Si tė ndryshosh mendėsinė (mindset)?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė ndryshosh mendėsinė (mindset)?

"Nuk mund tė dėshtosh duke krijuar veten tėnde" - Wayne Dyer.

Si tė ndryshosh mendėsinė (mindset)?
Si tė ndryshosh mendėsinė (mindset)?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/12/2017 14:53

Problemi i njerėzve fillon nė momentin kur ata nuk kanė njė qasje tė mendimeve, rrjedhimisht mungon qasja dhe interpretimi i problemeve dhe zgjedhjes sė tyre, nė kėtė mėnyrė jeta e njeriut vėshtirėsohet.

Njerėzit ēdo herė interpretojnė realitetin e tyre nė bazė tė asaj qė dinė, e nė bazė tė asaj qė ata ndjejnė brenda vetes, mėnyra se si flet me veten, mėnyra se si i shpreh emocionet e tua, mėnyra se si komunikon me tė tjerėt, mėnyra se si flet me eprorėt, po ashtu dhe me kolegėt, tregon pėr kėndvėshtrimin tėnd. Ne interpretojmė botėn tonė tė brendshme duke e nxjerė atė sė jashtmi nė mėnyrėn dhe qasjen qė kemi nė mėndėsine tonė. Pra, mendėsia jonė ėshtė ēeshtje projeksioni, ku i referohet perceptimit mes dėshirave qė duam tė jemi prej vėrteti dhe gjėrave qė realisht janė ekzistuese.

Tė krijosh njė mendėsi do tė thotė se ke nevojė dhe ka ardhur koha pėr tė ndryshuar gjėrat, do tė ndryshosh nė jetėn personale, nė mardhėnie me partnerin tėnd, do tė ndėrrosh punėn, do tė krijosh stabilitet dhe pavarėsi financiare, do tė krijosh barriera ndaj gjėrave qė kurrė nuk ke thėnė "jo", etj.

Momenti i jetės tėnde dhe krijimit tė mendėsisė fillon nė momentin kur ti je duke i bėrė pyetjen vetes: Ēfarė po ndodh me mua? Pra, qė nga ky moment fillon procesi i krijimit tė kėsaj mendėsie.

Ndrysho duke ndryshuar sjelljen

Shpesh herė ne jemi duke kėrkuar modelin dhe mėnyrėn se si tė zgjidhim problemet. Shumė njerėz presin rezultate herė pas here dhe nuk kanė sukses, e kjo vjen si rezultat i tė paturit njė qėllim, por pa njė strategji.

Richard Bandler pioner i NLP-isė thotė se mund tė jesh nė territor tė caktuar, por nėse nuk ke njė "hartė", ti je i humbur. Kjo e thėnė nė kontekstin e qėllimeve, shpreh se nuk mund tė krijojmė realitetin e tyre nėse ne nuk ndryshojmė qasjen e tė menduarit dhe sjelljen tonė. Pėrderisa struktura e jetės sonė ėshtė e ndėrlidhur me njerėz dhe gjėrat e jashtme, ne ose i kontollojmė ato, ose ata na kontrollojnė ne. Nėse Ne nuk i pėrshatasim qėllimet tona me ambientin e jashtėm, Ne krijojmė brenda nesh zhgėnjim, indiferencė, frustrim.

Aftėsia e tė krijuarit mendėsi vjen nė hap kur ti krijon pėrshtatshmėri dhe "imponon" qė qėllimet e tua tė krijojnė fuqi.

Mėso duke punuar

"Suksesi nė jetė nuk ėshtė vetėm kur arrin qėllime nė jetė, por kur arrin qėllimet e duhura." - Richard Bandler.

Njė nga aspektet kryesore tė tė krijuarit mendėsi ėshtė se ajo ėshtė njė proces qė vazhdimisht zgjat dhe nuk ndalon asnjėherė. Ajo pėrcakton fatin tėnd sepse fati ėshtė emėr qė i vendosim ne pėrvojės tonė qė ėshtė ngulitur thellė sė pandėrgjegjėshmes sonė. Fati ėshtė emėr qė duam tė shpėtojmė kur ne nuk na realizohen dėshirat dhe mėnyrat tona duke thėnė ishte e shkruar. Dikur njė mik mė tha, "Mėso duke punuar edhe nėse nuk ia ke idenė." Shumica e njėrėzve kanė frikė tė marin iniciativė sepse nuk dinė diēka, nuk dinė konceptet se ku tė fillohet e ku tė mbarohet. Prandaj njerėzit humbasin nė jetė, nė krijimin e famijės, nė biznes, nė fusha tė ndryshme tė jetės sepse kanė frikė.

"Frika dhe gėzimi kanė tė njėjtėn veti nė trupin e njeriut, sepse Frika dhe Gėzimi, te Ne, mendja jonė ėshtė ajo qė pėrcakton suksesin tonė, nėse njė qėllim apo veprim i imponon frikė, me shumė ngjasa nuk do marėsh iniciativė, nėse atė qėllim e shikon si gėzim dhe arritje, ateherė ajo ėshtė e mundshme", shprehet Mel Robinson.

Dėgjo zėrin tėnd tė brendshėm

Nėse nuk ke njė qėllim krijo njė tė tillė, mundohu tė gjesh derisa tė arrish atė. Shumė njerėz kur duan tė fillojnė studimet apo kur kėrkojnė ndonjė punė, pyesin ēfarė pune duhet tė bėj unė, dhe unė pėrgjigjem ēfarė pune do tė bėsh ti? Shumica e njerėzve qė ua kam parashtruar kėtė pyetje, nuk e kanė patur tė qartė mendimin se ēfarė duan tė bėjnė nė jetėn e tyre. Nuk ėshtė e thėnė qė tė jesh i suksesshėm nė jetė vetėm kur arrin tė bėsh shumė para, por kur krijon njė mendėsi tė ndryshosh gjėrat e vogla sepse gjėrat e vogla, ato detaje, luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e gjėrave tė mėdha.

1. Krijo njė qėllim, krijo njė vizion apo dėshirė, askush nuk mund tė tė imponojė t'i zgjedhėsh kėto vetėm duke pėrjashtuar faktin nėse ti i lejon tė tjerėt tė pėrcaktojnė jetėn tėnde. Bėhu specifik ēfarė do. Beso nė veten tėnde se ajo ėshtė e mundur.

2. Krijo njė plan, krijo njė strategji "Si tė ndryshoj mėnyrėn e tė menduarit? Si tė arrij atė qė dua? Ēfarė duhet tė ndryshoj? Ēfarė mė duhet mua qė tė arrij ndryshimin? Bėj projekte tė vogla dhe prit rezultate tė sigurta derisa tė arrish tek ato tė mėdhatė.

3. Tė krijosh mendėsi ėshtė njė proces, mos u lodh duke i synuar atė qė do, vjen dita qė fitimi dhe shpėrblimi harron lodhjet, harron vėshtirėsitė.

4. Takohu me njerėz qė janė ndryshe nga ty, qė janė tė sukseshėm, qė kanė kaluar vėshtirėsi, ato kanė suksese sepse kanė menduar ndryshe nga tė tjerėt.

5. Harxho kohė me ato njerėz qė ti do te bėhesh, nėse do tė jesh biznesmen i sukseshėm, tako biznesmenėt e suksesshėm, pyeti ata, jeto si ata, mendo si ata. Nėse do tė kesh para shoqėrohu me ata qė kanė para, ata dinė frekuencat e parasė. Besoj se e keni ndėgjuar shprehjen: "Ti je mesatarja e pesė personave me tė cilėt shoqėrohesh."

6. Qė tė krijosh njė mendėsi duhet tė shmangėsh njerėzit qė tė sjellin energji negative. Qė tė thonė se ti smund ta arrish kėtė apo atė.

7. Sekreti i krijimit tė mendėsisė fillon kur ti i thua tė tjerėve se dua tė bėhem dikush nė tė ardhmen, dhe nėse disa prej tyre e besojnė atė, dije se ajo ėshtė njė tregues se ti mund ta arrish atė. Pra, fakti qė ti bind tė tjerėt ėshtė aftėsia jote pėr ta bėrė atė realitet. Mėnyra se si sillesh, si vishesh, si ecėn, tregon per mendėsinė tėnde.

8. Shfrytėzo kohėn, ajo ėshtė thikė me dy presa, nėse nuk e shfrytėzon atė ajo tė kėput, tė pret.

9. Qė tė krijosh mendėsi do tė thotė qė ti je ai qė pėrcakon se ēfarė ėshtė mė e mira pėr ty. Mos lejo dikė tjetėr tė definojė qėllimet dhe ato ēfarė ti do tė arrish nė jetė. Sepse ti e di mė sė miri se ēfarė do tė arrish.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
[C$?M

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė