Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Virusi i Android: Kėrcėnimi i MMS ndikon njė billion telefona celularė.

E meta mund tė shfrytėzohet duke dėrguar foto ose video mesazhe nė smartphonin e njė personi, pa asnjė veprim nga ana e marrėsit.

Njė virus nė sistemin operues tė Android ėshtė gjetur nga kėrkuesit, tė cilėt thonė se ai ndikon rreth njė bilion pajisje nė tė gjithė botėn.
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 29/08/2015 19:52

Google tha se e ka rregulluar problemin, por miliona pajisje akoma kanė nevojė pėr pėrditėsimin e sistemit tė programeve.

Kėrkuesit thanė se ky virus ėshtė shumė i rrezikshėm.

Kėrkuesit nga Siguria e Informacionit tė Kompanisė Zimpherium nė Shtetet e Bashkuara thanė se ky virus ėshtė njė nga dobėsitė mė tė kėqija tė Android deri mė tani, duke vlerėsuar qė 950 milion pajisje u ndikuan.

Hakerėt ishin tė aftė tė dėrgonin kode tė dėmshme pa pasur nevojė pėr njė mesazh multimedial qė tė jep akses pėr tė marrė shėrbime brenda Android nga Stagefright.

Pasi ėshtė thirrur Stagefright, i cili nuk kėrkon asnjė veprim nga viktima, aplikacionet dhe informacione tė tjera nė pajisje mund tė jenė tė arritshme nga hakeri.

Kėto dobėsi janė shumė tė rrezikshme sepse ato nuk kėrkojnė qė viktima tė ndėrmarrė ndonjė aksion pėr tu shfrytėzuar, shkruajtėn kėrkuesit.

Detaje tė mėtejshme pėr tė metėn do tė zbulohen nga skuadra, nė konferencėn e sigurisė Black Hat qė zhvillohet nė Las Vegas javėn e ardhshme.

James Lyne, kreu global i kėrkimit nė kompaninė e sigurimit Sophos, tha se kjo e metė ndikonte njė rrjet masiv tė telefonave qė punojnė me versionin 2.2 tė Android ose me versione tė mėvonshme.

Nė disa pajisje, pjesėt ku ky virus punon i japin hakerit akses nė tė gjithė pėrmbajtjen e pajisjes suaj ose nė burime aksesi si nė kamera, tha ai.

Nxitoni pėr tė rregulluar tė metėn.

Kėrkuesit e Zimpherium e lajmėruan Google, e cila mė pas ka prodhuar njė program pėr tė rregulluar problemin.

GJithsesi, miliona pajisje aktualisht mbeten tė parregulluara sepse prodhuesit e hardware dhe operatorėt telefonikė duhet tė shpėrndajnė pėrditėsime tek konsumatorėt dhe konsumatorėt nga ana e tyre mund tė refuzojnė pėrditėsimet nė mėnyrė manuale.

Nė njė deklaratė, Google tha: Kjo dobėsi ėshtė identifikuar nė njė mjedis laboratori nė pajisjet mė tė vjetra Android, dhe pėr kaq sa dimė, asnjėra prej tyre nuk ka qenė e prekur.

Si pjesė e njė pėrditėsimi tė planifikuar rregullisht pėr sigurinė, planifikojmė tė nxisim masa mbrojtėse tė mėtejshme pėr pajisjet Nexus duke filluar nga java tjetėr. Dhe, ne do ta lanēojmė atė si njė burim tė hapur kur detajet tė jenė bėrė publike nga kėrkuesi i Black Hat.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
iVP%G

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė