Si tė siguroheni se CV-ja juaj do tė lexohet?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė siguroheni se CV-ja juaj do tė lexohet?

Nėse jeni nė kėrkim tė njė pune tė re, njė prej gjėrave mė tė rėndėsishme sė cilės duhet t'i kushtoni kujdes ėshtė CV-ja juaj.

Si tė siguroheni se CV-ja juaj do tė lexohet?
Si tė siguroheni se CV-ja juaj do tė lexohet?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/12/2017 16:04

Pėr shumė drejtues ėshtė e pamundur qė tė arrijnė t'i lexojnė tė gjitha CV-tė qė kanė mbi tavolinė apo tė gjitha ato qė i mbushin inbox-in e email-it. Fatkeqėsisht mund tė ndodhė dhe ka ndodhur qė disa kandidatė shumė tė mirė tė skualifikohen vetėm si pasojė e njė apo dy gabimeve qė janė pjesė e CV-sė sė tyre.

Mė poshtė Perspekti sjell 6 kėshilla nė mėnyrė tė tillė qė tė jeni tė sigurt se CV-ja juaj do tė lexohet me patjetėr:

Dizajni i CV-sė ka rėndėsinė e vet

Nė pėrgjithėsi kur njerėzve u kėrkohet qė tė shkruajnė CV-nė e tyre, pjesa mė e madhe mendon vetėm si e si tė mbushė sa mė shumė faqe me tekst, duke harruar se ky ėshtė njė prej gabimeve mė tė mėdha qė ata bėjnė.

Nė mėnyrė tė tillė qė ta diferenconi veten nga aplikantėt e tjerė ju duhet t'i kushtoni fillimisht rėndėsi tė veēantė dizajnit tė CV-sė suaj, nė mėnyrė qė ajo tė tėrheqė menjėherė vėmendjen.

Njė gjė e tillė mund tė arrihet:

duke pėrdorur lloje shkrimi tė cilat tė jenė lehtėsisht tė lexueshme;

llojet e shkrimit dhe madhėsia e tij duhet tė ndryshojnė nga titujt tek pėrmbajtja;

vendosni njė foto sa mė serioze;

nė informacionin qė do vendosni nė CV, pėrdorni ikona tė cilat tė tėrheqin menjėherė vėmendjen.

Bėni kujdes ndaj pėrdorimit tė fjalėve kyēe

Fjalėt kyēe janė njė aspekt i rėndėsishėm i rezymesė por qė fatkeqėsisht anashkalohen nga pjesa mė e madhe e aplikantėve.

Pjesa mė e madhe e kompanive, tė cilat merren me skanimin e CV-ve tė shumė aplikantėve pėrdorin fjalė kyēe gjatė kėtij procesi. Prandaj kėshillohet qė ju tė pėrfitoni nga kėto algoritme, duke e organizuar CV-nė tuaj nė atė mėnyrė qė gjatė kėrkimit CV-ja juaj tė jetė njė ndėr ato qė pėrputhet me fjalėt kyēe tė zgjedhura nga kompania.

Pėr tė qenė tė sigurt se kjo do tė ndodhė ju duhet tė studioni pėrshkrimin e punės pėr tė cilin po aplikoni dhe faqen online tė kompanisė. TagCrowd dhe Wordle janė dy sisteme qė do t'ju ndihmojnė pėr tė nxjerrė fjalėt kyēe nga pėrmbajtja.

Pėrpiquni tė jeni sa mė tė saktė

Pėrdorimi i hiperbolave apo i fjalive tė cilat nuk kanė mbarim, janė disa prej elementėve qė mėrzisin pjesėn mė tė madhe tė menaxherėve. CV-ja juaj duhet tė jetė e mbushur vetėm me arsimin tuaj, me pėrvojat dhe me aftėsitė tuaja. Hiqni ēdo fjalė apo fjali tė tepėrt dhe pėrdorni ēdo hapėsirė tė formatit tė CV-sė nė mėnyrė sa mė tė saktė.

Lehtėsisht e lexueshme

Njė vend i lirė pune mund tė marrė qindra aplikime. Pasi CV-ja juaj tė skanohet nga sistemi, kur ajo tė shkojnė nė dorėn e burimeve njerėzore, tė jeni tė sigurt se ata nuk do tė harxhojnė mė shumė se 6 sekonda pėr ta lexuar atė. Prandaj ju duhet tė pėrpiqeni qė ta bėni CV-nė tuaj lehtėsisht tė lexueshme. Kjo mund tė arrihet duke i ndarė nė paragrafė, ato pjesė tė CV-sė ku keni shumė informacion pėr tė shkruar apo t'i vendosni ato si fjali tė ndara nga njėra-tjera me "bullet points".

Sa mė pak faqe

Duke marrė nė konsideratė numrin e madh tė aplikantėve qė mund tė ketė njė vend i lirė pune, koha qė mund tė kenė burimet njerėzore ėshtė padyshim shumė e shkurtėr (jo mė shumė se 6 sekonda). Prandaj idealja do tė ishte qė ju tė pėrmblidhnit tė gjithė informacionin tuaj nė sa mė pak faqe, idealja do tė ishin 2.

Kėrkoni ndihmė

Mos kini turp tė kėrkoni pėr ndihmė profesionale. Qendrat e ndryshme tė zhvillimit tė karrierės e kanė shndėrruar shkrimin dhe plotėsimin e CV-sė nė njė art tė vėrtetė, dhe mund tė jetė pikėrisht ndihma e tyre ajo qė ju mund tė keni nevojė pėr tė pasur njė prej CV-ve ideale.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Z.>BA

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.