Perspekti - Disa destinacione perfekte pėr pushime
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Disa destinacione perfekte pėr pushime

Lista e destinacioneve ėshtė e gjerė dhe pėrfshin njė shumėllojshmėri pushimesh si plazhe, udhėtime dhe vizita tempujsh.

Njė nga destinacionet mė tė mahnitshme nė botė
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 29/09/2015 15:33

1. Spanjė. Spanja ka qėnė gjithmonė destinacion i preferuar pėr shumėkėnd, dhe ende mbetet njė nga vendet mė tė vizituara gjatė verės, nė veēanti ishujt Balearikė, Mallorca dhe Ibiza, si dhe ishujt Kanarike Tenerife dhe La Palma. Destinacione tė tjera fantastike spanjolle janė Costa de la Luz dhe Catalonia. Spanja ofron shumė mė tepėr sesa plazhi. Nė Spanjėn Veriore mund tė kaloni pushime tė shkėlqyera ecjeje malore dhe nė Katalonia mund tė pėrjetoni pushime tė pėrsosura ēiklizmi. Rritja e linjave ajrore me kosto tė ulėt ka bėrė mė tė arritshėm qytete si Palma dhe Seville  qytetė jashtėzakonisht tė pasura me kulturė. Gjithashtu, ishuj mė pak tė njohur si La Palma nė Ishujt Kanarike, ia vlejnė tė vizitohen. Mund tė eksploroni Spanjėn edhe nėpėrmjet njė ushėtimi luksoz hekurudhor duke pėrdorur trenat e shkėlqyer shtetėrorė Transcantabrico dhe La Robla.

Vend pushimesh nė Spanjė, San Pedro beach, Costa del Sol, Spain

2. Francė. Dashuria botėrore pėr Francėn dhe gjithēka franceze ka mbizotėruar prej shumė shekujsh nė planetin tonė. Qė nga Portet e Kanalit, deri tek ishujt Mesdhetarė, Frankofilėt gjithmonė do mund tė gjejnė destinacione tė reja pėr tė eksploruar. Midis vendeve favorite pėr pushime janė plazhet e bregut tė Atlantikut, Korsika dhe Ille de Ré. Mund tė vizitoni Kopshtin e Monet nė Giverny, tė shijoni njė pushim ēiklizmi, ecjeje, ose njė guidė turistike rreth fushave tė betejave shekullore tė Francės. Nė Alpet Franceze mund tė skijoni me ēmime tė arsyeshme nė paketa familjare, njė destinacion ky paksa i veēantė nė verė. Tė tjera destinacione tė bukura franceze janė Normandia, Parisi, dhe shėtitjet me varkė nė Canal du Midi. Gjithashtu mund tė provoni njė pushim garash me kuaj nė Francė, ose tė shijoni garat e Formula Uno nė Grand Prix tė Monakos.

Vend pushimesh nė jug tė Francės

3. Britani e Madhe. Asnjė listė destinacionesh pushimi nuk do ishte e plotė pa pėrfshirė aty Britaninė e Madhe: jo vetėm Anglinė, por edhe Skocinė, Uellsin, Irlandėn e Veriut dhe disa nga ishujt mė pak tė njohur si Ishujt Scilly, Ishullin Lundy (nė Kanalin e Bristolit) dhe Ishullin Wight. Destinacionet mė popullore turistike tė Mbretėrisė sė Bashkuar pėrfshijnė Devon dhe Cornwall, Lakė District dhe Cotswold, Dorset dhe Skocinė (ku mund tė shijoni ushqimin e shijshėm ose tė dalloni delfinėt nė det). Britania ofron shumė eksperienca interesante pushimesh. Mund tė merrni me qera kasollen e njė mirėmbajtėsi tė farit, ose tė qėndroni nė njė tipi nė Cornwall, tė bėni shėtitje mė varkė nė Norfolk Broads, ose tė flini gjumė nė njė jaht luksoz tė ankoruar nė njė nga portet nė Devon.

Dy nga vendet mė tė preferuara nė Angli

4. Greqia. Pushimet nė Greqi kanė tė bėjnė me thjeshtėsinė. Pavarėsisht fitimeve tė mėdha tė hoteleve me pesė yje kėto vitet e fundit nė Greqi, janė vilat e lyera me gėlqere tė bardhė, tavernat miqėsore, dielli i nxehtė dhe deti blu qė na bėjnė gjithmonė tė kthehemi nė Greqi vit pas viti. Edhe vetė ushqimi grek ėshtė njė kryevepėr thjeshtėsie, tradicional dhe njėkohėsisht i shėndetshėm. Ishujt tėrheqin mė shumė vizitorė. Vilat e Korfuzit, asnjėherė nuk e kanė humbur hijeshinė e tyre. Nėse jeni duke lakmuar kėtė destinacion pėr pushimet tuaja, ju rekomandojmė Paxos, qė megjithėse nuk ka aeroport, ėshtė njė vend perfekt pėr ditė dembele, udhėtime me varkė dhe pushim absolut nė vilat e bukura. Nėse jeni pak mė shumė aktivė se kaq, Lakitira Beach Resort nė Kos, pranė bregut turk, ofron njė gamė tė gjerė sportesh ujore. Nė Greqi mund tė mėsoni edhe tė lundroni. Kreta, ėshtė ishulli mė i madh dhe mė interesant nė Greqi. Pėrpiquni tė qėndroni larg rezorteve tė mėdha dhe qėndroni nė njė nga shtėpitė e kėndshme qė jepen me qera, ose nė njė nga vilat familjare. Greqia kontinentale ofron po ashtu njė gamė tė gjerė alternativash tė mrekullueshme pushimi. Relaksohuni nė Suitat e Bukura Sani Asterias ose zhytuni nė kulturėn e pashoqe tė Muzeut tė Akropolit nė Athinė.

Njė nga pikat turistike mė tė bukura nė Greqi.

5. Italia. Kulturė antike, plazhe fantastike, ushqim i shijshėm dhe klimė e mrekullueshme  nuk ėshtė surprizė pėr askėnd fakti se ky vend ėshtė njė nga destinacionet mė popullore tė pushimeve nė botė. Pėr pak shije tė dolce vita, nisuni drejt qyteteve tė mrekullueshme si Roma, Firence dhe Venecia  pėr njė udhėtim tė paharrueshėm nostalgjik shkoni drejt tyre me trenin Orient Express. Umbria ėshtė njė zonė e bukur e Italisė, qė mburret me qyteza tė bukura me tregje mesjetare, vreshta tė mrekullueshme dhe kryevepra tė Rilindjes  dhe ėshtė gjithashtu njė zonė e paprekur nga turizmi. Adhuruesit e plazhit do mrekulloheshin nga rreth 804 km bregdet nė Puglia, duke u mahnitur gjithashtu me arkitekturėn tradicionale, si dhe ushqim e shijshėm tė shoqėruar me verėn fantastike. Liqenet Italiane kanė tėrhequr disa nga turistėt e parė britanezė, dhe vazhdojnė tė jenė popullorė me sfondin e tyre mahnitės, pamjet malore dhe linja tė pėrshtatshme transporti pėr tė vizituar pamjet mė tė bukura vendase. Zona mė pak e njohur e La Marche ofron gjithēka qė mund tė prisni nga Italia  Plazhe tė mrekullueshme, kėshtjella historike, dhe galeri tė mbushura me kryevepra arti. Ishulli i Siēilisė kombinon vende historike me njė bregdet marramendės, ndėrsa Sardenja ka plazhet mė tė mira nė vend. Bregu Amalfi ėshtė njė bazė fantastike nga ku mund tė vizitoni Sorrenton, Caprin, Malin Vesuvius, dhe Pompein.

Vend mahnitės nė Firence, Itali

6. SH.B.A. Njė vend gjigand si SH. B.A. vėrtet ofron diēka pėr tė gjithė. Rezorti i bukur Cape Cod u jep vizitorėve njė shije tė rezorteve bregdetare tradicionale amerikane, ose mund tė merrni me qera njė makinė pėr tė shėtitur Kaliforninė duke filluar qė nga vreshtat e Napa Valley tė Beverly Hills. Planifikoni pushime buxhetore? Merrni rrugėn nė njė makinė me qera, duke qėndruar ēdo natė nė njė Motel 6, qė ofron dhoma komode dhe tė pastra nė vende tė shumta nė tė gjithė tė Amerikėn Veriore. Pėr pak magjepsje tė mirėfilltė, asgjė nuk krahasohet me Las Vegas, ndėrsa pėr pak shije tė Perėndimit tė Egėr nisuni drejt dude Ranch pėr njė pushim tė mirėfilltė tė kėtij stili jetese. Florida, me parqet e dėfrimit dhe plazhet e shumtė ka qėnė historikisht njė destinacion favorit familjar nė SH.B.A. , ndėrsa Miami ofron njė kombinim fantastik plazhesh dhe jete nate nė njė qytet qė gėlon nė ēdo moment tė ditės apo natės.

Cape Cod Sh.B.A ku edhe duhani ėshtė ndaluar nė plazhe

7. Turqia. Turqia ka pėrfituar nga pėrjashtimi prej Eurozonės. Megjithėse vuan nga inflacioni dhe nuk ofron ēmime aq tė lira si 20 vjet para, ajo ende krahasohet krenarisht me fqinjėt e saj perėndimorė. Me bregun e pafund tė Egjeut, Turqia zotėron disa prej plazheve mė tė bukura tė Europės, shumė prej tė cilave kanė mbetur relativisht tė paprekur. Dhe asnjėherė nuk gjendesh larg kulturės antike nė Turqi. Megjithėse shumica e vizitorėve nisen drejt plazheve, ju rekomandojmė njė pushim tė shkurtėr nė Stamboll, veēanėrisht gjatė pranverės dhe vjeshtės.

Plazhet mahnitėse tė Turqisė

8. Egjipti. Ėshtė e vėshtirė tė dish ku tė fillosh sė vizituari thesaret historike me tė cilat krenohet Egjipti, por njė nga mėnyrat mė tė favorshme pėr ti eksporuar ėshtė nėpėrmjet njė shėtitje me target nė Lumin Nil. Lundroni nė luks midis tempujve tė Karnak dhe Luxor, Luginėn e Mbretėrve, dhe Aswan. Kryeqyteti Kajro ėshtė vendi ku mund tė shijoni nje vizitė nė Muzeun Marramendės Egjiptian, ku mund tė shikoni maskėn e artė tė vdekjes sė faraonitTutankhamen, dhe shumė kryevepra tė tjera tė qytetėrimit tė sofistikuar antik. Mė pas, nė periferi tė qytetit, mund tė shijoni piramidat ikonike dhe Sfinksin. Pėr njė pėrvojė pushimesh mė tė qeta, nisuni drejt ujit tė pastėr Kristal tė Detit tė Kuq, ku mund te akomodoheni nė njė nga rezortet e bukura dhe te rehatshme, pėr tė shijuar zhytje fantastike me polumbar ose periskop nė plazhet e pastra tė kėtyre hoteleve luksoze dhe me ēmim tė leverdisshėm.

Tempulli dhe statujat e mahnitshme nė Luxor, Egjipt

9. Kroacia. Bregu i pacėnuar i Kroacisė, ėshtė njė nga brigjet mė tė bukura nė botė dhe njė nga brigjet mė origjinale dhe tė paprishura nė Europė. Qyteti historik i Dubrovnikut ėshtė restauruar me shumė mjeshtėri vitet e fundit. Fillimisht ndėrtuar nga Venecianėt, Perla e Adriatikut ėshtė njė qender perfekte ku mund tė shijoni ushqim tė shijshėm dhe nga ku mund tė merrni tragetin pėr tė vizituar cilindo nga ishujt e shumtė rreth e rrotull.

Dubrovnik, Kroaci

10. Tajlanda.Tajlanda, Toka e Buzėqeshjeve, vazhdon tė jetė destinacioni i preferuar pėr turistė tė tė gjitha natyrave. Tėrheqja e Tajlandės ėshtė e dukshme: Natyrė me fshatra tė bukur, plazhe tė mrekullueshme, ushqim i shijshėm, njerėz miqėsorė dhe ēmime tė arsyeshme. Por Tajlanda ka gjithashtu njė trashėgimi kulturore unike dhe mahnitėse, ku tė mbushur plot tempuj tė shenjtė Budistė. Gjithashtu, kryeqyteti Bangkok, tė elektrizon me energjinė e tij. Megjithatė, ishujt tėrheqin mė shumė vėmėndje, me Phuket qė mbushet pėrplot me vizitorė gjatė gjithė kohės. Shumica e hoteleve nė kėtė ishulkl janė hotele tė klasit botėror. Jo shumė larg prej kėtu, nė Golfin e Siamit, ishulli idilik Koh Samui, ofron dida hotele tė vegjėl luksi, sė bashku me ishullin fqinj Koh Phangan. Tajlanda ėshtė gjithashtu njė destinacion i mrekullueshėm pėr njė pushim qendrash klimaterike, sidomos nė Chiva  Som. Ka shumė mėnyra pėr tė shijuar Tajlandėn, gjithashtu me njė udhėtim nė njė anije tė gjatė ose njė anije lundruese tradicionale tajlandeze.

Chiva-Som, Tajlandė


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
9.B?d

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė
Reklamė