Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn R
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn R

Perspekti uron qė ky fjalor gastronomik t'ju vijė sadopak nė ndihmė pėr tė kuptuar mė mirė termat e gatimit, por edhe nė pasurimin e gjuhės suaj tė pėrditshme.

Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn R
Fjalor Gastronomik. Fjalė me shkronjėn R
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/12/2017 23:35

Radhiqe

Barishte qė rritet nė gjendje tė egėr nėpėr livadhe. Ka gjethe tė gjata e tė dhėmbėzuara, me kėrcell tė kuq e tė bardhė. Zakonisht pėrdoret nė kuzhinė si sallatė e zierė. Ndihmon shumė nė stabilizimin e sheqerit nė gjak.

Radikalet e lira

Gjenden nė organizėm dhe janė shkaktare tė plakjes sė organeve dhe gjithė organizmit.

Raki

Pije alkoolike, qė nxirret nga mushti i rrushit ose i disa pemėve tė tjera, duke e zier e duke i ftohur avujt; njė sasi e kėsaj pijeje sa nxė njė gotė e vogėl.

Revani

Ėmbėlsirė qė bėhet me miell, me gjalpė, me vezė e me sheqer dhe qė, pasi piqet nė furrė, zakonisht mbytet me sherbet; njė copė nga kjo ėmbėlsirė. Revani me kos. Tepsi me revani. Bėj njė revani. Ha njė revani.

Rigon

Bimė barishtore shumėvjeēare me erė tė kėndshme, me kėrcell tė hollė, me gjethe tė vogla vezake nė ngjyrė tė gjelbėr tė ndezur. Gjen pėrdorime tė shumta nė kuzhinė si i freskėt, ashtu edhe si erėz e thatė. Rritet nė gjendje tė egėr nė toka tė thata pėrgjatė gjithė vitit, por mund tė kultivohet edhe nė kushtet e shtėpisė.

Rigon i kuq

Rigoni i kuq konsiderohet si rigoni mė i rrallė e qė i jep shije tė mrekullueshme ēdo gatimi. Ai shkon mirė me domaten, patėllxhanin, produktet e mishit, vezėt e rrahura ose me sallata tė ndryshme. Karakteristikė e veēantė e tij ėshtė se, gjatė tharjes, ai humbet tė gjithė aromėn, por kur bie nė kontakt me ujin e nxehtė, aroma qė lėshon ėshtė unike dhe nuk ka tė krahasuar me rigonin e zakonshėm. Rigoni i kuq rritet nė zonat malore tė Ballkanit Perėndimor, nė Shqipėri, Greqinė Veriore dhe nė disa zona tė Malit tė Zi.

Rosnica

Rosnicat me pulė janė njė pjatė karakteristike e zonės sė Myzeqesė, tė cilat gatuheshin mė sė shumti nga gjyshet tona pėr tė nderuar miqtė qė vinin nė shtėpi!

Rozmarinė

Shkurre pėrherė e gjelbėr e vendeve tė ngrohta, me lule tė vogla ngjyrė qielli ose tė bardha, me gjethe tė imėta si hala e me erė tė kėndshme. Kjo bimė aromatike nuk mund tė mungojė nė peshkun apo mishin e gatuar nė grilė dhe, nė disa receta, pėr gatime nė furrė, si pulė me patate. Njėsoj si majdanozi, shkon pothuajse me tė gjitha.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
C:]2#

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.