Pasojat e luftėrave Romako-Maqedone pėr Ilirinė.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pasojat e luftėrave Romako-Maqedone pėr Ilirinė.

Luftėrat qė u zhvilluan nė truallin ilir gjatė ēerekut tė fundit tė shek. III p.e.sonė patėn pasoja tė rėnda pėr Ilirinė.

Pasojat e luftėrave Romako-Maqedone pėr Ilirinė.
Pasojat e luftėrave Romako-Maqedone pėr Ilirinė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 16/08/2017 18:01

Mbretėria e cunguar dhe e dobėsuar ilire, pasi kishte dėshtuar nė pėrpjekjet e saj pėr tė dalė nga gjendja e krijuar prej dy luftėrave tė mėparshme, u gjend kėtė radhė nė njė aleancė tė detyruar me Romėn. Si e tillė asaj i takoi tė mbante njė pjesė tė peshės sė luftės nė dobi tė Republikės. Krahinat nė jug, qė ishin shkėputur nga mbretėria prej kohėsh, u kthyen nė rezerva strategjike tė Romės; qytetet e parthinėve dhe tė atintanėve qenė detyruar tė kontribuojnė nė kėto luftėra pushtuese tė Romės me trupa ndihmėse dhe tė strehojnė e tė furnizojnė ushtritė pushtuese. Duke u kthyer nė fushė lufte, kėto krahina kaluan herė nė duar tė romakėve, herė tė maqedonėve dhe mė se njė herė u grabitėn dhe u shkretuan.

Gjatė luftės sė dytė maqedone u dėmtua nė mėnyrė tė veēantė Dasaretia. Qytetet e saj u plaēkitėn e u rrėnuan; Antipatrean e shkatėrruan nga themelet dhe popullsia e saj u masakrua; Pelioni u plaēkit dhe i morėn skllevėr banorėt e qytetit qė pėrbėnin forcėn prodhuese kryesore; fshatarėsia dasarete u detyrua tė braktiste vatrat e saj dhe tė merrte malet nė kohėn kur ushtritė pushtuese romake grabisnin hambaret e saj.

Luftėrat e vazhdueshme ndikuan rėndė edhe mbi gjendjen ekonomike tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė. Si aleatė tė Romės kėto qytete qenė detyruar tė pėrballonin njė varg detyrimesh ushtarake dhe ekonomike. Dyrrahu, i cili mbeti pak i mėnjanuar nga teatri kryesor i veprimeve luftarake, duket se i pėrballoi mė me lehtėsi kėto detyrime. Ruajtja e standardeve dhe e simboleve tradicionale nė prerjet e tij monetare dėshmon pėr njė farė stabiliteti nė jetėn ekonomike e politike tė qytetit. Por Apolonia, e cila shėrbeu si kryeura e zbarkimit tė trupave romake nė Iliri dhe si pika mė e synuar e maqedonėve nė kundėrveprimet e tyre ndaj Romės, e ndjeu mė shumė peshėn e luftės. Barra e rėndė e detyrimeve qė rridhnin nga aleanca me Romėn dhe shkretimi i tokave nga sulmet e Filipit V e rėnduan shumė gjendjen ekonomike tė kėtij qyteti. Pėr ta pėrballuar kėtė gjendje apoloniatėt u detyruan tė intensifikojnė prerjen e monedhave prej bronzi dhe tė hidhnin nė treg variante tė reja monedhash qė ndryshojnė herė pas here simbolet e tyre. Me detyrime tė rėnda ngarkuan romakėt edhe qytetet e afėrta me Apoloninė: Bylisin, Orikun dhe Amantien. Ėshtė pėr tu shėnuar se nė kėtė kohė monedhat e kėtyre qyteteve huazojnė simbolet e prerjeve apoloniate, gjė qė u imponohet me dashje ose pa dashje, nga nevoja pėr tė pėrballuar sė bashku peshėn e luftės. Kėshtu, paqja e vitit 196 e gjeti Ilirinė tė raskapitur nga luftėrat e gjata dhe tė dobėsuar ekonomikisht e politikisht.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7'I(2

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė