Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi pėr muajin Gusht.

Ju tregojmė parashikimet e Astrologut mė tė mirė Britanik, Russell Gant, pėr muajin Gusht.

Horoskopi pėr muajin Gusht.
Horoskopi pėr muajin Gusht.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 01/08/2017 15:12

Dashi

Bėni kujdes qė tė mos jeni shumė kėrkues ndaj njė shoku tė mirė, partnerit romantit ose kolegu nė punė nė ditėt e para tė Gushtit. Nuk jeni ju i vetmi qė jeni i zėnė. Njė Eklips Hėnor nė datėn 7 do tė shėnojė fundin nė njė marrėdhėnie nė grup, duke ju dhėnė mė shumė kohė pėr jetėn personale. Do tju duhet tė rishikoni njė projekt pune disa herė nė mes tė muajit, prandaj mos harxhoni shumė energji nė tė. Nė datėn 21, Eklipsi Diellor do tju frymėzojė tė filloni njė projekt kreativ. Vėnia e njė dore krijuese nė njė formė tradicionale do tė hapė njė sėrė opsionesh tė reja qė kanė kaluar pa u vėnė re mė parė. Shefi juaj do t'ju kėrkojė tė shkoni nė njė udhėtim tė rėndėsishėm gjatė gjysmės sė dytė tė muajit; Ju do tė jeni nė gjendje tė kombinoni biznesin me kėnaqėsi nė kėtė udhėtim. Ditėt e mbylljes tė muajit janė ideale pėr nėnshkrimin e njė kontrate. Kjo marrėveshje ligjore do tė hapė rrugėn pėr sigurim afatgjatė financiar.

Demi

Do tė ndiheni thellėsisht tė dėshpėruar nė fillim tė muajit Gusht. Kėrkoni ndihmė ose ndiqni njė trajnim formal si dhe bėni mė tė mirėn tuaj derisa tė filloni tė shikoni pėrfitimet e jetės. Nė datėn 7, Eklipsi Hėnor do tė shėnojė mbylljen e njė epoke tė rėndėsishme nė punė. Kjo do tė thotė qė mund tė ngriheni nė detyrė ose mund tė ndryshoni punėn. Lajkat nuk do tju ēojnė askund nė mes tė muajit. Ėshtė mė mirė tė jeni i ndershėm nėse nuk ju pėlqen njė projekt, dhuratė ose dekorim. Eklipsi diellor nė datėn 21 do tju bėjė qė tė pėrmirėsoni situatėn tuaj tė jetesės. Do tė lėvizni nė njė qytet mė tė mirė ose do tė bėni disa ndryshime radikale nė shtėpi. Sa mė shumė kohė tė shpenzoni nė detyrat familjare, aq mė i lumtur do tė jeni gjatė gjysmės sė dytė tė muajit Gusht. Me afrimin e Shtatorit, ju do tė lanēoni njė regjim tė shėndetshėm qė shumė shpejt do tė japė rezultatet e dėshiruara. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė rishikuar dietėn tuaj dhe pėr tė bėrė ushtrime vazhdimisht. Do tė jetė shumė terapeutike nėse qėndroni pak kohė vetėm me mendimet tuaja.

Binjakėt

Mbizhytja nė gjėra luksoze do tė krijojė njė gropė tė thellė nė buxhetin tuaj gjatė fillimit tė muajit. Praktikoni kufizimin, nuk ka rėndėsi sesa shumė dėshironi tė shpenzoni ju. Njė Eklips Hėnor nė datėn 7 mund tė sjellė pėrfundimin e njė programi akademik ose procesi edukues. Ju do tė jeni shumė i lumtur me rezultatet prandaj dilni dhe festoni. Pėrgjatė mesit tė muajit, do tė jetė e nevojshmme tė bėni disa rregullime nė shtėpi. Mos lejoni sistemin e ajrosjes ose problemet hidraulike tė dalin jashtė kontrollit. Lajme tė mira do tė arrijnė nė veshėt tuaj gjatė datės 21, falė Eklipsit Diellor. Ju do tė keni mundėsi tė ecni pėrpara me njė projekt me tė cilin jeni marrė prej muajsh. Gjatė pjesės sė dytė tė muajit ju do tė punoni ngushtėsisht me njė mik, partner romantik ose partner biznesi. Ju do tė gjeneroni idetė ndėrsa gjysma tjetėr do ti implementojė ato. 2 mendje janė mė mirė se njė nė fund tė Gushtit.

Gaforrja

Ju do tė ndiheni e ndarė mes familjes dhe miqve nė fillim tė muajit. Sigurohuni qė tė shkoni nė festėn e njė tė afėrmi, edhe nėse miku juaj mė i mirė ose partneri ju thotė tė mos shkoni. Nė datėn 7, Eklipsi Hėnor do tė sjellė humbjen e disa tė ardhurave, por nuk ka nevojė tė krijoni panik sepse ka shumė mundėsi qė nėse njė derė mbyllet njė tjetėr do tė hapet, edhe nėse duhet tė presim pak para se kjo tė ndodhė. Mos e lejoni veten tė fundoseni nga njė pengesė e fuqishme nė mes tė muajit. Njė i afėrmi juaj do tju propozojė tė shkoni nė njė udhėtim, por pėrpiquni ta shmangni. Njė mundėsi fitimprurese do tė vijė nė datėn 21 duke e pasuruar Eklipsin Diellor. Do tė punoni nė njė fushė teknike qe do tė rezultojė me shumė pėrfitime. Lajkat nuk do tju ēojnė askund nė lidhje me njė figurė autoritare nė fund tė muajit. Nėse dėshironi tė fitoni rrespektin e shefave tuaj, kjo do tė arrihet pėrmes punės sė mirė, vazhdueshmėrisė dhe inovacionit. Bėni hapa tė kujdesshėm pėr tė arritur nė vendet mė tė mira.

Luani

Njė situatė shtypėse nė pune do tė bėjė qė tė mendoni tė largoheni pėr qėllime mė tė mira nė fillim tė muajit. Eklipsi Hėnor nė datėn 7 do tė shėnojė pėrfundimin e njė marrėdhėnie tė afert; ju do tė mirėprisni mundėsitė pėr njė fillim tė ri. Ky mund tė jetė fillimi i ri pėr tė cilin ju keni nevojė. Nė datėn 21, Eklipsi Diellor do tė shėnojė njė metamorfozė emocionuese pėr ju. Ju do tė keni mundėsinė tė kaloni nė njė rol tė ri. Do tė ketė udhėtime jashtė vendit tė pėrfshira nė kėtė situatė. Do tė paguheni pėr tė vizituar vende ekzotike dhe njė llogari bankare e zgjeruar do tė jetė pėrgjigja e lutjeve tuaja. Gjysma e dytė e muajit Gusht ju fton tė ēoni talentin tuaj kreativ nė njė shkallė mė tė lartė. Puna me njė ekspert tė fushės suaj do tė hapė sytė tuaj ndaj mundėsive mė tė mira. Kini vullnet tė hiqni zakonet e kėqija pėr hir tė pėrmirėsimit tė teknikave tuaja dhe padyshim rezultateve tuaja.

Virgjėresha

Njė romancė e kushtueshme do tė pėrfundojė nė fillim tė muajit Gusht. Ju do tė jeni i lumtur tė merrni njė masė mė tė madhe kontrolli mbi jetėn tuaj personale. Ne datėn 7, Eklipsi Hėnor do tė sjellė pėrfundimin e njė detyre nė punė, duke ju dhėnė mundėsinė tė ndiqni mundėsi mė tė mėdha dhe mė tė mira. Ju mund tė vendosni tė ktheheni tek njė punėdhėnės i mėparshem nė mes tė muajit. Do tė ndiheni sikur kurrė nuk jeni larguar nga aty, sepse Eklipsi Diellor nė datėn 21 do tju japė njė mundėsi mikpritėse tė harxhoni mė shumė kohė me qėllime individuale. Vendosja e energjisė tuaj nė vepra arti, kafshė dhe natyrė do tė jetė shpėrblyese. Ju mund tė pėrfshiheni thellė nė njė organizatė bamirėsie. Pėrdorni aftėsitė tuaja tė konsiderueshme tė komunikimit pėr tė bėrė mė shumė para pėr njė ēėshtje tė mirė. Pėrgjegjėsitė serioze nė familje do tė kėrkojnė vėmendjen tuaj nė fund tė muajit Gusht. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė krijuar siguri financiare pėr tė afėrmit tuaj.

Peshorja

Do tė bėni njė gabim shumė tė madh nėse i jepnni borxh njė tė njohuri tė dyshimtė nė fillim tė muajit Gusht. Nė vend qė tė lodhni njė tė afėrm tuajin pėr tė bėrė gjėrat qė ju takojnė ju bėjini vetė ato. Eklipsi i Hėnės nė datėn 7 do tė bėjė tė mundur tė vendosni prekjet finale nė njė projekt kreativ; do tė jeni shumė i lumtur me rezultatet. Nė mes tė muajit ju do tė kaloni shumė mirė nė punė dhe do tė neglizhoni jetėn tuaj personale. Nėse tė dashurit tuaj nuk janė dakort me hapat tuaj nė karrierė, kjo ėshtė njė kohė shumė e mirė pėr tė krijuar njė rrjet social mbėshtetės. Eklipsi Diellor nė datėn 21 do tė shėnojė njė vend social shumė emocionues qė do tė rrisė profilin tuaj. Vishni diēka qė bie nė sy pėr kėtė rast; kjo do tė tėrheqė shikime admiruese kudo qė shkoni. Bėni plane pėr tė shkuar nė njė udhėtim mahnitės nė fund tė Gushtit dhe do tė gjeni disa ulje shumė tė mira ēmimesh pėr biletat e avionit dhe dhomat e hotelit .

Akrepi

Nė ditėt e para tė Gushtit, ju do tė dėgjoni disa fjalė tė ashpra nga njė individ xheloz. Ju mendonit qė ky person ėshtė miku juaj, por nuk do tė mendoni mė kėshtu pasi ai tė tregojė ngjyrat e vėrteta. Nė datėn 7, Eklipsi i Hėnės do tė bėjė qė tė gjeni njė situatė mė tė mirė jetese. Ėshtė njė kohė shumė e mirė pėr tė shitur njė pjesė prone ose pėr tė lėvizur nė njė zonė mė tė mirė tė qytetit. Ju nuk do tė keni shumė rrespekt pėr tė ashtu quajturin ekspert nė mes tė muajit. Nė vend qė tė ndiqni hapat e tij, duhet tė ecni nė rrugėn tuaj. Eklipsi i Diellit nė datėn 21 shėnon njė mundėsi emocionuese nė karrierė. Pranoni njė punė qė do tju mbajė nė majė tė gishtave. Ju do te mirėprisni mundėsinė pėr tė dalė nga rutina e mėrzitshme e punės. Edhe pse rroga nuk do tė jetė shumė e lartė nė fillim, ajo do tė rritet me kalimin e kohės. Ka shumė mundėsi pėr rritje profesionale nė kėtė kompani, pėr aq kohė sa keni vullnet tė punoni fort.

Shigjetari

Harxhimi i shumė parave do tė tėrheqė turmėn e gabuar drejt jush nė fillim tė muajit Gusht. Ėshtė mė mirė tė jeni i rrespektueshėm sesa me burime, edhe pse sė fundmi mund tė keni parė rritje nė tė ardhurat tuaja. Eklipsi i Hėnės nė datėn 7 do tė sjellė pėrfundimin e njė projekti social ose programi akademik. Ju do tė keni mė shumė kohė pėr kėnaqėsitė e pėrditshme dhe pėr kohė pasive gjithashtu. Mos merrni ose jepni borxh gjatė mesit tė muajit ose do tė krijoni njė dėm serioz nė njė marrėdhėnie shoqėrore. Nė datėn 21, Eklipsi Diellor do tju ftojė tė zgjeroni horizontet. Kapeni kėtė mundėsi pėr tė ndėrmarrė udhėtime pėrtej detit ose filloni njė projekt shkrimi. Kjo mund tė bėjė qė tė merrni pėrgjegjėsi tė mėdha gjatė pjesės sė dytė tė muajit. Ju do tė shijoni mprehjen e mendimeve nė njė projekt shpėrblyes shpirtėror. Rritja e fondeve pėr njė ēėshtje tė mirė do tė rrisė profilin tuaj profesional. Kjo gjė do tju vendosė gjithashtu nė kontakt me antarė influencues nė komunitet. Kėto marrėdhėnie sociale do tė jenė shumė ndihmuese pėr ju.

Bricjapi

Ulja e entuziazmit tė njė tė afėrmi ėshtė njė gabim nė ditėt e para tė muajit Gusht. Nė vend qė tė paralajmėroni njė antar nė familje tė mos ndėrmarrė njė rrisk, tregoni qė keni besim nė gjykimin e tyre. Do tė surprizoheni me kėnaqėsi. Nė datėn 7, Eklipsi Hėnor do tė sjellė pėrfundimin e pėrpjekjeve pėr tė bėrė para, duke ju dhėnė mė shumė kohė qė tė ndiqni karrieren e ėndrrave. Nė mes tė muajit do tju kėshillohet tė ktheheni nė njė destinacion nostalgjik qė gjithmonė e keni dashur. Sigurohuni tė blini njė dhuratė speciale pėr njė person qė e pėlqeni nė kėtė eskursion. Zgjjidhni diēka qė reflekton shijen e tyre, jo tuajėn. Eklipsi Diellor nė datėn 21 do tė sjellė njė burim tė madh tė ardhurash. Pėrdorini paratė pėr tė bėrė rregullime tė shtrenjta dhe rinovime. Nėse nuk e zotėroni atė vend, kjo ėshtė mundėsia juaj pėr tė blerė njė pronė. Bėni falenderime pėr pasurinė tuaj tė madhe duke dhuruar disa para pėr bamirėsi.

Ujori

Njė rival i fshehur do tė krijojė probleme pėr ju nė fillim tė muajit. Nė vend qė tė dyfishoni pėrpjekjet tuaja, bėni njė ritrajtim strategjik. Ju do tė keni mundėsinė tė ktheni fatin nė anėn tuaj nė datėn 7, falė Eklipsit tė fuqishėm Hėnor. Mos u surprizoni nėse ēliroheni nga njė punė ose pėrgjegjėsi e madhe nė kėtė kohė ēliruese. Pėrgjatė mesit tė muajit, ju mund tė gjendeni duke filtruar rėndė me njė admirues pasionant. Nėse jeni nė njė marrėdhėnie, lėreni tė dashurin tuaj tė zemrės tju ēojė nė ajėr. Eklipsi Diellor nė datėn 21 do tė bėjė njė pikė kthese nė njė partneritet tė afėrt. Do tė takoni shpirtin binjak, do tė fejoheni ose do tė bėni njė martesė tė papritur. Argumentat me njė koleg qė bėn shumė mungesa do tė bėjnė tė mos keni mundėsi pėrveēse tė bėni njė ankesė zyrtare. Sigurohuni qė tė shkoni nė njė festė tė madhe nė fund tė Gushtit; ju do tė bėni disa miq shumė influencues.

Peshqit

Mos u bėni as njė lider as njė huazues nė ditet e para tė muajit Gusht. Ju nuk dėshironi tė shkatėrroni njė miqėsi pėr shkak tė njė argumenti financiar. Nė datėn 7, Eklipsi Hėnor do tju lejojė tė pushoni, qetėsoheni dhe tė reflektoni pas njė sezoni shumė tė ngarkuar. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė shpenzuar me shumė kohė private me partnerin tuaj. Nėse jeni beqar, dikush nga e kaluara do tė pėrpiqet tė lidhet me ju nė mes tė muajit duke ju bėrė ju tė merrni njė vendim tė rėndėsishėm. Kjo mund tė jetė njė kohė e mirė pėr tė rregulluar gabimet e sė shkuarės. Njė Eklips Diellor nė datėn 21 do tė tėrheqė njė mundėsi emocionuese pėr punė. Do tė paguheni pėr tė ushtruar imagjinatėn dhe do tė ndiheni shumė mė mirė, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Pėrdorni mundėsitė qė keni pėr tė qenė ndihmues pėr njė koleg nė ditėt e fundit tė muajit, dhe nė kėtė mėnyre ju do tė mblidhni shumė informacion tė vlefshėm, si dhe eksperincė qė nuk mund ta gjeni askund tjetėr. Puna e madhe do tė shpėrblehet me pagė mė tė lartė, promovim ose tė dyja. Mos kini frikė tė merrni njė pozicion me shumė pėrgjegjėsi.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
`3fME

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė