Perspekti - Pėrfitimet nė shėndet tė vitaminės D.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrfitimet nė shėndet tė vitaminės D.

Marrja e mjaftueshme e vitaminės D nė fėmijėri mund tė rezultojė njė investim i shkėlqyer pėr shėndetin tuaj nė vitet nė vazhdim.

Qė tė marrim sasinė e nevojshme tė vitaminės D, duhet tė konsumojmė pėrditė salmon, merluc ose sardele.
Qė tė marrim sasinė e nevojshme tė vitaminės D, duhet tė konsumojmė pėrditė salmon, merluc ose sardele.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 09:58, Ndryshuar: 26/05/2017 17:08

Kjo vitaminė ėshtė tejet e rėndėsishme pėr mirėqėnien e kockave tona. Njerėzit mendojnė se njė dietė e kompletuar mjafton por, nė rastin e vitaminės D, pak ushqime janė ato qė e pėrmbajnė. Pėr shembull, qė tė marrim sasinė e nevojshme tė vitaminės D, duhet tė konsumojmė pėrditė salmon, merluc ose sardele.

Qė tė rrisim disponibilitetin e kėsaj vitamine nė trupin tonė ėshtė e domosdoshme tė ekspozohemi mjaftueshėm nė diell dhe tė marrim suplement pėr tė utilizuar vitaminėn e aktivizuar nga rrezet diellore.

Pa dyshim, dieta luan rol tė rėndėsishėm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bėjnė tė mundur funksionin optimal tė vitaminės D.

Mungesa e vitaminės D

Mėnyra mė e mirė pėr ta zbuluar ėshtė tė bėhet njė test gjaku i cili do tė vlerėsojė nivelet e saj nė gjakun tuaj.

Mungesa e vitaminės D sjell kėto probleme shėndetėsore:

1. Grip

Mungesa e vitaminės D predispozon fėmijėt tė sėmurėn mė shpesh nga viroza qė prekin rrugėt e frymemarrjes. Vitamina D ul shpeshtėsinė e infektimeve tė fėmijėve nga sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes.

2. Dobėsi muskulare

Ka shumė mundėsi tė ndjeni dobėsi muskulare nėse nuk keni mjaftueshėm vitaminė D nė gjakun tuaj. Pėr njė lloj muskujsh, ėshtė e domosdoshme qė receptorėt e tyre tė mbėshteten nga vitamina D qė ato tė funksionojnė si duhet.

3. Psoriasis

Analogė tė sintetizuar tė vitaminės D janė konsideruar tė dobishėm nė trajtimin e psoriases.

4. Sėmundje kronike tė veshkave

Pacientėt qė vuajnė nga kjo sėmundje kanė nevojė tė marrin suplement tė vitaminės D3 pėr tė suportuar metabolizmin e kalciumit, pėr tė ulur rrezikun e sėmundjeve tė kockave dhe pėr tė rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

5. Diabet

Njė studim i realizuar nė Finlandė ka studiuar rezultatet e 10,366 fėmijėve tė cilėve ju krye njė injeksion me vitaminė D3 nė ditėn e parė tė jetės. Ata u vėzhguan pėr 31 vitet qė pasuan. Ata vunė re se kėta fėmijė kishin 80% mė pak mundesi tė shfaqjes sė diabetit tė Tipit 1!

6. Astma

Vitamina D mund tė ulė seriozitetin e krizave tė astmės. Ky konkluzion u nxorr pas njė studimi nė Japoni ku fėmijė shkollash qė merrnin suplement tė vitaminės D prej 1200 IU/ditė, kishin kriza mė tė lehta tė astmės nė krahasim me fėmijėt qė nuk merrnin suplement.

7. Sėmundje periodontale

Kjo sėmundje qė shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave tė dhėmbėve mund tė evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit tė vitaminės D pasi kjo e fundit prodhon pėrbėrės me veti antimikrobiale tė cilėt ulin numrin e bakterieve nė gojė.

8. Skizofreni dhe Depresion

Edhe kėto dy ērregullime janė lidhur me mungesė tė vitaminės D. Ėshtė e nevojshme qė gjatė shtatzanisė dhe periudhės sė fėmijėrisė tė mbahen nivele optimale tė saj pėr tė kėnaqur receptoret e vitaminės D nė tru, e rėndėsishme kjo pėr zhvillimin dhe funksionimin mendor nė jetėn adulte.

9. Kancer

Ėshtė zbuluar lidhje midis nivelit tė lartė tė vitaminės D nė gjak dhe riskut tė ulėt tė kancerit tė gjirit! Prandaj, ēadrat kursejini vetėm pėr ditet me shi!

Parandalimi ėshtė veprim!

Kėto situata shėndetsore tė lidhura me vitaminėn D nuk duhet t'ju frikėsojnė. Duhet thjesht tė veproni:

Konsumoni mė shpesh ushqime tė pasura nė vitaminė D si:

Sardele

Salmon

Merluc

Peshk Ton

Mėlēi viēi

Tė verdhė veze

Djathė

Dhe burimi mė i mirė i saj Dielli!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
IhH!b

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.