Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot II - Migjeni.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot II - Migjeni.

Pjesa e dytė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.

Pjesa e dytė e novelės
Pjesa e dytė e novelės "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/09/2017 23:16

Zotni Filipi s'kish dalė ende nė kafe. Kola po e pret. Kanjėherė e shndrron ndoj fjalė me dy garsonat. Vėren Kola si shkėlqejnė tryezat e gurit tė bardhė, karriget e zeza me politurė, - iu banė si me qenė pjesa e njė trupi tė tij tė madh, nga i cili u shkėputėn. Ndiente pėr ta diēka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushė me gota, sillej i letė tue shėrbye, shpejt, pa gabim, pastėr. Atje m'at tryezė nė skaj vinte njė zotni, i huej, i cili gjithmonė jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diēka Lilit. Zotnia kėrkonte njė vermut dhe me ia ndezė cigaren. Kėshtu nė mendime, ndėr mashtrime tė gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte tė bėrtasi: Urdhno, zotni! Po vjen! - megjithse kafja ishte fare e zbrazėt. Ishte koha mbasdreke.

Ulet Kola nė njė karrige. Po t'ishe kėtu me shėrbim nuk do tė mund tė rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa dėshronte mos ta kishte). Ndej nė karrige, brrylin e mbshteti nė tavolinė e ftyrėn nė shplakė. Prap mendime. O mendime, fundi ju daltė! Se asgja s'po qitni nė dritė. - Pesė vjet punė nė ket kafe. E pėr pesė vjet trajtat e tė gjitha kėtyne sendeve lanė vragė tė pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qė t'u shėmbėllejė. E shpirti i Kolės asht coptue, ash shpėrnda grima-grima. Pak nga ai asht futė nėpėr vrima tė karrigave e tė tryezave, tė cilat Kola i njofti njė nga njė tue i kėrkue, e pak nga shpirti i tij asht futė, asht ngjitė, asht ngjeshė nėpėr paēavra tė ndyeta dhe mshisa tė lagta. Atje, n'at tryezė - i kujtohej Kolės- kishte gjithmonė ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi tė ose ishte shkarravitun diēka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyrė, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mirė e mirė, e hapte paēavrėn e lagte dhe me aq fuqi e fėrkonte, saqė tryeza lonte vendit. Duhej mshi mirė, se qortimi i kėrcnueshėm i zoti Filipit nuk mungonte. Pesė vjet kėsi pune. Dhe mandej nė rrugė tė madhe. Por as zoti Filipi s'ka faj. Punė s'ka. - Po kush ka faj? - Askush. Nana qė mė lindi, - unė me shokėt e mi qė apim tė gjitha fuqitė e veta pėr njė krodhė bukė - dhe kėto fuqitė tona askuej s'i duhen. Kush ka faj? - Kola thotė askush s'ka faj - dhe aty qėndron e tanė tragjedia e tij. Vuejta intime dėshpruese, e cila t'udhėheq nė vetvrasje.

Por mirė ash qė Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose sė paku t'ia kishte vue ai vetė kuej fajin, atėherė  eh atėherė... Fuqitė e njerzve n'ankand kushedi si do tė veprojshin.

Crrr-crrr-crrr bajshin kėpucėt e reja tė zotit Filipi. Kola u ēue nė kambė.

- Ej, Kolė? S'kemi gja tė re? - por menjėherė vazhdoi:

- A ishe dje nė procesion?

- Po, kam kenė...

- Pak popull, s'ishte shumė. Ēudi, tė rijt e soēėm, si me i pasė marrė me dalė nė procesion e me u vue nė rresh. Po ku ishe ti? Unė s'tė pashė.

- Isha mbrapa jush, zoti Filip.

- Eh, po, po, e dij. Unė isha me zoti Zefin, bisedojshim pėr disa punė, por nuk tė vuna re.

- Unė erdha, zoti Filip, at punė qė mė keni thanė - desh tė vazhdojė Kola, por s'e la ky.

- Kur isha unė i ri, - filloi zoti Filipi me ftyrė tė qeshun dhe tue u ulė nė karrigė - njė herė kėshtu nė procesion tue kalue, njė Turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve tė gjithve, e unė - eh, atėherė mė vlonte gjaku - dola nga rreshti ta kapa pėr fytit at qen bir qenit dhe zoti mė dha njė fuqi tė mrekullueshme, saqė gati e mbyta aty nė vend. Por u pėrzien tjerėt, tė dyja anve, t'u pėrleshėn, unė shpejt ika nė rresht, vazhdova rrugėn nė procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t'i rrasi nė burg nga tė dy palėt. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur mė bien ndėr mend, qeshem se si disa shokė tė mi hangrėn dajak nė burg e unė shndoshė e mirė. Ha-haha... E tė rijt e soēėm..., - vazhdonte zoti Filipi tue shikue nėpėr derė.

- Pse mos tė qeshėsh, - bluente Kola ndėr mendime tė veta, - shokėt tė kanė hangėr dajak e ti jo, ti s'ke hanger kurr dajak; por Pashkėsh ose Kėshndellash, ose ndoj festė tė madhe si dje ke veshė kėpucė tė reja; e meqė vij me tė lutė pėr punė, m'i tregon pallavrat qė ke ba kur ishe i ri.

Pse mos tė qeshėsh?!

Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s'po e ndėgjon, por vazhdon tė flasi gjithnjė ma me hare. Kish qėllim tė mirė, si shifet. Tia largojė mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten tė nxjerri sa ma lirė e mirė nga borxhi kundrejt Kolės. Por sė fundit, e pa se nuk shkon kjo taktikė, prandaj ndrroi fletė dhe i ra ēėshtjes nė thelb.

- Po e din, ti Kolė, se punėn tande gjithnjė e kam ndėr mend?

- E dij. Ju falemnderės!

- Pėr Zotin, si pėr djalin tem mundohem. Tė pėrmenda ndėr dy-tre vende, por tė gjith m'ankohen se s'kanė punė dhe se nuk mund t'i shtojnė shpenzimet& E unė, ti po e shef edhe vetė. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me tė mbajtė?

Kola disi i turpnuem nga fjalėt kaq miqsore, mezi murmuroi:

- Po, nuk jua qet hesapi? - e nė vetvete vazhdoi: s'po fike me mė mbajtė derisa tė gjej punė ngjeti...

- Hė pra, ēka me ba? Kėt krizė, kėt horrllėk unė s'e mbaj mend ndojherė. U banė lufta, u banė revolucione, por krizė nuk kishim. Vlonte parja anembanė. Shtrejtsi - po. Por ajo ishte pėr dobi tonė. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ē'e do qetsinė, more Kolė, kur asht kriza? Apo s'asht kėshtu? Unė, ti, na duem me jetue. Ēka na duhet ne se po vriten tjerėt...

A ende s'janė vra-a? U farojshin. Punė, punė me fitue... Apo s'asht kėshtu?

Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedės dhe bani sikur do me shkue.

- A, po shkoj. Tungjatjeta!

- Tungjatjeta. Kolė! Mos kij mendim. Gjithnjė tė kam ndėr mend. E sa pėr mue, ti edhe vetė the se s'ma qet hesapi. Hajt, udha mbarė...

Nga dera e kafes Kola u gjet nė rrugė tė madhe tė qytetit. Diēka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.

- Po pse mė thrret? Pse mė rren nė shpresė, barem? Ah& - dhe kryevrarė, dalngadalė, me mendim tė mpitė ndėr tru se do kthehej nė shtėpi prap pa gja, endej rrugave pa ditė pėr vete.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7i_3c

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė