Roli i drejtorit nė krijimin e klimės pozitive nė shkollė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Roli i drejtorit nė krijimin e klimės pozitive nė shkollė

Drejtuesi pėr tė qenė njė lider i suksesshėm i institucionit arsimor qė drejton duhet me doemos tė nxisė frymėn pozitive nėpėrmjet njė sėrė mjetesh qė posedon nė pozicionin e ndodhur.

Roli i drejtorit nė krijimin e klimės pozitive nė shkollė
Roli i drejtorit nė krijimin e klimės pozitive nė shkollė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/11/2017 19:24

Klima pozitive dhe bashkėpunuese kurdoherė nė shkollė ėshtė aq idealizėm sa dhe realitet i mundshėm, ku pėr arritjen e kėsaj tė fundit nevojitet kooperim e pėrkushtim i tė gjithė aktorėve pėr tė krijuar njė mjedis sa mė tė favorshėm pėr tė nxėnit e pėr tė pėrmirėsuar standartet e shkollės si institucion arsimor. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, drejtuesi si personi me pozicionin mė tė lartė nė shkollė luan rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha aspektet e ecurisė sė saj, e veēanėrisht ndikon mjaft nė krijimin e njė klime pozitive, ose jo, nėpėrmjet modelit tė drejtimit.

Sė pari eksperienca, por dhe studimet indikojnė se modeli i drejtimit qė drejtuesi zgjedh tė ndjekė ndikon drejtpėrsėdrejti nė klimėn e krijuar nė shkollė. Ėshtė treguar se njė model drejtimi autoritar, qoftė ai dhe i modelit dashamirės krijon njė klimė tė ftohtė e mė pak tė hapur a bashkėpunuese se njė model drejtimi kėshillues, a kooperues. Gjithashtu vihet re se njė njė stil drejtimi nė ekip, ka njė impakt tejet tė lartė si nė arritjet e nxėnėsve, pėrfshirė cilėsinė e mėsimdhėnies e mėsimnxėnies, e si nė krijimin e njė fryme pozitive bashkėpunimi, duke u orientuar krahas njė shkolle tė suksesshme drejt njė shkolle gjithashtu miqėsore.

Gjithashtu nxitja e klimės pozitive realizohet nė themelet e njė shkolle tė orientuar drejt parimeve tė demokracisė e pjesėmarrjes sė tė gjithė aktorėve nė vendimmarrjen e brendshme. Organe kolegjiale tė brendshme nė shkollė si "Kėshilli i Prindėrve", "Qeveria e Nxėnėsve", "Bordi i Shkollės" etj, duhet tė fuqizohen rrėnjėsisht pėr sa lidhet me vednimmarrjen nė kėtė institucion, dhe ky fuqizim dhe angazhim i tyre duhet tė jetė sė pari iniciative e drejtuesit, pėr tė formėsuar njė shkollė tė hapuar ndaj komunitetit ku stafi pedagogjik-nxėnėsit-prindėrit e drejtuesit punojnė sė bashku me qėllim arritjen e objektivave tė pėrbashkėta.

Nuk duhet lėnė pa pėrmendur fakti se aktivitetet shkollore,nxisin nė mėnyrė tė pashmangshme kooperimin, komunikimin e mirė e me qytetari si dhe forcojnė lidhjen mes aktorėve tė ndryshėm nė shkollė. Kėshtu drejtuesit i lind pėrgjegjėsia tė jetė iniciator e mbėshtetės i fuqishėm i kėtyre aktiviteteve me karakter edukativ e njėkohėsisht argėtues e konsolidues tė njė marrėdhėnieje tė ngrohtė dhe klime pozitive nė shkollė.

Pra drejtuesi, pėr tė qenė njė lider i suksesshėm i institucionit arsimor qė drejton duhet me doemos tė nxisė frymėn pozitive nėpėrmjet njė sėrė mjetesh qė posedon nė pozicionin e ndodhur, ku vlen tė theksohet fakti se roli i drejtuesit dhe metodat e tij tė menaxhimit, nė kėtė aspekt janė nė mėnyrė tė pashmangshme vendimtare.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
%Gl6c

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė