Kėshilla pėr shmangien e plagėve tė shkaktuara nga pelenat tek bebet.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėshilla pėr shmangien e plagėve tė shkaktuara nga pelenat tek bebet.

Tė vegjėlit tė cilėt mbajnė pelena ditė e natė, shpesh preken nga probleme tė skuqjes tė cilat mund tė behen eritema tė vėrteta tė cilat shpesh gjakosen apo mund tė sjellin formimin e ēarjeve tė vogla.

Pelena ėshtė njė mjet shumė komod dhe i dobishėm pėr bebet.
Pelena ėshtė njė mjet shumė komod dhe i dobishėm pėr bebet.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 30/01/2017 13:27

Si ta evitojmė kėtė situatė? A ekzistojnė kura natyrale efikase kundėr dermatitit nga pelenat?

Pelena ėshtė njė mjet shumė komod dhe i dobishėm deri sa fėmija tė bėhet i aftė pėr tė ndjerė vetė sa herė qė ka nevojė pėr tė vajtur nė banjė, derisa tė mund tė pėrdorė banjėn si tė rriturit. Por pėrballė avantazheve qėndrojnė dhe kundra indikacionet pėr pelenat. Pelenat e pėrdorura pėr shumė kohė e sidomos kur bėn nxehtė dhe fėmijėt djersiten, tentojnė tė irritojnė lėkurėn duke e skuqur, krijuar flluska dhe duke krijuar kėshtu dermatitin.

Ēfarė tė bėjmė nė tė tilla raste? Po ju propozojmė 10 kura natyrale qė mund ti provoni dhe qė funksionojnė vėrtet kundėr dermatitit tė pelenave.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ėshtė njė ilaē i shkėlqyer dhe mjaft i pėrdorur pėr dermatitin e pelenave. Ai lehtėson tė kruarat, djegien dhe kontribuon gjithashtu nė shėrimin e irritimit. Mjafton tė merrni njė sasi tė vogėl dhe tia shpėrndani me duar fėmijės nė zonėn e prekur sa herė qė ndėrroni pelenėn.

Krem me kalendule

Njė tjetėr ilaē efikas dhe mjaft praktik pėr tu pėrdorur ėshtė kremi i kalendulės. Vetitė qetėsuese dhe cikatrizuese tė kėsaj bime ndihmojnė jo vetėm nė eleminimin e kruarjes dhe bezdisjes por edhe ne cikatrizimin e zones sė prekur.

Vaji i bajameve tė ėmbla

Njė tjetėr alternativė e vyer nė rastin e dermatitit tė pelenave ėshtė dhe vaji i bajameve tė ėmbla. Vaji i bajameve ėshtė njė produkt natyral i indikuar dhe pėr kurimin e mė tė vegjėlve (pėrdoret dhe pėr masazhet e tė vegjėlve). Edhe nė kėtė rast mjafton njė sasi e vogėl e vajit qė shpėrndahet nė mėnyrė delikate me duar nė zonėn e irrituar sa herė bėhet ndėrrimi i pelenave, duke u kujdesur dhe qė tė pėrthithet mirė.

Shpėlarje me ujė tė pastėr

Shumė e rėndėsishme nė rastin e dermatitit nga pelenat ėshtė dhe shpėlarja e fėmijės me ujė tė pastėr duke evituar ēdo detergjent dhe sapunė agresivė qė mund ta pėrkeqėsojnė situatėn.

Niseshteja e misrit

Niseshteja e misrit mund tė jetė e dobishme menjėherė pas shpėlarjes sė bėrė me ujė dhe tharjes me kujdes tė pjesėve intime tė tė voglit, pėr tė evituar qė lėkura dhe pelena tė ngjiten shumė, duke krijuar plasaritje. Njė ilaē parandalues ėshtė dhe pėrdorimi gjithmonė i pastave me talk.

Pasta me oksid zinku

Nė farmaci, erbosteri, apo dhe nė supermarket apo dyqane pėr fėmijė mund tė gjeni pasta me oksid zinku tė indikuara pėr skuqjet dhe dermatitet e pelenave. Edhe ky produkt pėrdoret sa herė qė ndėrrohen pelenat deri nė shėrimin e plotė tė tė voglit.

Ndėrrojini shpesh pelenat

Njė rregull mjaft i mirė jo vetėm nė rastin e dermatitit por dhe nė pėrgjithėsi si parandalim ėshtė ndėrrimi i shpeshtė i pelenave tė fėmijėve. Duke i ndėrruar shpesh evitohet kontakti i urinės me lėkurėn pėr njė kohė tė gjatė, gjė qė shkakton irritim tė lėkurės.

Pelenat ekologjike

Pėrdorimi i pelenave klasike tė disponueshme mund tė jenė njė motiv pėr irritimin e shpeshtė tė zonės ku kėto produkte kanė kontakt 24 orė me lėkurėn e fėmijės. Substancat me tė cilat ato janė prodhuar jane shpesh tė patolerueshme nga tė vegjelit dhe nxehtėsia e akumuluar nė atė pjesė ndihmon nė pėrkeqėsimin e situatės. Provoni tė pėrdorni pelena ekologjike tė krijuara me substanca natyrale dhe mė pak irrituese.

Pelena qė mund tė lahen

Njė tjetėr zgjidhje pėr tė provuar ėshtė padyshim qė tė provoni tė ndėrroni zakonet duke kaluar nga pelenat njė pėrdorimshe nė ato qė lahen. Pelena ka nga materiale dhe tipologji tė shumta, dhe duhen kėrkuar dhe gjetur tė duhurat pėr fėmijėn tuaj.

Pa pelena

Mė mirė akoma do tė jetė fėmija nėse lihet pa pelena. Sidomos nė rastin e dermatitit shumė tė acaruar do ti bėnte mirė po tė linit lėkurėn tė ajrosej sa mė shumė tė ishte e mundur. Prandaj kėshillohet dhe lėnia pėr disa ditė tė fėmijės pa pelena.

Kėshillė: ėshtė mirė qė nė rastet e dermatitit ti jepni fėmijės tuaj sa mė shumė pėr tė pirė pasi kjo e bėn urinėn mė pak tė pėrqėndruar, sidomos nėse ėshtė acide pasi irriton lėkurėn dhe mė tepėr.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.