Tavė Kosi (Tavė Elbasani)
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Tavė Kosi (Tavė Elbasani)

Tava e kosit ėshtė njė nga gjellėt mė karakteristike Shqiptare.

Zakonisht tava e kosit pėrgatitet me mish qengji por mund ta pėrgatisim edhe me mish dashi.
Zakonisht tava e kosit pėrgatitet me mish qengji por mund ta pėrgatisim edhe me mish dashi.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/02/2017 14:40

Tava e kosit pėrgatitet me mish qengji ose dashi, vezė e kos dhe pak oriz. Mund tė gatuhet edhe pa oriz, por nė kėtė recetė kemi pėrdorur pak oriz. Do tė ishte ideale nėse tava do tė piqej nė furrė druri.

Pėrgatitja: 30 minuta

Pjekja: 30 minuta

Sasia: 4 persona

Pėrbėrėsit pėr 4-5 persona:

700 gramė mish qengji

50 gramė gjalpė

3 vezė

1200 mililitra kos i bardhė

2-3 lugė gjelle miell

1-2 lugė gjelle oriz

kripė

piper

Pėrgatitja:

Zakonisht tava e kosit pėrgatitet me mish qengji por mund ta pėrgatisim edhe me mish dashi. Nėse e pėrgatisim me kėtė tė fundit, duhet ta vendosim mė parė tė ziejė nė njė tenxhere me ujė. E mė pas vazhdojmė pėrgatitjen si mė poshtė me mish qengji.

Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmė nė tavė. E lyejmė sipėr me gjalpė dhe e vendosim nė furrė qė tė piqet. E lėmė tė piqet derisa mishi tė marrė njė ngjyrė si nė tė kuqėrremtė, (shtojmė pak ujė nėse e shohim qė mishi po thahet shumė dhe e lėmė tė skuqet). Nė kėtė moment e heqim nga furra. Nderkohė nė njė tenxhere hedhim gjalpin dhe pak miell. I kaurdisim mirė sė bashku derisa mielli tė zverdhet. Duhet tė kemi kujdes qė ta trazojmė gjithmonė nė mėnyrė qė tė mos djegim miellin. Kur mielli tė jetė zverdhur shtojmė me kujdes lėngun e mishit tė holluar me pak ujė (e kullojmė lėngun e mishit nga tava qė tia shtojmė miellit). E trazojmė mirė qė tė mos krijohen kokėrriza me miell. E vendosim tė ziejė duke e trazuar gjithmonė dhe kur salca tė jetė trashur e heqim nga zjarri. E lėmė tė ftohet pak.

Nė njė enė qelqi tė madhe hedhim vezėt, i rrahim pak, shtojmė pak kripė, pak piper dhe kosin. I trazojmė mirė bashkė. Mė pas shtojmė edhe salcėn e miellit. I pėrziejmė bashkė.

Nė tavėn qė kishim mishin shtojmė pak oriz, sistemojmė mirė mishin sipėr orizit dhe shtojmė gjithė masėn e pėrgatitur. (Mund ti shtojmė sipėr disa copa gjalpi nėse dėshirojmė).

Vendosim tavėn tė piqet nė furrė tė nxehtė 220 gradė Celcius pėr rreth 20-30 minuta ose derisa tė shohim qė tava sipėr ka krijuar njė ngjyrė tė bukur tė artė.

Nxjerrim tavėn nga furra dhe e shėrbejmė gjellėn tė ngrohtė tė shoqėruar me feta buke tė thekur.

Ju bėftė mirė!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
RE--%

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė