Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė.

Karakteristika themelore e kėsaj epoke ėshtė lindja e metalurgjisė sė bronzit, qė i dha emrin dhe vetė epokės.

Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė
Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 17:04

Pėr zhvillimin e saj ndihmoi shumė dhe pasuria me bakėr e vendit tonė, sidomos nė zonat metalmbajtėse tė Matit, tė Kukėsit, tė Korēės etj. Vendin kryesor nė prodhimin e metalurgjisė e zėnė veglat e punės dhe sidomos armėt, siē janė sėpatat, drapėrinjtė, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e tė shigjetave. Veglat dhe armėt e reja nuk mundėn tė pėrjashtonin plotėsisht nga pėrdorimi veglat dhe armėt e traditės neolitike. Madje nė periudhėn e parė tė bronzit ato janė ende tė pakta e tė dobėta, por gradualisht shtohen e pėrsosen dhe hyjnė gjerėsisht nė pėrdorim, duke ushtruar njė ndikim tė fuqishėm nė veprimtarinė ekonomike e shoqėrore tė njeriut. Pėrsosuria e derdhjes dhe pastėrtia e objekteve tė prodhuara nė fundin e epokės sė bronzit arrin njė nivel tė tillė teknik, qė dėshmon se gjatė kėsaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulėzimin e saj tė plotė dhe ishte kthyer nė njė zejtari tė mirėfilltė. Midis kėtyre prodhimeve meritojnė tė pėrmenden sėpatat me forma karakteristike vendase siē janė sėpatat me emrin shqiptaro-dalmate. Krahas tyre qėndrojnė prodhimet vendase tė imitacioneve egjeane ose me origjinė nga Evropa Qendrore, tė tilla, si sėpatat dytehėshe tė tipit minoik, shpatat e gjata tė tipit egjean, sėpatat e tipit kelt, etj., qė dallojnė nga prototipat e tyre pėr veēantitė lokale.

Arritjet nė fushėn e metalurgjisė sė bronzit ndihmuan veprimtarinė prodhuese dhe u bėnė mbėshtetje pėr zhvillimin e degėve tė tjera tė ekonomisė, nė mėnyrė tė veēantė tė bujqėsisė. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojė e zhvillimit tė blegtorisė. Rritja e numrit tė kafshėve shtėpiake, si kali, gjedhėt dhe bagėtitė e imėta, qė i gjejmė tė pėrfaqėsuara gjerėsisht midis materialit kockor nė shtresat kulturore tė vendbanimeve tė bronzit dhe nė varrezat e kėsaj kohe, solli me vete ndryshime thelbėsore nė bujqėsi. Nga kopshtet e vogla, qė rrėmiheshin me vegla tė thjeshta prej briri e druri, kalohet tani nė shfrytėzimin e sipėrfaqeve mė tė gjera, qė i punonin me parmendė druri, duke shfrytėzuar forcėn tėrheqėse tė kafshėve. Tokat hapeshin me anė tė djegies sė pyjeve. Tė shkriftuara nga zjarri i fortė dhe tė pasuruara me plehun e hirit, ato ishin tė gatshme pėr tu mbjellė. Bujkut primitiv nuk i mbetej veēse tė hidhte farėn dhe ta mbulonte atė me njė lėrim tė cekėt. Kjo tokė nuk mund tė shfrytėzohej pėr shumė vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund tė punohej mė me veglat e thjeshta tė kohės, prandaj bujqit hapnin toka tė reja, gjė qė i dha bujqėsisė sė bronzit njė karakter ekstensiv.

Nė krahasim me qeramikėn e bukur dhe tė njė cilėsie tė lartė tė neolitit tė vonė, qeramika e bronzit tė hershėm paraqitet mė primitive si nė teknikėn e punimit, ashtu dhe nė sistemin e zbukurimit. Por kjo ėshtė njė qeramikė me forma tė reja e tė panjohura mė parė, ndėrsa njė element i rėndėsishėm nė ndėrtimin e saj janė vegjėt. Mė tipike nė kėtė qeramikė janė vazot me dy vegjė tė larta mbi buzė, ato me dy ose katėr vegjė unazore nėn grykė, filxhanėt me njė vegjė tė lartė mbi buzė dhe brokat me trup tė fryrė dhe qafė cilindrike me njė vegjė nėn grykė. Tipar tjetėr dallues i kėsaj qeramike ėshtė zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur nė gjuhėn arkeologjike, pėr kėtė arsye, si qeramika shiritore, ajo pėrbėn tani njė element tė ri kulturor qė nuk lidhet me traditėn neolitike. Prototipat e saj janė me origjinė tė largėt nga Ponti nė brigjet e Detit tė Zi dhe shfaqja e saj nė Ballkan, ashtu si dhe nė krahinat e tjera tė Evropės ėshtė e lidhur me dyndjen e madhe tė njė popullsie baritore qė vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.

Krahas kėsaj qeramike do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendėse, e zbukuruar me ornamente tė incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet mė e pakėt nė fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zė vend parėsor nė qeramikėn e bronzit.

Qeramika e bronzit tė mesėm lidhet gjenetikisht me atė tė bronzit tė hershėm dhe riprodhon tė njėjtat forma e sistem zbukurimi, por me njė teknikė mė tė pėrparuar. Shfaqen tani dhe forma tė reja, prej tė cilave mė karakteristike janė enėt pseudominoike me dy vegjė tė larta mbi buzė, sahanėt me dy vegjė horizontale poshtė buzėve ose qė ngrihen mbi to, etj.

Nė bronzin e vonė prodhimi qeramik rigjallėrohet. Enėt paraqiten me forma mė tė evoluara, mė tė pasura dhe mė tė pėrsosura nga pikėpamja teknologjike. Zakonisht enėt me parete tė holla janė tė pjekura mirė dhe kanė ngjyra kryesisht tė ēelėta, okėr, tė kuqe dhe gri nė tė blertė. Nė fillim kjo qeramikė ėshtė e thjeshtė, por nė fazat e mėpastajme pasurohet me zbukurime tė pikturuara me motive tė larmishme gjeometrike. Tek qeramika mė e hershme e kėtij tipi, pikturimi ėshtė bėrė pas pjekjes sė enės dhe ka ngjyrė tė kuqe tė praruar, kurse mė vonė ai bėhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrėn kafe me nuanca tė ndryshme.

Nė literaturėn arkeologjike kjo qeramikė ėshtė pagėzuar me emrin devollite, nga emri i krahinės ku ėshtė zbuluar mė parė. Por djepi i saj duket se ėshtė pellgu i Korēės, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si mė e hershme. Kėndej ajo pėrhapet pastaj nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut dhe nė krahinat fqinje tė Maqedonisė, tė Thesalisė dhe tė Epirit, ku datohet si mė e vonė. Nga fundi i bronzit, nė sintaksėn gjeometrike tė sistemit zbukurues tė qeramikės devollite futen dhe elemente tė zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjė mė tė ngushta tė kėsaj treve me botėn e Egjeut.

Si e tillė qeramika devollite paraqitet si pėrfaqėsuese e njė grupi tė veēantė kulturor me njė shtrirje tė gjerė nė territorin jugor tė Shqipėrisė dhe tė diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikės dhe as teknologjinė e grupit "devollit", duke u treguar mė konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional tė periudhave pararendėse tė epokės sė bronzit.

Prodhimet zejtare dhe ato bujqėsore-blegtorale bėnė tė mundshme edhe zhvillimin e kėmbimeve. Tregues i rėndėsishėm nė kėtė drejtim janė depot ose objektet e fshehura, qė pėrbėjnė njė dukuri tė rėndomtė nė bronzin e vonė dhe qė ndeshen jo rrallė dhe nė vendin tonė. Depo tė tilla janė gjetur buzė liqenit tė Shkodrės dhe Bunės, nė afėrsi tė Shirokės e Beltojės me sėpata tė tipit shqiptaro-dalmat, nė njė shpellė afėr Koplikut dhe nė fshatin Bushat me sėpata tė tipit kelt, etj. Kėto depo, qė krijohen nė raste rreziku nga zejtarė endacakė, tė cilėt janė njėkohėsisht dhe shitės tė prodhimeve tė tyre, gjenden zakonisht gjatė rrugės natyrore. Ato pėrmbajnė objekte tė pavėna nė pėrdorim, shpesh prodhime tė njė kallėpi, tė cilat, pėr shkak tė formave standarde, shėrbejnė edhe si njėsi vlere pėr kėmbim.

Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropės Qendrore, tė pėrfaqėsuara nė gjetjet arkeologjike tė vendit tonė pėrmes armėve, qeramikės dhe sendeve tė tjera tė luksit, janė dėshmi e pėrpjesėtimeve qė marrin kėmbimet gjatė bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq tė largėta u ndihmuan nga lindja nė kėtė kohė e transportit tokėsor, qė shfrytėzon forcėn bartėse tė kafshėve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qė lejuan lundrimet nė det tė hapur dhe arritjen e brigjeve tė tjera. Qė nga kjo kohė banorėt e bronzit tė vendit tonė, duket se kryen pėr herė tė parė dhe kalimin e Adriatikut.

Megjithatė duhet thėnė se lidhjet midis krahinave tė ndryshme, qofshin kėto tė afėrta apo tė largėta, nuk ishin tė rregullta, prandaj dhe shkėmbimi i produkteve midis bashkėsive mbetet gjithnjė njė gjė e rastit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
<,Y (

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.