Perspekti - Shega fruti i mrekullive
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Shega fruti i mrekullive

Nė sajė tė vlerave tė larta ushqyese, shegėt ndihmojnė tė furnizojmė trupin me energji edhe pėrgjatė ditėve tė ftohta tė muajve nė vijim.

Shega fruti i mrekullive
Shega fruti i mrekullive
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 10:12, Ndryshuar: 28/10/2017 17:15

Nisur nga vetitė e shumta ushqyese tė shegės, dietologėt listojnė dhjetė arsye pse duhet tė konsumojmė patjetėr kėtė frut.

Shega, njė frut i pasur me vitamina dhe antioksidantė konsiderohet aleat i shėndetit dhe bukurisė. Gjithashtu cilėsohet si njė nga frutat mė tė shijshėm qė ndodhet dhe kultivohet nė vendin tonė dhe qė kėshillohet tė jetė pjesė e regjimit ushqimor. Fakti qė ky frut piqet plotėsisht nė fillim tė vjeshtės dhe vazhdon deri nė fillim tė janarit, na bind edhe mė tepėr se pėrmban vlera ushqyese dhe kuruese tė jashtėzakonshme. Kokrrat e saj janė burim kryesor i vitaminave dhe mineraleve qė pėrmban. Kokrra tė vogla, shije tė kėndshme dhe me lėng, sidomos nė vjeshtė shegėt janė ideale pėr tė plotėsuar mėnyrė tė natyrshme menynė e pėrditshme. Nė saje tė vlerave tė larta ushqyese, ndihmojnė tė furnizojmė trupin me energji edhe pėrgjatė ditėve tė ftohta tė muajve nė vijim. Nisur nga vetitė e shumta ushqyese tė shegės, dietologėt listojnė dhjetė arsyet pse duhet ta konsumojmė patjetėr kėtė frut.

Pse tė konsumojmė shegė?

I bėn shumė mirė shėndetit tė lėkurės tonė.

E pasur me vitaminė C, shega favorizon krijimin e kolagjenit, substancė esenciale pėr tė patur lėkurė elastike dhe pėr tė luftuar rrudhat. Niveli i lartė antioksidantėve nė kėtė frut ndihmon nė luftėn kundėr stresit.

Lufton dehidratimin.

Falė aftėsive tė saj tė shumta favorizon largimin e ujėrave tė tepėrta nga trupi, po kėshtu nė tė njėjtėn kohė eliminon fryrjen dhe rėndesat nė stomak, duke stimuluar qarkullimin mė tė mirė tė gjakut, dhe largimin e ujėrave tė tepėrta nga trupi.

Eleminon radikalet e lira.

Fruti i shegės ėshtė njė aleat i bukurisė, kjo falė pranisė sė antioksidantėve, tė cilėt ndihmojnė nė frenimin e procesit tė plakjes sė qelizave, udhėhequr nga radikalet e lira. Kėto tė fundit (radikalet e lira) janė substanca qė formohen gjatė proceseve tė ndryshme metabolike tė organizmit pėr shkak tė mėnyrės sė jetesės jo tė duhur, sikurse ėshtė njė dietė ushqimore e pasur me yndyra, sheqer, alkool, duhan dhe sedentarizėm.

Favorizon shėndetin e aparatit tretės.

Falė aftėsive dieuretike, shega mban tė shėndetshėm dhe nė mirėfunksionim aparatin tretės. Gjithashtu nė shegė gjendet edhe potasiumi, falė tė cilit organizmi ndihmon tė nxirren jashtė helmet qė prodhon trupi.

Ndihmon ruajtjen e ekuilibrit hormonal.

Hormonet janė substanca kimike qė rregullojnė njė shumėllojshmėri tė fiziologjisė dhe tė sjelljes, duke pėrfshirė tretjen, metabolizimin, frymėmarrjen, funksionin e indeve, perceptim ndijor, ushqimin me gji, stresin, rritjen dhe zhvillimin, riprodhimin, kockat, etj.. Ne kemi shumė hormone, disa prej tyre janė mė tė rėndėsishme, nė tė njėjtėn kohė mbajtja e ekuilibrit tė hormoneve ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse prishja e ekuilibrit hormonal ēon nė njė sėrė shqetėsimesh, deri nė shkaktimin e sėmundjeve tė shumta.

Lufton hipertensionin, tensionin e lartė tė gjakut.

Falė antioksidantėve tė pranishėm nė shegė, ndihmojnė nė luftimin dhe mbajtjen nėn kontroll tė hipertensionit, duke mbajtur tė pastėr arteriet dhe ruajtur shėndetin dhe funksionimin e enėve tė gjakut nga kolesteroli i tepėrt.

Shega ėshtė "mik" i zemrės dhe mirėfunksionimit tė saj.

Shega pėrmban antioksidantė tė cilėt njihen pėr tė mirat e shumta shėndetėsore qė i ofrojnė trupit tonė, veēanėrisht pėr zemrėn. Pėr shėndetin e sistemit kardiovaskular shega ėshtė aleat kryesor. Sė teti, shega cilėsohet edhe si aleat i linjave trupore, pasi nuk tė shėndosh. Kur konsumohet ky frut tė jep ndjesinė e ngopjes, kjo falė pėrbėrėsve tė saj - pėrmban fibra tė shumta dhe shumė pak kalori, kėshtu 100 gramė shegė pėrmbajnė rreth 83 kalori. Kjo ėshtė arsyeja pėrse shega kėshillohet tė konsumohet edhe nga persona qė janė nė dietė.

Shega ėshtė edhe frut kundėr lodhjes.

Shega ėshtė burimi i mineraleve tė tilla si kalium, hekur, natrium dhe vitaminė C, minerale dhe vitamina qė ndihmojnė pėr tė pėrballuar lodhjen e momentit, stresin fizik dhe psikologjik, po kėshtu edhe lodhjen e ardhur si shkak i ndryshimit tė stinėve.

Konsumimi i shegės ėshtė shumė i shėndetshėm.

Shega falė vetive tė saj anti-inflamatore dhe antibakteriale, kjo edhe pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė antioksidantėve, ky frut ndihmon pėr tė mbrojtur trupin nga viruset dhe bakteret, si dhe pėr ta mbrojtur nga ethet, ftohjet dhe sėmundjet e tjera tė sezonit, etj.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
W`H4

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė