Pėrfitimet e konsumimit tė Brokolit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrfitimet e konsumimit tė Brokolit

Brokoli ėshtė njė nga perimet mė tė pasura me vitaminė C por kanė gjithashtu dhe pėrmbajtje tė konsiderueshme tė kalciumit dhe vitaminės K.

Brokoli ėshtė i rėndėsishėm pėr ata me intolerance ndaj laktozės.
Brokoli ėshtė i rėndėsishėm pėr ata me intolerance ndaj laktozės.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/03/2017 19:54

Brokoli i pėrket familjes sė perimeve tė pasura me pėrbėrės ushqyes jashtėzakonisht tė dobishėm pėr organizmin. Edhe pse deri para pak kohesh brokoli nuk ka qenė shume i vlerėsuar, nė ditet e sotme ai pėrdoret shumė nė dietat ditore, pikėrisht prej vlerave ushqyese qė i ofron organizmit tė njeriut. Pa e ekzagjeruar 100 gramė brokoli mund tė garantojė rreth 150 % tė sasisė ditore tė vitaminės C. Pėrveē vlerave tė tjera ushqyese, ai kryesisht ėshtė shumė i pasur edhe me vitaminė K, grupin e vitaminave B, hekur dhe zink.

Duke qenė i pasur me antioksidues dhe minerale, konsumi i rregullt i brokolit mund tė ketė efekt tė rėndėsishėm nė mbrojtjen nga zhvillimi i kancerit. Pėr kėtė arsye studiuesit janė marrė me studimin e brokolit dhe pėrfitimet qė marrim me konsumimin e rregullt tė tij.

Mund tė ulė rrezikun e kancerit.

Brokoli ka strukurė kimike shumė tė komplikuar, gjė e cila e bėn tė vėshtirė tė kuptohet ekzaktėsisht se cila nga substancat prezente vepron nė parandalimin e kancerit. Megjithatė, deri tani ėshtė vėrtetuar se brokoli mund tė reduktojė rrezikun e kancerit kolorektal, kancerit tė prostatės dhe tė gjirit. Duket se agjentėt fitokimikė tė tij, sulforofani dhe fitonutrientet e tij janė pėrgjegjėsit e vėrtetė tė kėtij benefiti. Konsumimi i ½ flixhan brokoli nė ditė ose i 2 filxhanėve nė javė mund tė jenė tė mjaftueshėm pėr tė mbajtur larg qelizat malinje.

Ėshtė i pasur me antioksidues.

Stresi oksidativ, i shkaktuar nga radikalet e lira tė ambjentit, ėshtė i dėmshėm pėr qelizat e trupit, duke goditur dhe dėmtuar lėkurėn dhe organizmin nė pjesėt e jashtme. Antioksidantėt prezentė tek brokoli veprojnė nė mėnyrė efikase pėr tė penguar kėto grimca tė rrezikshme dhe pėr tė ulur kėshtu dhe inflamacionin, plakjen e parakohėshme dhe sėmundjet kronike. Njė shembull konkret ėshtė vitamina C, e cila favorizon metabolizmin nga oksigjeni, kur shoqėrohet me flavonoide si kuercetina dhe kampferoli (tė pranishme tek borkoli).

Pėrmirėson shikimin dhe sytė.

Brokoli pėrmban njė sasi tė konsiderueshme tė riboflavines e njohur edhe si vitaminė B2, rėndėsia e tė cilės qėndron tek adaptimi i syve nė ndryshimet e dritės. Mungesa e kėsaj substance mund tė shkaktojė inflamacion, shikim jo tė qartė dhe lodhje tė shpeshtė tė syve. Nėse shikimi preket lehtėsisht, vitamina B2 mund tė parandalojė kataraktin (perden e syrit) ose tė ndalojė zhvillimin e mėtejshėm tė tij. Nga ana tjetėr, brokoli ėshtė burim i dy kartenoideve qė kanė njė rol tė rėndėsishėm nė shėndetin e syve, luteinės dhe zexantinės. Tė dyja reduktojnė rrezikun e zhvillimit tė ērregullimit tė macula lutea (zona qėndrore e retinės sė syrit), si p.sh. degjenerimi macular dhe problemet e lidhura me kristalinėn.

Mbron zemrėn.

Njė prej nutrienteve qė shėrbejnė nė ekuilibrimin e nivelit tė kolesterolit ėshtė fibra. Brokoli pėrmban sasi tė rėndėsishme tė saj, kėshtu ai mund tė ketė njė rritje tė ndjeshme pėr ata qė kanė nivel tė ulėt tė kėsaj substance lipide. Pėrveē kėsaj, brokoli pėrmban dhe sulfurofan, substancė e cila aktivizon proteinat e trupit, pėr tė ndaluar formimin e pllakave nė enėt e gjakut. Pacientėt e rrezikuar nga sėmundjet vaskulare duhet tė konsumojnė brokoli krudo (tė pabėrė) nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė direkt tė gjitha benefitet.

Parandalon dhe stabilizon diabetin.

Ushqimet me pėrmbajtje tė lartė tė fibrave, janė perfekte nė parandalimin dhe stabilizmin e diabetit. Njė porcion prej ½ filxhani brokoli mund tė pėrmbajė 5 gramė fibra dhe vetėm 50 kalori. Pėr mė tepėr, brokoli pėrmban edhe substanca tė cilat evitojnė qė kjo sėmundje tė dėmtojė enėt e gjakut.

Pėrmirėson shėndetin e kockave.

Njė burim i madh i kalciumit vjen pikėrisht nga brokoli. Brokoli pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme tė kalciumit dhe vitaminės K, pėrbėrės esencial pėr forcimin e kockave dhe formimin e osteokalcinės. Brokoli ėshtė i rekomanduar pėr femrat qė kanė arritur menopauzen, periudhė nė tė cilėn kemi ulje tė estrogjenit i cili shkakton humbjen e densitetit kockor.

Tani me njohjen e benefiteve tė brokolit, ju kėshillojmė ta konsumoni nė mėnyrė frekuente! Ideale do tė ishte ta konsumonit krudo (tė pabėrė) pėr tė mos ndryshuar pėrbėrjet ushqyese. Nga gatimi dhe nxehtėsia ai mund tė humbasė disa nga pjesėt e tij antitumoriale.
Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
UO"HQ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė