Papaja dhe perfitimet qe marrim prej saj.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Papaja dhe perfitimet qe marrim prej saj.

Papaja ėshtė njė ushqim i rėndėsishėm nė vendet tropikale, pothuajse i konsideruar si njė ushqim bazė (nė fakt ajo mund tė bėhet), dhe ėshtė pėrdorur si njė bimė medicinale, ndėrsa nė vendet e tjera shpesh pėrdoret vetėm si frut ekzotik apo si shije ekzotike nė lėngje frutash dhe shurupe.

Fruti i Papajės ėshtė shumė i ndryshueshėm, pėr shkak tė kultivarėve tė shumtė dhe lehtėsisė pėr tu kryqėzuar me speciet e ndryshme tė gjinisė Vasconcella.
Fruti i Papajės ėshtė shumė i ndryshueshėm, pėr shkak tė kultivarėve tė shumtė dhe lehtėsisė pėr tu kryqėzuar me speciet e ndryshme tė gjinisė Vasconcella.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/06/2017 20:27

Nga Papaja (Gjinia Vasconcella), mund tė konsumohen gjethet dhe frutat, tė cilat mund tė hahen tė papjekur dhe tė pjekur, tė papėrpunuar. tė zier apo tė thatė. Le ti shohim me tė thelluara vetitė dhe benefitet e kėtyre frutave.

Fruti i Papajės

Fruti i Papajės ėshtė shumė i ndryshueshėm, pėr shkak tė kultivarėve tė shumtė dhe lehtėsisė pėr tu kryqėzuar me speciet e ndryshme tė gjinisė Vasconcella. Forma mund tė zgjatet me rritje pesė mamelonare apo tė rrumbullakėt, dhe dimensionet janė shumė tė ndryshueshme po ashtu si dhe shija dhe ngjyra e tyre.

Nė Azinė Juglindore fruti pėrdoret shpesh edhe i gjelbėr, i papjekur, si njė perime, dhe kjo zgjedhje ėshtė duke u bėrė gjithnjė e mė popullore pėr disa arsye: ai ėshtė njė ushqim shumė i shėndetshėm, lokal, i lehtė pėr tu gjetur, mund tė zėvendėsojė ushqime bazė tė importuara nga jashtė ose tė pakta apo komplekse pėr tu mbjellė, tė tilla si orizi dhe drithėrat e ndryshme. Le tė kthehemi nė vetitė dhe tė shohim se ēfarė na jep njė fryt papaja i pjekur.

Vetitė e Papajės

Fryti i Papajės ėshtė i pasur me tė dyja karotenoidet dhe polifenolet, tė cilat i japin asaj njė efekt tė fuqishėm antioksidant, mjaft tė rėndėsishme pėr tė kundėrshtuar formimin e radikaleve tė lira, shkaqe tė mundshme tė shfaqjes sė kancerit.

Por si yndyrė bimore, Papaja ėshtė jashtėzakonisht e pasur nė vitaminė C, edhe mbi 70 mg pėr 100 gramė tul, e cila rrit fuqinė antioksidante tė Papajės. Ajo gjithashtu ka sasi tė moderuara tė vitaminave tė tjera, veēanėrisht folate (B9).

Pėr pjesėn tjetėr mund tė themi se ajo siguron njė sasi modeste tė oligoelementeve, por ajo ka pėrmbajtje tė mirė tė likopeneėve, karotenoidė pėrgjegjės pėr ngjyrėn e kuqe, tė cilat nuk konsiderohen njė lėndė ushqyese thelbėsore, por janė jashtėzakonisht tė vlefshme pėr tė mbajtur shėndetin e lėkurės dhe cilėsinė e pamjes.

Pėrsa i takon lycopenėve, Papaja pėrfaqėson burimin e katėrt natyror dhe, pėr sasinė tejkalon edhe domatet. Zakonisht fryti rekomandohet nė vendet tropikale pėr uljen e kolesterolit tė keq, pėr tė humbur peshė (ajo ka shumė pak kalori dhe shumė pak yndyrė), pėr tė pėrmirėsuar sistemin imunitar, pėr tė parandaluar infeksionet, pėr tė kontrolluar diabetin, pėr tė pėrmirėsuar shikimin (sidomos nė sajė tė lycopeneve dhe carotenoideve te tjera si zeaxanthin dhe cryptoxanthin), pėr tė ndihmuar tretjen (nė sajė tė papain-ės), pėr tė parandaluar efektet e plakjes (thamė se vepron kundėr radikaleve tė lira), pėr tė luftuar problemet e flokėve tė dobėt dhe lėkurėn e thatė, pėr tė rehidratuar si dhe pėr tė reduktuar rrezikun e kancerit pėr shkak tė fuqive tė forta antioksiduese dhe alkalinizuese.

Papaja e thatė

Tuli i Papajės sė thatė ose tė fermentuar duket se prodhon nivele tė larta tė substancave qė mund tė luftojnė stresin oksidativ tė ADN-sė, dhe pėr kėtė arsye duket tė jetė efektive nė parandalimin e sėmundjeve tė ndryshme, sidomos pėr sėmundjen e Alzheimer, pėr kurimin e tė cilės tuli (polpa) i thartuar i Papajės aplikohet ndonjėherė si njė pjesė e kurės.

Papaja e gjelbėr

Papaja e gjelbėr nuk dallon shumė nga papaja e pjekur, ka njė cilėsi tė ndryshme tė fibrave ushqimore, por pėrmban tė njėjtėn sasi tė antioksidantėve, kripėrave minerale dhe enzimave, tė tilla si papaina.

Papaja e gjelbėr ofron mė shumė kalori, por pėr shkak tė substancave tė pėrfshira nė lateksin e saj nuk rekomandohet pėr njė konsum tė rregullt pėr gratė shtatzėna, ndėrsa duket tė jetė e dobishme pėr gratė gjatė ciklit menstrual.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Zlj'

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.