Fjalėt e Qiririt - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalėt e Qiririt - Naim Frashėri

Vepra Fjalėt e Qiririt nga Naim Frashėri.

Vepra Fjalėt e Qiririt nga Naim Frashėri.
Vepra Fjalėt e Qiririt nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 21:59

Nė mes tuaj kam qėndruar

E jam duke pėrvėluar,

Qė t'u ap pakėzė dritė,

Natėnė t'ua bėnj ditė.

Do tė tretem, tė kullohem,

Tė digjem, tė pėrvėlohem,

Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,

Njėri-tjetrin tė njihni.

Pėr ju do tė rri tė tretem,

Asnjė ēikė tė mos mbetem,

Tė digjem e tė qanj me lot,

Se dėshirėn s'e duronj dot.

Unė zjarrit nuk i druhem

Dhe kurrė s'dua tė shuhem,

Po tė digjem me dėshirė,

Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.

Kur mė shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur;

jam i gjall' e jam ndė jetė

jam nė dritėt tė vėrtetė,

Unė jam nė shpirtit tuaj,

Mos mė kini pėr tė huaj,

M'ėshtė falurė durimi,

Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,

Tė mos mbeti n'errėsirė.

Jakėni rreth meje rrini,

Flisni, qeshni, hani, pini,

Nė shpirt kam dashurinė,

Pa digjem pėr njerėzinė,

Lemėni tė pėrvėlohem,

nukė dua mė tė ftohem,

Dua ta djek trupn' e shkretė

Pėr atė zotn' e vėrtetė.

Me zjarr ta djek mushkėrinė

E tė tretem pėr njerinė,

Bashkė me gėzimt tė tija

tė vete te perėndia.

Unė dua njerėzinė,

Mirėsin' e urtėsinė,

Nė bėhi shokė me mua,

Nė mė doni si u dua,

Njėri-tjetėrin nė doni,

Tė paudhė mos punoni.

O zėmėra fluturake,

Qasju pakė kėsaj flake!

Mase krahėt t'i pėrvėlon,

Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.

Unė duke pėrvėluar,

Njerėzit i kam ndrituar.

Kam qėnė mik me njerinė,

Andaj i di e mė dinė.

Gjithė tuajt' i kam parė,

Mėm' e at' e fis e farė,

Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,

Qė rrininė mė kėtė vėnt.

Edhe sot nėr ju ata shoh,

Se shpirtin e tyre ua njoh,

Dhe unė si ju jam ndruar

E jam pėrzjer' e ndryshuar,

Pa jam bėrė shumė herė

Zjar e uj' e balt' e erė.

Jam njė shkėndijė pej qielli

dhe njė drudhėzė pej dielli.

Edhe ndėr qiej fluturonj,

Edhe brėnda nė det qėndronj,

Shumė herė fle nė baltė,

Diku ndodhem dhe nė mjaltė

Bėnem qėngj e kec i pirė,

Lul' e bar e gjeth i mbirė.

Dua shumė fjalė t'u them,

Po trėmbem mos i bėnj ujem.

E ku shkruhenė nė kartė

Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
_c<,k

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė