Disa teknika tė trajnimit tė trurit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Disa teknika tė trajnimit tė trurit

Shpikėsi i zgjuar, ndėrmarrėsi i ditur, shkencėtari inovativ, shkrimtari imagjinar. Pavarėsisht se cilat janė fushat tona tė ekspertizės, ne tė gjithė kėrkojmė tė jemi mė kreativė dhe inovativė. Ne tė gjithė duam tė jemi origjinalė.

Disa teknika tė trajnimit tė trurit
Disa teknika tė trajnimit tė trurit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/11/2017 22:39

Shumė prej nesh e konsiderojmė kreativitetin si njė bekim magjik me tė cilin disa njerėz thjeshtė kanė lindur. Por sikur qė kreativiteti mund tė shprehet nė mėnyra tė ndryshme, ai gjithashtu mund tė mėsohet dhe tė formohet si ēdo aftėsi tjetėr.

Nė botėn moderne, nuk ka vend pėr rutinė ose pėr gjėra tė mėrzitshme. Njė mendje e zgjuar dhe shpikėse hap dyert e suksesit. Kėtu janė pesė mėnyra tė zgjuara se si mund tė filloni tė trajnoni mendjen tuaj pėr tė qenė mė kreativė dhe inovativė.

Pėrdorni dy anėt e trurit tuaj

Mos i besoni mitit se njerėzit e anės sė trurit tė djathtė janė mė kreativė pėrderisa njerėzit e anės sė majtė tė trurit janė mė analizues. Kreativiteti i vėrtetė vjen duke pėrdorur tė dyja anėt e trurit tuaj.

Idetė mė imagjinare duhet tė jenė logjike dhe tė arsyeshme qė tė funksionojnė. Qasjet mė shkencore dhe analitike ende duhet tė jenė unike dhe tė zgjuara.

Hipoteza e studimit tė Roger Sperry nė ndarjen e tij tė trurit nė vitin 1960 tregoi se disa aktivitete, si arsyetimi hapėsinor dhe mirėnjohja ndaj tė bukurės, stimulojnė hemisferėn e djathtė tė trurit, pėrderisa gjėrat si mendimi dhe gjuha analitike stimulojnė hemisferėn e majtė.

Por kreativiteti kėrkon njė qasje me tėrė trurin sepse kėrkon mendim tė gjėrave nė mėnyra tė ndryshme. Kur ne "mendojmė jashtė kutisė", ne iu japim qasje tė reja zgjidhjes sė problemeve dhe sfidave.

Punoni qė tė ndėrtoni tėrė trurin tuaj duke pėrdorur tė dyja anėt e tij. Bėni aktivitete ditore si shkrimin e emrit tuaj ose larjen e dhėmbėve me dorėn tuaj jo dominante.

Filloni t'i shikoni gjėrat ndryshe, duke vėnė orėn tuaj mbrapsht ose duke pėrdorur telefonin tuaj mbrapsht. Provoni tė shkruani mbrapsht: kjo funksionoi pėr Leonardo da Vincin, i cili shkruante shėnimet e tij nga "shkrimi pasqyror".

Kultivoni njė dėshirė tė fortė pėr dituri

Njė dėshirė e fuqishme gjatė gjithė jetės do tė mbushė kreativitetin tuaj. Njė mendje inteligjente kėrkon rrjedhė tė vazhdueshme tė informatave. Duke mėsuar dhe duke u rritur vazhdimisht, ju ushqeni mendjen tuaj me ide dhe zgjeroni tė menduarit tuaj. Jini mendje-gjerė dhe tė hapur ndaj koncepteve dhe qasjeve tė reja.

Kjo pėrfshin tė jeni tė gatshėm tė provoni ide tė ndryshme dhe tė mos injoroni diēka me tė cilėn nuk pajtoheni. Komunikimi nuk ėshtė njė rrugė njė kahėshe. Do tė thotė tė jeni nė gjendje tė vini gjithēka nė pyetje, tė mbani veten tė motivuar dhe kuriozė pėr botėn rreth jush.

Duke pasur njė varg tė gjerė tė diturisė nė zona tė ndryshme do ju japė prapavijėn nga e cila merrni ide tė reja. Por duke e pasur tė njohur njė zonė do ju japė njohuritė e nevojshme pėr tė sjellur risi brenda asaj fushe.

Shpjegojani gjėrat vetes

Tė qenit kreativ gjithashtu kėrkon tė kuptoni informacionet e dhėna. Ėshtė njė gjė tė lexoni njė libėr dhe tė mėsoni njė lėndė, por diēka tjetėr tė jeni nė gjendje t'ia shpjegoni atė temė dikujt (ose vetes). Duke qenė nė gjendje tė shpjegoni dituri tė reja tregon se ju keni pėrpunuar dhe pėrvetėsuar informacionet nė njė nivel mė tė thellė.

Nėse mund t'i shpjegoni vetes diēka, ju gjithashtu mund tė zgjeroheni, ta formėsoni atė nė vizionin tuaj unik ose ta pėrfshini nė idetė tuaj. Ju mund tė ndiqni idetė dhe tė krijoni koncepte tė reja.

Pėr tė qenė njė shpjegues i mirė duhet tė jenė dėgjues i mirė. Pas tė gjithash, ju nuk mund tė absorboni dhe tė mbani plotėsisht informacionet nėse nuk keni dėgjuar se ēfarė ėshtė thėnė.

Filloni kėtė shprehi duke ia shpjeguar vetes gjėrat pėr tė ngurtėsuar edhe mė tutje diturinė. Ky proces gjithashtu mund tė ju ndihmojė tė mendoni pėr zona tė cilat mund tė pėrmirėsohen, tė cilat do tė rrisin aftėsinė tuaj pėr tė menduar dhe tė ndėrtoni nė koncepte.

Bėni pushime pėr tė "kaluar" nė anėn tuaj kreative

A keni bėrė ndonjėherė ndonjė detyrė e cila kėrkonte zgjidhje tė problemeve dhe mė vonė e keni kuptuar se idetė tuaja ishin tė tepėrta dhe tė pa inspiruara?

Sipas Harvard Business Review, tendenca jonė natyrale ėshtė tė vazhdojmė tė punojmė nė njė problem edhe kur nuk po pėrparojmė. Kur punojmė nė njė ide e cila kėrkon kreativitet, ne shpesh arrijmė nė njė fund pa pėrparim pa e kuptuar. Studimet tregojnė se ėshtė e rėndėsishme tė bėni pushime nė intervale tė rregullta pėr t'i dhėnė mendjes tuaj njė rast pėr t'u rifreskuar.

Vendosni njė kohė tė caktuar, dhe kur ajo tė kalojė, ndryshoni detyrat. Bėni diēka tjetėr pėr njė kohė, dhe pastaj kthejuni detyrės fillestare. Kjo do ju ndihmojė tė kaloni nė kreativitet dhe tė zgjidhni problemet nė mėnyrė produktive dhe inovative.

Nėse po keni probleme, provoni t'i qaseni problemit nga njė pikėpamje tjetėr. Mund t'ju ndihmojė tė punoni mbrapsht, duke filluar me zgjidhjen, ose tė shikoni problemin nga koka dhe ta konceptoni atė nga njė kėnd ndryshe.

Lejoni qė imagjinata juaj tė zhvillohet

Njėra prej gjėrave mė tė mira qė mund tė bėni pėr tė zhvilluar kreativitetin tuaj ėshtė tė filloni imagjinatėn natyrale dhe zgjuarsinė tė cilėn e keni pasur si fėmijė. Neve na pėlqente tė luanim si fėmijė. Ne mėsuam si tė krijojmė botė imagjinare ku gjithēka ishte e mundur. Na pėlqente tė sfidonim veten me lojėra dhe teste tė shkathtėsive.

Jepni vetes kohė qė mendja juaj tė pėrhumbet, pėr tė zbuluar, pėr tė ėndėrruar me sy hapur, dhe pastaj tė pėrdorni idetė tė cilat shfaqen si pjesė e mendimeve tuaja. Sfidoni veten tuaj me ushtrime kreative, si vizatimi nė njė bllok.

Mbani njė shėnim tė ideve tuaja, sado imagjinare ose jopraktike qė janė. Jepni mendjes tuaj kohė pėr tė ėndėrruar dhe pėr tė zgjidhur problemet qė tė ndėrtoni muskulin tuaj kreativ.

Nėse kultivoni njė mendje imagjinare, tė hapur ndaj tė gjitha mundėsive, tė balancuar, pėrplot me njohuri dhe tė rifreskuar, gjeniu dhe kreativiteti juaj do tė fillojnė tė lulėzojnė.

(Deep Patel ėshtė shkrimtar dhe ndėrmarrės i ri. Ai ėshtė autori i A Paperboy's Fable: The 11 Principles of Success. Nė kėtė libėr, ai intervistoi 15 industri duke pėrfshirė profesorė, ndėrmarrės, kryeshefė ekzekutivė, dhe Gjeneralin David Petreaeus)

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
':D]7

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė