Carl Jung flet mbi frikėn nga vdekja
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Carl Jung flet mbi frikėn nga vdekja

Pjesė nga intervista me psikiatrin dhe filozofin Carl Gustav Jung. Nė kėtė pjesė Jung kryesisht flet pėr frikėn nga vdekja.

Carl Jung flet mbi frikėn nga vdekja
Carl Jung flet mbi frikėn nga vdekja
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/11/2017 22:53

Intervistuesi: Ju mendoni se vdekja parė nga kėndvėshtrimi psikologjik ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe lindja, dhe sikurse ajo ėshtė pjesė integrale e jetės, por duke qenė se vdekja paraqet fundin, nuk mund tė jetė sikurse lindja, apo jo?

Jung: Po, vdekja paraqet fundin. Megjithatė nuk jemi tė sigurtė pėr kėtė fund sepse ne tashmė i njohim disa aftėsi tė pazakonta tė psikės tė cilat nuk janė tė burgosura nė hapėsirė dhe kohė. Ne mund tė kemi ėndrra apo vizione pėr tė ardhmen. Vetėm injorantėt mund tė refuzojnė fakte tė tilla.

Ėshtė mjaft evidente se gjėra tė tilla ekzistojnė dhe kanė ekzistuar gjithnjė. Kėto fakte dėshmojnė se psika pjesėrisht nuk ėshtė e izoluar. Dhe pastaj ēfarė? Nėse psika nuk ėshtė e obliguar tė "jetoj" vetėm nė hapėsirė dhe kohė dhe ėshtė e qartė qė nuk ėshtė, del se psika nuk u nėnshtrohet ligjeve tė hapėsirės dhe kohės. Kjo do tė thotė se jeta mund tė vazhdojė nė formė psiqike pėrtej hapėsirės dhe kohės.

Intervistuesi: Ju personalisht a besoni se vdekja ėshtė fundi apo besoni...

Jung: Shiko, fjala besim pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė. Unė nuk besoj. Unė duhet tė kem arsye pėr ndonjė hipotezė tė caktuar. Ose di ndonjė gjė, dhe kur e di nuk kam nevojė tėbesoj. Unė nuk e lejoj veten tė besoj vetėm pėr hir tė besimit. Nuk mund tė besoj. Por kur ka arsye tė mjaftueshme pėr ndonjė hipotezė tė caktuar, i pranoj ato hipoteza natyrshėm.

Intervistuesi: Ju na thatė se duhet ta shohim vdekjen si njė qėllim, dhe nėse mundohemi tė largohemi nga ajo do tė thotė se e kemi shmangur jetėn dhe qėllimiet e saj.

Ēfarė kėshillash do u jepje njerėzve nė moshė tė shtyrė qė tė vazhdojnė kėshtu, duke qenė se shumica besojnė se vdekja paraqet fundin e ēdo gjėje?

Jung: Unė kam trajtuar shumė njerėz nė moshė dhe ėshtė shumė interesante tė vėzhgosh vetėdijen e tyre si sillet me faktin e rrezikut nga fundi. Ata e shpėrfillin atė. Jeta sillet sikur do tė vazhdojė, dhe mendoj se do tė ishte mė mirė pėr njerėzit e vjetėr tė jetojnė... tė shohin pėrpara pėr ditėn tjetėr, sikur tė jetonin me shekuj, dhe kėshtu do jetonin tė lumtur.

Por kur ai ėshtė i frikėsuar dhe nuk sheh pėrpara, ai kthehet nga e kaluara. Ai ėshtė si i shtangur. Ai shndėrrohet nė njė kufomė dhe vdes para kohe, por nėse ai do vazhdonte dhe tė shikonte pėrpara drejt aventurės qė e pret, ai do jetonte. Ky do tė duhej tė ishte qėllimi i vetėdijes.

Natyrisht qė tė gjithė do tė vdesim dhe ky paraqet fundin e dhimbshėm tė ēdo gjėje, ndonėse ka diēka brenda nesh qė nuk e beson njė gjė tė tillė, por kjo ėshtė mė shumė njė fakt psikologjik. Pėr mua kjo nuk vėrteton ndonjė gjė. Ėshtė thjeshtė kėshtu. Pėr shembull, unė mund tė mos e di pse na duhet kripa por ne hamė kripė sepse ndihemi mė mirė. Kur mendon nė njė mėnyrė tė caktuar mund tė ndihesh mė mirė dhe nėse mendon nė vijė me natyrėn je duke menduar si duhet.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
-[^@@

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.