshtin kur ai pėrparim i tyre nuk u mundėsonte qė nė mėnyrė bindėse ta dėshmojė tezėn e marrė teologjike mbi trininė. Megjithatė, siē do tė na njoftojė mė vonė I. Rugova, libri nuk mori vizėn pėr botim, por u botua pas njė vargu dredhish tė ndėrmarra nga tribuni ynė. Gėnjeshtrat, mashtrimet, poshtėrsitė, si dhe falsifikimet e Bogdanit humanist, tani e tutje nuk do tė kenė tė ndalur.

Kreu i tretė

Falsifikimi i shkrimit shenjtė - T r i n i a

Gjeneza (kreu 1): "Ta bėjmė njetiun sipas gjasimit dhe shėmbėlltyrės sonė", - Hyji, pėr tė kallėzuat- shoqėrinė e tre vetave, thotė bėjmė e jo bėj, shėmbėlltyrėn tonė e jo timen. - Kėshtu e komenton fjalinė Bogdani, dhe pėr ata qė mund tė dyshojnė, me nguti vazhdon: Ky interpretim pėr fenė deklarohet nga Kuvendi i Sirmiensit nė kreun 14; "Nėse thotė dikush, meqė ėshtė shkruat-, tė bėjmė njeriun etj., se nuk i flet i ati tė birit, por se ai i flet vetvetes, qoftė mallkuar, lidhui, e mbajtur."

Ē't'i thuhet kėsaj klithjeje dėshpėruese tė tė paaftit, i cili duke mos pasur aftėsi pėr tė rezistuar me fakte, kėrkon bindje tė pakushtimtė, symbyllazi dhe me duar tė lidhura pėrtndryshe tė bjer mallkimi... !

Ēfarė besimi mund tė jetė ky dhe ēfarė filozofie ėshtė kjo, kur tė gjitha degėt dhe pipat e arsyes sė shėndoshė tė trungut fetar i shkurton njėanshėm dhe me mallkim tenton qė tė mbrojė "bukurinė" e cungut tė ngurtė fetar? Nė qoftė se pranohet ky besim dhe kjo filozofi, e cila e pėrjashton arsyen e logjikės sė shėndoshė, atėherė feja e krishterė do t'i pėrngjante njė kėshillimoreje pėr memecė, tė cilėt nuk guxojnė tė flasin as tė mendojnė, por tė cilėt kanė vetėm njė detyrė: qė tė binden dhe tė mos nxėnė kurrė nė gojė fjalėn logjikė, e cila ėshtė mėkatare sa edhe vetė djalli dhe e cila ėshtė e pėrjashtuar nga fjalori kristian!

Kreun 18 tė Gjenezės: - "Iu paraqit Zoti ynė Abrahamil dhe iu dukėn afėr tij tre veta, tė cilat ai i adhuroi deli nė tokė ditke thėnė, 0 Zot, nėse gieta hir nė sytė e tu" etj, Bogdani e komenton nė atė mėnyrė qė Zotynė, thotė, ėshtė nė tre veta njaj Hyj i vetėm, prandaj abrahami atyre tre vetvie u thotė "O Zot", dhe i adhuron pėr njė tė vetmin Hyj. Vetėmse Bogdani i mirė, kėtu, nuk na e sqaron se cilit nga ata tre veta Abrahami iu drejtua me "O Zot ... ", pasi qė ata tre veta do tė duhej qenė njė i vetmi Hyj, por me pamje tė njėjtė tė tre vetave. Iu drejtua Atit, Birit apo Shpirtit tė shenjtė? Natyrisht se pėrgjigjja e saktė do tė ishte: Asnjėrit! Asnjėrit nga ata tė tre, por vetėm Zotit tė vėrtetė, i cili edhe pse me pamje nuk ishte prezent, Abrahami Atij iu falėnderua pėr mysafirėt e ardhur dhe atij i drejtohet me "O Zot", po sikur ne nė raste tė ndryshme falėnderimi gjatė bisedės me bashkėbisedues themi - "O Zot shyqyr", etj., por me atė rast nuk e titullojmė bashkėbiseduesin. Ose, nė raste tė dėshpėrimit kur bashkėbiseduesit apo grumbullit tė njerėzve i thuhet: "O Zot, po ē'po bėhet kėshtu?!"

Me kėtė nuk do tė thotė se ne i jemi drejtuar cilitdo nga ata, duke e titulluar dhe njohur pėr Zot. Prandaj Abrahami nuk iu drejtua asnjėrit nga ata tre vetat me thirrjen "O Zot, nėse gjeta hir nė sytė e tu" etj., por si mikpritės qė ishte dhe i pėrmalluar pėr mysafirė, ai falėnderoi Zotin pėr mirėsinė qė pati duke i sjellė atij vizitues, ngase bindja e besimtarit ėshtė se asgjė nuk ndodh pa dijen dhe lejen e Perėndisė.

Megjithatė, duke dashur qė me ēdo kusht ta dokumentojė trininė, nė paragrafin 7 tė ligj. iii, shk. I, duke komentuar fjalėt e kreut 3 tė Eksodit, nė tė cilat thuhet: "'Unė jam ai qė jam, kėshtu thuaju tė bijve tė Izraelit, ai qė ėshtė mė dėrgoi mua tek ju. Pastaj u ndal e tha: Ke pėr tu thėnė tė bijve tė Izraelit, Zotynė, Hyji i Abrahamit e Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit mė dėrgoi te ju, ky emėrpėr mua ėshtė i pėrjetshėm",

Bogdani thotė:

- Ato fjalė tri herė nė Tinėzot do tė thotė se ai ėshtė nė tir veta, ndonėse njė nė natyrė apo qenie, dhe se tė tre vetat janė tė pėrjetshme.

Ėshtė e vėrtetė se tė pėrsėriturit e emrit Hyj tri herė, si Hyj i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit nuk ėshtė i rastėsishėm, po jo pėr tė treguar farė trinie, por pėr tė dokumentuar mė bindshėm tė vetmin Zot, gjithnjė dhe nė periudha tė ndryshme kohore, i cili nuk ndėrrohet dhe ėshtė i pėrjetshėm. Prandaj ai edhe ėshtė Hyj i Abrahamit, siē ėshtė edhe me vone po i njėjti Hyj i pandryshuar i Izakut, dhe po ashtu i nj'ėjti Hyj i Jakobit. Me kėtė pėrsėritje vetėm dėshirohet tė tregohet pandryshueshmėria e Hyjit nė krahasim me ndryshimin kohor tė kėsaj bote. Kėtu, nė kėtė botė, ēdo gjė ndryshon dhe rrjedh sipas ligjeve tė caktuara. Njerėzit lindin dhe vdesin, kurse Hyji qėndron, pėr tė gjithė i njėjtė, vetėm njė, prej fillimit e gjer nė tė sosur tė ēdo gjėje. Ai ėshtė ligjdhėnės dhe tė gjitha ligjet i nėnshtrohen atij, kurse vetė nuk u nėnshtro het asnjėrit nga ato. Kjo dokumentohet me pėrsėritjet e cekura.

Si do ta komentonte Bogdani fjalinė nė tė cilėn Hyji do tė pėrmendej pesė herė: si Hyj i Adamit, Hyj i Noeut, ngase i njėjti Hyj ishte edhe i tyre, e pastaj tė cekeshin edhe tre tė pėrmendurit? Qėndrimin qė do ta kishte Bogdani dhe bota e krishterė nė lidhje me kėtė mundėsi nuk e dimė, por arsyen pėrse u pėrmend Hyji tri herė e jo pesė, e marrim me mend: bota ishte pėrmbytur nė moshėn 600-vjecare tė Noeut. Jeta kishte filluar prej sė pari dhe gjuhėt ishin ndarė nė 72 sosh. Abrahami, nga i cili kishte prejardhjen populli izraelit, tė cilit pėrmes profetit Mojse po i drejtohej Zoti, lindi 161 vjet pas kėsaj ndarjeje. Nga ai lindi Izaku, e nga Izaku - Jakobi. Oė tė tre ishin besimtarė dhe adhurues tė njė tė vetmit Zot, dhe ishin paraardhės tė popullit, tė cilit pėrmes profetit Moise i drejtoheshin fjalėt e Perėndisė. Prandaj ai edhe ishte Hyj i Abrahamit, paraardhėsit tė izraelitėve, por edhe i njėjti Hyj i Izakut, po ashtu njėri nga paraardhėsit izraelit, si dhe ishte Hyj i Jakobit, i cili s'ishte askush tjetėr pėrveē vetė paraardhėsi i drejtpėrdrejtė i izraelitėve, d.m.th. i njėjti, vetėm njė, i cili ėshtė Po ashtu i njėjtė edhe pėr kohėn e Mojsiut kur edhe po i drejtonte fjalėt, po sikur kishte qenė gjithmonė i njėjtė edhe mė herėt dhe sikur do tė jetė gjithmonė i njėjtė edhe mė vone,porjo nė tresh, por njėsh, unikat i papėrsėritur. Meqė populli izraelit ishte i vetmi popull besimtar, kurse tė tjerėt ishin paganė, ėshtė e arsyeshme qė pėrmenden profetėt e atij populli: Abrahami, Izaku dhe jakobi. E Hyji ishte i vetmi Zot nė tė cilin ata kishin besuar, i njėjti Hyj. Nė paragrafin pasues 8 tė shk. dhe ligj. sė njėjtė, Bogdani cek se si Davidi profet (psalmi 66) thotė:

"Na bekoftė neve Hyji, Hyji ynė na bekoftė neve" dhe pėrfundon:

Hyji do tė thotė Hyji Ati, na bekoftė neve i Biri, Hyji ynė - dhe duke dashur qė tė krijojė trininė, fjalisė sė Davidit i shton nga vetja - "sepse e bėri njeri, na bekoftė neve Shpirti i shenjtė.

Dhe, natyrisht, kėtė trillim tė vetėdijshėm dikush e quan filozofi.

Pra, "Na bekoftė neve Hyji, Hyji ynė na bekoftė neve", ėshtė thėnie e profetit David Shtesa "na bekoftė neve Shpirti i shenjtė" nxirret kinse si konkludim nga njė shtesė e mėhershme, "sepse e bėri njeri''.


Komentet (2)

A ka mundesi mem tregu a jan vetem tre Krer. apo ka me shume ? per sa i perket permbajtjes ka qene e kompletuar , ju pergezoj , dhe me keni ndihmuar shume
- Luiza, Prishtina, 05-04-2018 12:08
304
433
Vlerėso komentin

A mun te jet e vertet a po jo??
- elisa thaci, Prizren, 19-11-2018 15:05
284
256
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
<>hP<

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė