Mbani larg diabetin me 4 vezė nė javė djathė dhe kos
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mbani larg diabetin me 4 vezė nė javė djathė dhe kos

Konsumimi i katėr vezėve nė javė mund tė mbajė larg diabetin, thonė studimet e fundit.

Mbani larg diabetin me 4 vezė nė javė djathė dhe kos
Mbani larg diabetin me 4 vezė nė javė djathė dhe kos
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 09/09/2016 00:17

Konsumi i rregullt zvogėlon rrezikun e zhvillimit tė diabetit tė tipit 2 me njė tė tretėn. Ndėrsa njė tjetėr studim ka zbuluar se produktet e qumėshtit, tė pasura me yndyrė, kanė gjithashtu tė njėjtin efekt nė parandalimin e diabetit.

Megjithatė, ky ėshtė studimi i parė i cili pėrcakton se veza luan njė rol tė rėndėsishėm nė uljen e rrezikut pėr tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Nė studim morėn pjesė mbi 2 000 meshkuj tė moshave nga 42 nė 60 vjeē, dhe pas dy dekadash, 432 nga pjesėmarrėsit u diagnostikuan me diabet tė tipit 2. Studimi tregoi se pėrdorimi i vezės jo vetėm qė ulte rrezikun e diabetit, por ulte dhe nivelin e glukozės nė gjak.

Meshkujt tė cilėt konsumuan tė paktėn 4 vezė nė javė, e ulėn rrezikun e formimit tė diabetit tė tipit 2 me 37%, krahasuar me ata qė e konsumuan vezėn vetėm njė herė nė javė. Ngrėnia e mė shumė se sa 4 vezėve nė ditė nuk rezultoi tė kishte ndonjė rėndėsi tė madhe. Kjo lidhje qėndroi pasi u kontrolluan edhe faktorė tė tjerė, si aktiviteti fizik, pirja e duhanit, pesha trupore dhe dieta e pasur me perime dhe fruta.

Nė studimet e mėparshme, lidhja midis vezėve dhe diabetit tė tipit 2 ėshtė hetuar shumė shkarazi dhe rezultatet kanė qenė jo pėrfundimtare. Veza ose ėshtė lidhur me rritjen e rrezikut, ose nuk ka pasur lidhje fare. Ky studim thekson se sa probleme mund tė shkaktojė mungesa e njė ingredienti tė vetėm nė dietėn tonė tė pėrditshme, dhe fakti se shumė studiues duhet tė fokusohen nė studimin e tė gjithė ushqmit dhe vlerave qė ai ka, para se tė nxjerrin pėrfundime tė gabuara.

Siē e thamė dhe mė lart, njė studim tjetėr tregoi se konsumimi djathit dhe kosit me pėrqindje tė lartė yndyre e zvogėlon rrezikun e diabetit tė tipit 2 me njė tė katėrtėn. Nga ana tjetėr, u pa qė pėrdorimi i mishit me nivele tė larta yndyre ishte i dėmshėm. Kėshtu qė u bė e mundur tė identifikoheshin pasojat nė trup tė llojeve tė ndryshme tė yndyrės qė marrim nė jetėn e pėrditshme.

Shkencėtarėt tek Universiteti Lund, nė Suedi, kontrolluan efektin qė kishin burime tė ndryshme tė yndyrave tė ngopura, si mishi apo produktet e qumėshtit, nė rritjen e rrezikut pėr zhvillim tė diabetit. Ata kryen njė studim tek 27.000 njerėz tė moshave nga 47 nė 74 vjeē, ku pas 20 vitesh, 2.860 njerėz u diagnostikuan me diabet tė tipit 2. Pėrfundimet ishin se kosi dhe djathi me pėrmbajtje tė lartė yndyre ulnin rrezikun me mbi 23% tek ata qė i kishin konsumuar ēdo ditė, krahasuar me ata qė i kishin konsumuar shumė pak.

Konsumimi i lartė i mishit ndikonte nė rritjen e rrezikut tė zhvillimit tė diabetit tė tipit 2 pavarėsisht nga niveli i yndyrės qė zotėronte.

Pėrfundime tė tjera qė u arritėn gjatė kėtij studimi ishin shumė tė rėndėsishme. Pėr shembull, u vu re se yndyrat e ngopura qė gjenden nė djathė kanė njė efekt mė tė vogėl nė rritjen e kolesterolit nė gjak sesa yndyrat e ngopura qė gjenden nė gjalpė.

Mė e rėndėsishmja nuk ėshtė tė pėrqendrohemi vetėm nė nivelin e yndyrės qė zotėron ushqimi, por nė ushqimin nė pėrgjithėsi. Shumė ushqime pėrmbajnė pėrbėrės qė i bėjnė mirė shėndetit dhe qė i bėjnė keq, por balanca nė pėrgjithėsi ėshtė mė e rėndėsishme.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
JYLL

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.