Pėrfitimet qė do tė keni nga konsumimi i frutit magjik tė ftoit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrfitimet qė do tė keni nga konsumimi i frutit magjik tė ftoit

Dobitė ushqyese dhe mjekėsore tė ftoit pėr njeriun ende nuk janė tė studiuara mirė por, nga tė dhėnat e deritanishme tė shkencės del nė pah se ftoi nė dallim nga molla dhe dardha ka disa pėrparėsi nė drejtime tė ndryshme.

Pėrfitimet qė do tė keni nga konsumimi i frutit magjik tė ftoit
Pėrfitimet qė do tė keni nga konsumimi i frutit magjik tė ftoit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 30/10/2017 19:57

Ndonėse cilėsohet si njė frut me pak kalori, pėrmban antioksidantė poli-fenolike jetike. Lėndėt catechin dhe epicatechin qė ndodhen nė frutin e ftoit mėnjanojnė ose mbrojnė mukozėn e aparatit tretės nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve ėshtė i dobishėm pėr ata qė vuajnė nga gastriti dhe ulēera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vėrtetojnė se nė ftua ka dhe pėrqendrime tė lėndėve anti-virale. Frutat janė tė pasura me vitaminėn C dhe lėndė ushqyese tė tjera tė cilat ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve tė zemrės. Gjithashtu njė dietė me ftua ndihmon njerėzit me mbipeshė pėr t'u dobėsuar si dhe tė kenė njė trup tė shėndetshėm e sportiv.

Ka studime qė tregojnė se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe ėshtė i rekomanduar nga mjekėt pėr pėrgatitjen e ushqimeve tė tilla veēanėrisht pėr fėmijėt. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetėm qė ndihmon tretjen por ndihmon pėr tė mbajtur tė ulėt nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut.

Njė veprim tė mirė me njė dietė ku tė jetė pėrfshirė ftoi do tė kenė dhe ata qė janė prekur nga tuberkulozi, sėmundjet e mėlēisė, sėmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Nė mjekėsinė popullore ėshtė pėrdorur fruti, farėrat dhe gjethet e thara. Receta tė ndryshme me kėto ndihmojnė pėr shėrimin e sėmundjeve tė stomakut, zorrėve, kollės, diarresė, etj.

Ftoi, bombė e vitaminave

Pėrveē tė mirave tė kėtij fruti, tė dobishme janė edhe farat e ftoit, tė cilat pėrmbajnė vitaminė B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet njė pemė tė vėrtetė tė vjeshtės. Edhe pse koha e tij ėshtė nga tetori deri nė dhjetor, ai nuk gjendet shpesh nė tregje. Kjo pemė e ka origjinėn e saj nga Azia Jugperėndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi ėshtė adhuruar nga grekėt e vjetėr. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinė dhe dashurinė. Nė kohėt e vjetra, ky frut konsiderohej pemė e pllenimit. Ftoi paraqet njė bombė tė vėrtetė tė vitaminave. Ai mė sė shumti pėrmban vitaminėn C, por edhe provitaminėn A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinė. Nga mineralėt mė sė shumti pėrmban bakėr, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janė tė pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi qė ėshtė njė pemė shėruese, po aq janė edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilėsitė e tij kuruese

Ftoi pėrdoret i freskėt apo nė formė tė kompostos, si reēel, si marmelatė, si dhe pėr t'i dhėnė shije (aromė dhe qėndrueshmėri) marmelatės sė mollės, dardhės dhe tė frutave tė tjera. Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren bėrthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bėrthamat nė shije tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Bėrthamat e ftoit thahen nė hije dhe me kujdes qė tė mos myken. Duke qenė se ftonjtė kalben lehtė, duhet tė mblidhen pak si tė gjelbėr, pak para disa ditėsh sė pjekjes sė plotė. Tė ruhen nė vende tė thata me ajėr.

Ftoi ėshtė i ushqyeshėm

Ai pėrmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Ftoi ėshtė i pasur me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn. Ftonjtė kanė veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qyshkur pėr kėtė qėllim dhe pėrdoren nė mėnyrė pozitive kundėr adsiarresė, dizanterisė dhe tė vjellave. Ftoi pėrdoret pėr forcimin e organizmit tė pleqve, si dhe pėr forcimin e trupit tė dobėsuar tė personave qė kanė vuajtur nga ndonjė sėmundje e rėndė. Pėr ata persona pėrgatitet ky ilaē i preferuar mund tė merren 2 kokrra ftonj, priten nė copa tė imta dhe futen nė 1 enė ku pėrzihen me verė tė bardhė. Lihen tė mbuluara prej 7-10 ditė.

Mite dhe kuriozitete pėr ftoin

Ftoi ėshtė njė kulturė drufrutore mitike e kultivuar nga njeriu ndoshta dhe mė herėt se molla dhe dardha tė cilave u ngjason shumė pasi, bėn pjesė nė tė njėjtėn familje (Rosaceae). Disa studiues konkludojnė se mund tė ketė qenė dhe fruti i tundimit pėr Evėn dhe Adamin nė Mesopotaminė e Lashtė 4200 vjet mė parė. Emri biblik i ftoit pėrkthehet "Mollė e artė" ndėrsa emrin ftua e ka marrė mė mbrapa kur filloi tė pėrmendet molla. Tek "Odisea" e Homerit pėrmendet si peme frutore e rėndėsishme nė kopshtet e asaj kohe.

Nė mitologjinė Greke ftoi pėrmendet gjithashtu me emrin "mollė e artė" dhe ėshtė fruti qė Parisi i dha Perėndeshės sė dashurisė Afėrditė pėr tė marrė dorėn e Helenės sė bukur tė Spartės. Thuhet se nė atė kohė nė Trojė nuk kishte mollė por, njė ftua qė u quajt "mollė sherri" midis perėndeshave mė tė bukura: Afėrditės, Herės dhe Athinasė. Nė Greqinė e lashtė ftoi ėshtė karakterizuar si "fruti i dashurisė, martesės dhe pjellshmėrisė". Plutarku kumton se nė ceremonitė e dasmave ftoi ishte njė frut i rėndėsishėm. Kur dhėndri me nusen hynin nė dhomė pėrdorej pėr tė ėmbėlsuar e ndahesh midis tyre, siē veprohet sot me tortėn e dasmės, ndoshta qė kėtu e ka zanafillėn ky rit.

Nė kohėn e mbretėrimit tė Mbretit tė madh Solomon kjo ishte sanksionuar me ligj. Nė njė traditė tė grekėve tė lashtė karocės martesore i hidheshin ftonj dhe shpėrndaheshin sapo nusja tė arrinte tek shtėpia e dhėndrit.

Edhe ne Romėn e Lashtė ftoi ishte njė frut qė vlerėsohej. Plini e pėrmend ftoin si njė frut me vlera medicinale. Nė pikturat murale tė Pompeit ftoi ėshtė vendosur nė putrat e njė arushi. Romakėt ftoin e pėrdornin edhe nė kuzhinė pėr gatime. Nė atė kohė flitej se mbahej edhe pėr tė luftuar syrin e keq. Pėr fenė islame ngrėnia e ftonjve tė forcon zemrėn.

Nė trevat e Gjirokastrės glikoja me ftua pėrdoret pėr tė gostitur krushqit si gjatė ceremonive tė fejesave ashtu dhe tė dasmave e gėzimeve tė tjera, siē e kam pėrshkruar mė lart. Glikoja me ftua duhej tė sigurohej pa tjetėr nė kėto raste, glikoja pėrgatitej nga amvisat e familjeve qė kishin gėzimin, ky zakon ndiqet edhe sot. Nisur nga ky kėnd-vėshtrim emri "ftua" nė shqip tė lė tė dyshosh se derivon nga folja "ftoj", si njė homonim. Pra, ftoi si frut ose gliko ishte domosdoshėm kur do tė ftoheshin miq nė shtėpi dhe duhej tė gostiteshin apo tė ėmbėlsoheshin.

Origjina, pėrhapja, prodhimi

Vend origjina e ftoit mendohet tė jetė midis detit Kaspik dhe Detit tė Zi, nė rajonet e Trans-Kaukazit ku dhe sot gjendet nė gjendje tė egėr. Ka tė dhėna se ėshtė kultivuar edhe nė Mesopotaminė e Lashtė nė zonėn veriore tė Irakut, para se tė kultivohej molla. Emri ftua pėrmendet nė shkrimet greke qė nė vitet 600 para Erės sė Re. Nga romakėt pėrmendet nga Plini, Kolumela etj. Nė Francė dėshmohet se ėshtė shfaqur nė vitin 812, ndėrsa nė Angli nė vitin 1275. Nė kontinentin Amerikan si datė e hyrjes sė ftoit ėshtė shėnuar 16 marsi 1829 nė Masaēusets dhe u pėrhap me shpejtėsi nė shtetet Virxhinia, Teksas etj., por u konkurrua nga molla dhe dardha. Nė Amerikėn e Jugut i suksesshėm ka qenė kultivimi i tij nė Argjentinė, Uruguaj, Kili dhe nė jug tė Meksikės.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Tla6T

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.