Acidi Ialuronik
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Acidi Ialuronik

Acidi ialuronik ėshtė njė pėrbėrės i cili gjendet nė indet njerėzore, pėrfshirė edhe lėkurėn.

Pėrbėrja e Acidit Ialuronik.
Pėrbėrja e Acidit Ialuronik.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/10/2017 19:51

Ēfarė ėshtė Acidi Ialuronik?

Acidi ialuronik ėshtė njė pėrbėrės i cili gjendet nė indet njerėzore, pėrfshirė edhe lėkurėn. Kjo molekulė ėshtė esenciale pėr formimin e kolagjenit dhe tė fibrave elastike dhe pėr tė mbajtur tė hidratuar lėkurėn. Ndryshimet e acidit ialuronik prezente nė lėkurė, kontribojnė nė kohė pėr plakjen e saj. Acidi ialuronik ekziston nė mėnyrė natyrale tek tė gjitha organizmat e gjalla dhe ėshtė njė komponent universal pėr hapėsirat mes qelizave dhe indeve tė trupit (hapėsira ekstraqelizore).

Bėhet fjalė pėr njė molekulė qė ka strukturė kimike identike si ajo qė gjendet nė baktere tė kafshėve ose tė qėnieve njerėzore. Duke qenė identike me tė gjitha speciet dhe me tė gjitha llojet e indeve, acidi ialuronik prezent ėshtė biokompatibėl nė tėrėsinė e saj. Pėrdorimi i acidit ialuronik ėshtė i dokumentuar nė mjeksi, jo vetėm nė kirurgjinė estetike, por edhe nė sektorė tė tjerė tė mjeksisė si psh nė ortopedi. Nė 20 vitet e fundit, mė shumė se 30 milionė njerėz janė trajtuar me sukses me produkte qė kanė bazė acidi ialuronik.

Sa tipe acidi ialuronik ekzistojnė?

Acidi ialuronik i pėrdorur nė mjeksinė estetike, ėshtė frut i njė kompleksi sintezash laboratorike. Ai ėshtė nė formėn e njė xheli steril, pa ngjyrė dhe transparent. Cilėsia mė e mirė dhe zgjatja nė kohė e pėrthithjes sė acidit ialuronik, varet nga sasia e molekulave ialuronato dhe e lidhjeve intermolekulare qė janė prezente nė 1 mililitra produkt.

Pėr ēfarė defektesh estetike pėrdoret acidi ialuronik?

Injektimi me bazė acidin ialuronik pėrdoret pėr tė korrigjuar:

Buzėt, pėr t'iu dhėnė atyre mė shumė volum ose thjesht pėr t'i bėrė me njė kontur mė tė dukshėm.

Rudhat: Pėr shembull tek ato rreth buzėve.

Rimodelim i konturit tė fytyrės si pėr shembull mollėzat dhe mjekra.

Rrudhat rreth syve

Shenjat qė lėnė aknet, traumat si pėr shembull aksidentet dhe inestetizma tė ndryshme tė indeve tė lėkurės.

Rimodelim i gjoksit dhe i trupit.

Si pėrdoret acidi ialuronik nė mjeksinė estetike?

Acidi ialuronik injektohet me doza tė vogla nė zonat me probleme me njė shiringė me age shumė tė hollė.

A mund tė bėhet ky trajtim nė mėnyrė ambulatore?

Po. Injeksionet e acidit ialuronik bėhen nė qendra ambulatore dhe trajtimi zgjat nga 15-30 minuta. Zakonisht nuk ėshtė e nevojshme anestezia lokale, por nganjėherė pėrdoret njė pomadė pėr zonat qė dhėmbin si pėr shembull buzėt. Nė rastin e injektimit tė fillersave qė absorbohen nė kohė mė tė gjatė, kur bėhet mbushje e mjekrės dhe e mollėzave, ėshtė e kėshillueshme anestezia lokale.

Sa zgjat trajtimi me bazė acidin ialuronik?

Acidi ialuronik ėshtė njė produkt qė absorbohet dhe mund tė zgjasė nga 2 muaj deri nė 1-2 vjet. Produktet kryesore qė janė nė shitje mund tė klasifikohen nė bazė tė kohės sė ndryshme tė pėrthithjes sė tyre. Ka filler me pėrthithje tė shpejtė, kohė tė mesme, tė ngadaltė dhe shumė tė ngadaltė.

Rezultati estetik a ėshtė i pėrhershėm?

Acidi ialuronik nuk ėshtė njė filler (mbushės) i pėrhershėm. Kur injektohet ai metabolizohet gradualisht nga organizmi me kohė tė ndryshme sipas zonės sė trajtuar dhe tipit tė produktit qė pėrdoret. Efekti i mbushjes dhe i zmadhimit ose dhe i shtrimit tė rrudhave, ėshtė i menjėhershėm dhe zgjat nga 2 deri nė 12 muaj. Mbas kėsaj ėshtė e mundur qė tė pėrsėritet trajtimi periodikisht.

Ēfarė ėshtė macrolane?

Macrolane ėshtė njė acid ialuronik i ri me absorbim tė ngadalshėm, rreth 2 vjet, njė produkt i shtėpisė farmaceutie suedeze Qmed me strukturė molekulare tė madhe. Ai pėrdoret pėr tė rimodeluar trupin dhe pėr tė korriguar ēarje dhe shenja tė ndryshme. Pėrdoret gjerėsisht edhe pėr mbushjen e gjoksit, pėr tė gjithė ata qė nuk preferojnė ndėrhyrje kirurgjikale.

Trajtimi me injeksione tė acidit ialuronik a lė ndonjė pasojė?

Jo, meqė bėhet fjalė pėr njė substancė natyrale, acidi ailuronik nuk paraqet ndonjė problem. Nė 24 - 48 orėt e para pas trajtimit me bazė acidi ialuronik, mund tė keni njė skuqje tė lehtė nė zonėn e trajtuar ose dhe pak fryrje. Rrallė mund tė verifikohet ndonjė shenjė. Pas disa orėsh mund ta mbuloni zonėn e trajtuar me truk dhe buzėkuq.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
F)iC$

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė