Bakllava Turke
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bakllava Turke

Bakllavaja ėshtė njė nga ėmbėlsirat mė tė njohura dhe mė tė shijshme nė tė gjithė botėn.

Bakllava Turke
Bakllava Turke
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/12/2017 22:53

Prejardhja e Bakllavasė Turke nuk ėshtė e konfirmuar, por sipas historianėve kjo ėmbėlsirė ka dalė e pėrsosur nga kuzhinat e pallatit Topkapi, nė periudhėn e perandorisė otomane.

Mendohet se bakllavaja ka qenė ėmbėlsira e preferuar e sulltanit. Prapa shijes mbresėlėnėse tė kėsaj ėmbėlsire fshihet njė nėnkuptim edhe mė i madh.

Bakllavaja Turke nė Turqi ėshtė simbol i pasurisė dhe shijes sė hollė.

Tė gjitha amvisat e dijnė sesa e vėshtirė ėshtė pėrgatitja e njė bakllavaje tė mirėfilltė, sot po ju tregojmė disa sekrete tė vogla sesi ta dalloni nėse bakllavaja juaj ėshtė nė lartėsinė e duhur apo jo.

Testim i bakllavasė duke dėgjuar

Mos u habisni, para se ta provoni prisni pak. Futni pirunin nė bakllava dhe duhet tė dėgjoni kėrcitje. Nėse piruni kėrcet kjo nėnkupton se petėt janė tė holla dhe bakllavaja ėshtė pjekur mirė. Sa mė tė holla petėt aq mė e mirė del bakllavaja.

Testim i bakllavasė me anė tė aromės

Nė momentin qė e afroni copėn e bakllavasė afėr gojės ju duhet tė ndjeni me patjetėr aromėn e gjalpit, arrave apo fėstėkut. Qė njė bakllava tė jetė e mirė mbushja duhet tė jetė perfekte.

Shijimi

Bakllavaja e pėrgatitur mirė lė njė shije fantastike nė gojėn dhe duhet t'ju shtangė tė gjitha shqisat e tjera. Njė bakllava e mirė nuk duhet tė jetė as e rėndė, as e ėmbėl, por e lehtė duke iu mashtruar tė konsumoni njė pjatė tė plotė!

Nėse doni tė pėrgatisni bakllavanė turke njėsoj si e pėrgatisin mjeshtrat e Stambollit ndiqni recetėn e plotė si mė poshtė:

Receta e bakllavasė

Racione:12 persona

Koha e pėrgatitjes: 20 minuta

Koha e pjekjes: 50 minuta

Pėrbėrėsit:

1 filxhan ēaji gjalpė i shkrirė

24 petė tė gatshme ose tė holluara vetė

400 gramė fėstėkė dhe lajthi tė qėruara dhe tė grira

2 lugė ēaji kanellė

Sherbeti:

450 gramė sheqer

420 mililitra ujė

½ lėngu i njė limoni tė madh

1 tepsi pjekjeje normale

Pėr spėrkatje nga lart:

Fėskėtė

Pėrgatitja:

Parangrohni furrėn nė 160 gradė Celsius. Fillimisht pėrgatisni sherbetin. Shtoni sheqerin nė njė tenxhere tė madhe, hidhni ujin dhe vendoseni tė ziejė duke pėrzierė gjatė gjithė kohės.

Kur sheqeri tė jetė shkrirė, ulni nxehtėsinė dhe shtoni lėngun e limonit dhe lėreni 15 minuta nė zjarr tė ulėt derisa sherbeti tė jetė trashur. Lėreni mėnjanė tė ftohet.

Lyeni me gjalpė tė gjithė tepsinė nga anėt dhe nė brendėsi. Qė petat tė jenė perfekte duhet qė njė natė mė parė t'i keni lėnė nė frigorifer dhe t'i nxirrni 2 orė para pėrdorimit.

Shtroni dy peta nė fund tė tepsisė dhe lyejini me gjalpė, tė njėjtėn gjė bėni derisa tė keni pėrdorur 12 peta duke i lyerė dy e nga dy me gjalpė.

Prijini cepat e petave nėse ato dalin nė buzėt e tepsisė. Shtoni sipėr lajthitė dhe fėstėkėt mbi petėn e 12-tė dhe hidhni sipėr kanellė dhe vazhdoni si mė parė derisa tė kenė mbaruar petėt.

Lyeni petėn e fundit mirė me gjalpė dhe me ndihmėn e njė thike priteni nė copa tė vogla nė vija paralele. Futeni tė piqet pėr 45 minuta derisa tė marrė njė ngjyrė tė artė dhe 5 minutat e fundit rriteni gradimin.

Kur bakllavaja tė jetė gati fikeni dhe nxirreni nga furra dhe ngadalė shtroni sherbetin e ftohtė. Futeni 2-3 minuta nė furrė sėrish qė tė pėrthithė sherbetin, mė pas nxirreni dhe lėreni tė ftohet.

Kur bakllavaja tė jetė ftohur shtoni sipėr fėstėkė tė plotė.

Sekret:

Bakllavaja nuk duhet tė ruhet kurrė nė frigorifer, pasi yndyrnat mblidhen, brumi absorbon tė gjithė lėngun dhe bakllavaja bėhet e fortė.

Gatim tė mbarė dhe ju bėftė mirė!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
&hJAL

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė