Perspekti - Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.

Aleanca Iliro - Maqedone.

Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.
Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 15:12, Ndryshuar: 16/08/2017 22:15

Gjendja nė frontin thesal edhe nė vitin 170 mbeti e pandryshuar. Nė Iliri pėrkundrazi u zhvilluan ngjarje tė rėndėsishme. Nė verėn e kėtij viti romakėt i shtuan forcat e tyre rreth Mbretėrisė Ilire. Garnizoni i Isės qė kishte mė parė vetėm 12 anije tė vogla vendase u pėrforcua me 18 anije tė tjera pesėrremėshe dhe 2 000 ushtarė, qė do tė ishin tė gatshėm pėr ēdo rast kundėr Gentit. Nga ana tjetėr, Senati dėrgoi nė Iliri edhe 4 000 kėmbėsorė dhe kjo forcė u rrit mė vonė me 8 000 veta, me trupat ndihmėse qė u mobilizuan midis aleatėve tė Romės. Kėshtu forcat romake nga 5 000 qė ishin nė fillim tė konfliktit u rritėn nė vitin 170 nė 15 000 veta. Kjo forcė e konsiderueshme qė ushtronte presionin e vet tė vazhdueshėm mbi Mbretėrinė Ilire, kishte krijuar njė gjendje lufte tė pashpallur.

Gjendja e krijuar nė Iliri shqetėsonte mjaft edhe Perseun, sundimtarin e Maqedonisė. Forcat romake qė ishin grumbulluar kėtu po bėheshin njė rrezik gjithnjė mė serioz pėr tė dhe po e ngushtonin Gentin qė ai e quante aleatin e tij tė natyrshėm. Prandaj, pasi pėrfundoi fushatėn kundėr dardanėve, Perseu vendosi ti godiste pozicionet romake nė Penesti dhe, duke u shtyrė nė thellėsi tė Ilirisė, tė vendoste kontaktet me Gentin. Si kohė tė pėrshtatshme pėr kėtė ekspeditė, Perseu zgjodhi mesin e dimrit (dhjetor-janar 170/169), kur njė sulm romak kundėr Maqedonisė nga ana e Thesalisė ishte pothuajse i pamundshėm, meqenėse bora e madhe i bėnte tė pakapėrcyeshme malet qė ndanin kėto dy vende.

Pasi pėrqendroi njė forcė goditėse prej 12 500 vetash nė Stuberė u drejtua kundėr Uskanės, qytetit mė tė madh tė tokės sė penestėve dhe e rrethoi atė. Mbas njė qėndrese tė vogėl garnizoni romak prej 4 000 vetash dhe forcat ndihmėse tė mobilizuara tek ilirėt u dorėzuan. Romakėt i ndanė nė grupe tė vogla dhe i shpėrndanė nėpėr qytete pėr ti mbajtur nė rojė, kurse uskanasit dhe ilirėt e zėnė rob i shitėn.

Pas kėsaj Perseu u drejtua kundėr qytetit Oene, qė zinte njė pozitė strategjike nė rrugėn pėr nė krahinėn e labeatėve, qendėr e mbretėrisė sė Gentit. Por mė parė iu desh tė nėnshtronte njė varg kėshtjellash, midis tė cilave Draudakun, njė qendėr e fortė dhe me njė popullsi tė dendur, qė zinte njė vend me rėndėsi nė mbrojtjen e Oenes. Vetėm pasi zuri kėto kėshtjella dhe bashkė me to edhe garnizonet e vogla romake, gjithsej 1 500 veta, Perseu arriti nė Oene.

Qyteti ishte vendosur nė njė vend tė mbrojtur mirė nga lumi qė i kalonte pranė dhe njė mal i lartė nė shpinė tė tij. Meqenėse nuk pranoi tė dorėzohej, mbreti qe i detyruar ta merrte me forcėn e armėve pas njė rrethimi tė gjatė e tė lodhshėm. I zemėruar, Perseu urdhėroi tė masakroheshin tė gjithė burrat; gratė e fėmijėt i mori rob dhe qytetin ua la ta plaēkisnin ushtarakėve.

Pas kėsaj fitoreje ekspedita i kishte arritur objektivat e saj: kishte larguar njėherė pėr njėherė rrezikun e njė invazioni romak nga perėndimi dhe kishte ēelur rrugėn pėr tek Genti. I kėnaqur Perseu u kthye nė Stuberė dhe menjėherė u kujdes pėr tė hyrė nė lidhje me mbretin ilir, aleancėn me tė cilin nė kėtė ēast e ēmonte shumė. Pėr kėtė qėllim, nisi dy pėrfaqėsues tė vet, Adeun nga Maqedonia, dhe ilirin Pleurat, i cili gjendej pranė tij i mėrguar dhe qė do tė shėrbente si pėrkthyes. Delegatėt u porositėn tė informonin Gentin mbi rezultatet e luftės kundėr romakėve dhe dardanėve, nė mėnyrė tė veēantė ti vinin nė dukje fitoret qė kishte korrur Perseu gjatė fushatės sė fundit nė Iliri dhe ti propozonin aleancė. Pasi pėrshkuan njė rrugė tė gjatė, pėrmes krahinave malore tė Ilirisė delegatėt arritėn nė Skodra. Genti ndodhej nė Lis, prandaj i ftoi ta gjenin atje.

Bisedimet qė filluan kėtu nė janar tė vitit 169 dhe qė u rimorėn disa herė gjatė kėtij viti, pėrfunduan vetėm nė janarin tjetėr tė vitit 168. Qė nė takimin e parė Genti e pranoi idenė e njė aleance, por u tha tė dėrguarve tė Perseut se nuk kishte armė dhe tė holla tė mjaftueshme pėr tu shpallur luftėn romakėve. Pas kėsaj pėrgjigjeje tė Gentit, tradicioni antik dhe pas tij gjithė historiografia moderne, kanė parė gjithmonė lėkundjet dhe pavendosmėrinė e mbretit ilir pėr tu prishur haptazi me romakėt dhe dėshirėn e tij pėr tė pėrfituar sa mė shumė tė holla. Perseu, nga ana tjetėr, paraqitet gjatė traktativave si njė koprac qė do tia arrijė qėllimit me njė ēmim sa mė tė lirė, prandaj humbet kohėn me bisedime tė zgjatura dhe pa rezultat. Nuk ka dyshim se qėndrimi proromak i Polibit, qė i transmeton kėto bisedime, ka bėrė qė tė errėsohet pėrmbajtja racionale e kėtyre traktativave.

Rezerva qė bėn Genti nė lidhje me mungesėn e armėve dhe tė tė hollave dėshmon vetėm se ai ishte i papėrgatitur pėr tė hyrė nė luftė. Kjo vėrtetohet edhe me atė qė njė vit mė vonė ai do ta bėnte kėtė pa ngurrim. Fakti qė Genti nuk iu pėrgjigj menjėherė kėrkesės sė Perseut tregon se midis tyre kishte, me sa duket, vėshtrime tė ndryshme tė karakterit taktik pėr ēėshtjen e luftės. Ndėrsa mbreti maqedon, mbasi kishte hyrė nė luftė, donte qė me aksionet e tij ushtarake dhe politike tu imponohej romakėve, ti bindte se ishte e pamundur fitorja mbi maqedonėt, dhe ti bėnte tė pranonin njė zgjidhje kompromisi, Genti qė e shikonte ende tė balancuar forcėn romake me atė maqedone, donte tė fitonte kohė pėr njė pėrgatitje tė mjaftueshme para se tė hynte nė luftė, nė qoftė se kjo do tė ishte e pashmangshme.

Ndėrsa kėta dy sovranė mendonin dhe vepronin me mėnyrėn e tyre, romakėt merrnin masa pėr tė kaluar nė veprime vendimtare. Nė muajt e fundit tė dimrit tė vitit 169, aksionet e tyre nė Iliri ishin ende tė parėndėsishme: ata ndėrmorėn njė sulm qė pėrfundoi pa sukses, pėr tė ripushtuar Uskanėn dhe mė pas u kujdesėn qė tė forconin kontrollin mbi krahinat e pushtuara tė Ilirisė, duke marrė pėr kėtė qėllim pengje nga parthinėt dhe disa qytete tė penestėve, qė kishin mbetur nė duart e tyre.

Romakėt nuk patėn sukses nė njė aksion qė ndėrmorėn nė Epir. Por nė prag tė verės gjendja ndryshoi. Nė frontin thesal romakėt, me njė manovėr tė shkathėt kaluan masivin e Olimpit dhe papritur u gjendėn nė Maqedoni, duke e detyruar Perseun tė tėrhiqej nė pozita tė reja mbrojtėse.

Ndėrkaq forcat romake nė Iliri u rritėn nė 30 000 veta. Nė numrin e pėrgjithshėm tė forcave tokėsore dhe detare qė pėrqendroi Republika nė fillim tė vitit 168, kjo ishte njė fuqi e konsiderueshme. Nė kundėrshtim me tendencėn e historiografisė antike dhe moderne pėr tė minimizuar rolin e Mbretėrisė Ilire, kjo shifėr tregon qartė se ēvend zė ajo nė kėtė luftė vendimtare pėr fatet e popujve tė Ballkanit, sa kohė qė Roma qe detyruar tė drejtonte kundėr saj njė forcė tė tillė ushtarake.

Pėrpjekjet qė u bėnė nga Perseu gjatė dimrit 169/168 pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike tė konfliktit, duke pėrdorur si ndėrmjetės shtetet helenistike, dėshtuan. Nė kėto rrethana u bė e qartė se fati i luftės do tė zgjidhej vetėm nė fushėn e betejės. Nė janar tė vitit 168 bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė Perseut dhe Gentit morėn fund pasi pala maqedone kishte marrė pėrsipėr tė jepte njė ndihmė financiare prej 300 talentesh pėr nevojat e luftės dhe gjithė sigurimet e domosdoshme. Kjo frazė qė mbase nėnkuptonte rregullimin e gjithė marrėdhėnieve midis dy mbretėrive gjatė dhe mbas luftės, mbetet pėr fat tė keq te Polibi e papėrfunduar. Menjėherė pas kėsaj Genti ratifikoi marrėveshjen nė Meteon dhe pasi bėri betimin, u dorėzoi pėrfaqėsuesve tė mbretit maqedon pengjet. Perseu qė i jepte njė rėndėsi tė veēantė kėsaj aleance, nė kėtė ēast kritik pėr Maqedoninė, e shpalli pėrfundimin e marrėveshjes me njė solemnitet tė veēantė: ai organizoi nė Dium ceremoninė e betimit dhe tė kėmbimit tė pengjeve nė prani tė kalorisė maqedone, duke llogaritur kėshtu edhe efektin psikologjik qė do tė kishte kjo ngjarje nė trupat e tij. Pėrveē delegacionit qė asistoi nė ceremoninė e ratifikimit tė marrėveshjes, Genti dėrgoi nė Maqedoni edhe dy pėrfaqėsues, tė cilėt sė bashku me njė delegacion maqedon do tė shkonin nė Rod pėr ta tėrhequr kėtė fuqi detare nė aleancėn e tyre. Kėtij misioni sovranėt i jepnin njė rėndėsi tė madhe, sepse sipas tyre po tė bėnin pėr vete kėtė qytet, romakėve nuk do tu mbetej asnjė shpresė pėr fitore as nė tokė, as nė det. Ata kishin shumė besim nė suksesin e kėtij misioni, sepse edhe Rodi, me pozitėn hegjemone nė Mesdheun Lindor nuk e donte daljen e Republikės nė kėto anė.

Pas kėsaj Genti mori qėndrimin e parė tė hapur kundėr romakėve, tė cilėt kohėt e fundit kishin riaktivizuar diplomacinė e tyre pėr ta bėrė pėr vete mbretin ilir. Dy delegatė qė senati kishte dėrguar pėr kėtė qėllim i arrestoi dhe menjėherė kaloi nė masat efektive pėr fillimin e veprimeve luftarake. Nė kėtė pikė tradita polibiane i atribuon Perseut njė veprim tė pandershėm qė e shpjegon me vesin e tij tė kopracisė. Sipas Polibit, mbreti maqedon i bindur se me kėtė hap Genti ishte komprometuar nė marrėdhėniet me romakėt, ndėrpreu dėrgimin e ndihmės financiare, lejoi vetėm dėrgimin e 10 talenteve, kurse shumėn tjetėr tė parave, tė vulosura me simbole ilire, qė kishte arritur nė kufi, urdhėroi ta kthenin mbrapsht. Ky pasazh i Polibit, pėr vėrtetėsinė e tė cilit e mbrojnė me forcė edhe autorė modernė, ėshtė vėnė nė dyshim me tė drejtė, si njė shprehje e qėndrimit tė tij, pėrgjithėsisht armiqėsor ndaj Perseut, ashtu sikurse edhe ndaj Gentit, figurat e tė cilėve ky historian dhe pas tij gjithė burimet antike i paraqisnin nė njė dritė tė rreme.

Lufta e tretė iliro-romake

Kėshtu nė ēastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur tė hynte nė luftė kundėr Romės, duke e zgjedhur kėtė si tė vetmen rrugė pėr mbrojtjen e pavarėsisė politike. Vendimi i tij u prit me entuziazėm nė Maqedoni, nė Rod dhe duhet menduar edhe nė vise tė tjera tė Ballkanit, sepse ngjallte shpresa pėr fitoren mbi romakėt.

Genti nuk vonoi tė vepronte. Pasi kishte grumbulluar nė Lis njė forcė tė konsiderueshme prej 15 000 vetash, u hodh nė sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundėr qytetit Basania, i cili siē na ka mbėrritur nė tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qytet ishte nė aleancė me romakėt. Genti u mundua ta bėjė pėr vete atė me anė tė bisedimeve, por mbasi nuk pranoi tė nėnshtrohej, e rrethoi. Ndėrkaq tė vėllanė Karavandin e dėrgoi me 1 000 kėmbėsorė dhe 50 kalorės, nė veri pėr tė nėnshtruar fisin e Kavėve. Qyteti Durn e priti mirė, kurse qyteti tjetėr i mbylli dyert Karavandit. Genti nuk pati sukses edhe nė operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh qė ishte dėrguar tė godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisė dhe, me sa duket, tė vendoste kontrollin mbi rrugėn detare qė lidhte tė dy brigjet e Adriatikut, u thye nė afėrsi tė Apolonisė nė ndeshjen me flotėn romake dhe qe e detyruar tė tėrhiqej nė drejtim tė veriut.

Pas kėsaj romakėt, qė kishin pėrqendruar ndėrkaq forcat e tyre nė Genus, u drejtuan kundėr mbretit nė Basania. Forcat romake, dy herė mė tė mėdha nė numėr, mbasi pushtuan qendrat e rėndėsishme gjatė rrugės, u gjendėn para mureve tė Skodrės. Boshllėku qė ėshtė krijuar nė tekstin e Livit nuk jep mundėsi pėr tė njohur hollėsitė e kėtyre veprimeve luftarake.

Qėndresėn e fundit Genti e bėri nė Skodra. Ai shpresonte shumė nė kėtė qytet qė e kishte zgjedhur si kryeqendėr tė mbretėrisė, sepse pozita e tij ofronte njė mbrojtje tė sigurt. Dhe me tė vėrtetė i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirė, qyteti mund tė pėrballonte me sukses njė rrethim tė gjatė. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirė mbrojtjen. Nė vend qė forcat ilire tė qėndronin brenda mureve rrethuese tė qytetit dhe ti shmangeshin pėrleshjes nė fushė tė hapur, u futėn nė betejė aty ku armiku kishte epėrsi numerike, dhe i theu keqas. Pasi dėshtuan edhe pėrpjekjet e vėllait tė tij, Karavandit, pėr tė grumbulluar forca tė tjera nga krahinat pėrqark, Genti u dorėzua.

Dhjetė ditė mė vonė pas rėnies sė Skodrės, nė betejėn qė u zhvillua nė Pydna (Oene) u shkatėrrua pėrfundimisht dhe ushtria maqedone. Njėherėsh me Ilirinė dhe Maqedoninė romakėt nėnshtruan dhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkė me familjet e tyre, me plaēkė e robėr tė shumtė lufte u dėrguan nė Romė.

Kėshtu u nėnshtruan dy shtetet e fuqishme tė Ballkanit dhe u vendos nė kėto krahina sundimi romak.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,cc1+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė