Si ndikon fėmijėria nė sukses?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si ndikon fėmijėria nė sukses?

Fėmijėria ėshtė njė pjesė e jetės tė cilėn nuk mund ta fshini, pasi ajo ndikon pavarėsisht dėshirės suaj nė jetėn si i rritur dhe prej saj varet suksesi qė do tė keni.

Si ndikon fėmijėria nė sukses?
Si ndikon fėmijėria nė sukses?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 06/11/2017 19:29

Shkenca ka vėrtetuar se shumė nga ato qė na ndodhin nė fėmijėri ndikojnė nė moshė mė tė rritur te karakteri dhe formimi ynė. Ja faktet shkencore qė lidhin tė shkuarėn me suksesin e sė ardhmes.

Shoqėrimi sjell punėn

Aftėsitė tuaja sociale nė kopsht pėrcaktojnė nėse do tė ndiqni apo jo shkollėn, ose nėse do tė gjeni njė vend pune. Kėrkuesit nga Universiteti i Pensilvanisė dhe nga "Universiteti Duke" kanė analizuar mė shumė se 700 fėmijė kopshti deri nė moshėn 25-vjeēare.

Ata zbuluan njė lidhje tė rėndėsishme mes aftėsive tė tyre sociale si fėmijė kopshti dhe suksesit si tė rritur dy dekada mė vonė. Studimi 20-vjeēar tregoi se fėmijėt qė ndėrvepronin me moshatarėt e tyre, qė i ndihmonin dhe kuptonin ndjenjat e tyre duke i zgjidhur vetė problemet, kishin mė tepėr gjasa se tė tjerėt qė tė ndiqnin arsimin e lartė dhe tė gjenin njė punė tė mirė.

Prindėrit e divorcuar

Nėse prindėrit e njė fėmije nė moshė tė re divorcohen, atėherė ai ka gjasa tė krijojė marrėdhėnie jo tė mirė me ta nė moshė tė rritur. Kjo aplikohej pėr fėmijėt e moshės 3 dhe 5-vjeēare, ku studiuesit treguan mundėsinė e vėshtirėsisė sė rikrijimit tė lidhjes familjare, sidomos me baballarėt. Universiteti i Illinoit megjithatė provoi se kjo nuk parashikonte lidhje tė kėqija dashurore.

Imitimi i prindėrve

Nėse nė fėmijėri dikush imiton prindėrit, studimet zbulojnė se ai/ajo ka gjasa tė zhvillojė dėshirėn pėr tė menduar se veprimet kanė njė lloj qėllimi tė panjohur. Kjo e bėn atė mė tė hapur pėr tė ndarė dhe transmetuar kulturėn mė tej nė jetė.

Vajzat ndjekin nėnat

Nėse jeni njė fėmijė vajzė dhe nėna juaj punon gjatė kėsaj kohe, ka gjasa qė ju tė bėheni nė tė ardhmen shefe dhe tė fitoni shumė para. Kėtė e ka zbuluar njė studim i Shkollės sė Biznesit tė Harvardit, ku u vunė re pėrfitime tė rėndėsishme te fėmijėt qė ishin rritur nga nėnat qė nuk qėndronin nė shtėpi.

Sipas kėrkimit, vajzat e nėnave qė punonin, bėnin mė tepėr shkollė dhe kishin gjasa tė mbanin njė rol supervizues nė punė. Po ashtu, ato fitonin 23 pėr qind mė shumė sesa vajzat e rritura nga nėnat qė qėndronin nė shtėpi.

Abuzimi sjell obezitet

Nėse jeni abuzuar seksualisht si fėmijė, keni rrezik mė tė lartė tė bėheni obezė kur tė rriteni. Disa studime kanė treguar pėr lidhjen midis abuzimit seksual dhe eksperiencave tė tjera traumatike nė fėmijėri dhe ērregullimeve tė tė ngrėnit. Pėr femrat, rreziku i obezitetit ishte 27 pėr qind i lartė, ndėrsa pėr meshkujt 66%.

Ēapkėnėria ju fut nė telashe

Nxėnėsit e gjimnazit qė pėrpiqen tė jenė ēapkėnė dhe tė hatashėm, pėrjetojnė probleme nė moshė tė rritur. Po ashtu, adoleshentėt qė sillen mė tė mėdhenj se mosha e tyre pėr tė fituar popullaritet, kanė gjasa tė krijojnė probleme me drogėn, alkoolin dhe tė pėrfshihen nė sjellje kriminale nė moshėn 20-vjeēare.

Varfėria dėmton kujtesėn

Njerėzit qė rriten tė varfėr dhe qė vijnė nga klasat ekonomike tė ulėta, pėrfundojnė me njė aftėsi mė tė vogėl pėr tė pasur nė mendje disa objekte njėkohėsisht, sipas Universitetit tė Oregonit.

Matematika herėt, njė avantazh

Njė studim i 35 mijė parashkollorėve nė SHBA, Kanada dhe Angli, ka zbuluar se kush mėson herėt matematikėn, mund tė ketė njė avantazh shumė tė madh. Po ashtu, kjo aftėsi lidhet edhe me arritjet e ardhshme nė lexim.

Dhuna sjell dhunė

Nėse si fėmijė keni parė shumė dhunė nė televizor, atėherė ka gjasa tė bėheni njė i rritur agresiv. Sipas njė studimi 15-vjeēar, fėmijėt i modelojnė sjelljet e tyre sipas skenave tė dhunshme, ku kriminelėt shpėrblehen pėr dhunėn qė shfaqin.

Droga tė bėn serioz

Nėse rriteni duke parė prindėrit qė abuzojnė me drogėn apo alkoolin, kjo do tė ndikojė qė nė vitet e mėvonshme tė silleni si prindi i prindėrve tuaj. Duke qenė se kėshtu lini pas dore edhe fėmijėrinė tuaj, do tė bėheni shumė seriozė.

Nėnė e shkolluar, vajzė e shkolluar

Njė studim i vitit 2014 nga psikologia Sandra Tang nga Universiteti i Miēiganit, zbuloi se nėnat qė pėrfundonin gjimnazin, kishin mė tepėr gjasa tė rrisnin vajza qė bėnin tė njėjtėn gjė.

Nėse ju kanė tallur do e keni tė vėshtirė

Njė studim qė analizoi fėmijėt britanikė nga mosha 7 derisa u rritėn dhe u bėnė 50 vjeē, zbuloi se fėmijėt qė viheshin nė lojė nga bashkėmoshatarėt, kishin marrėdhėnie mė tė vėshtira me tė tjerėt, ishin depresivė, nė ankth dhe fitonin mė pak para.

Bebet qė shohin TV, nuk flasin mirė

Duke vėzhguar nėnat dhe fėmijėt, njė studim zbuloi se televizori pakėson komunikimin prind-fėmijė. Po ashtu, prindėrit jo tė stresuar, rrisnin fėmijė me mirėqenie mė tė lartė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
U8+;k

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė