Frika e pėrballjes me tė tjerėt
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Frika e pėrballjes me tė tjerėt

Dikur, frika mė e madhe e njeriut ishte pėrballja me agresorėt, kryesisht me kafshėt gjigante, sepse mbijetesa ishte gjėja mė e rėndėsishme. Pėr tė mbijetuar, njerėzit bashkoheshin dhe i luftonin nė grup, duke ndarė edhe gėzimin e fitores, edhe dhimbjen e humbjes.

Frika e pėrballjes me tė tjerėt
Frika e pėrballjes me tė tjerėt
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/12/2017 14:21

Nė ditėt e sotme, frika mė e madhe e njeriut ėshtė pėrballja me tė tjerėt, sepse pranimi dhe vlerėsimi i tyre, tanimė janė gjėja mė e rėndėsishme. Pėr tė fituar vlerėsimin e tė tjerėve, qofshin kėta fizikisht pėrballė apo nga ana tjetėr e ekranit tė celularit dhe kompjuterit, njeriu gjendet I vetėm, i konkurrueshėm dhe, mbi tė gjitha, me nevojėn pėr tė minimizuar (dėshira do tė ishte qė t'i zhdukte fare) mangėsitė apo defektet. Kėshtu, duke ndier nevojėn tė pranohet, njeriu i kohėve moderne iu afrohet tė tjerėve nė pėrpjekje pėr tė gjetur veten, por, nė fakt, rrezikon t'i largohet asaj.

Sot, tė gjithė jemi njerėz publikė pėr aq kohė sa kemi njė profil nė rrjetet sociale. Sot, personazhet e njohura, janė tė tilla mė shumė se kurrė mė parė. Nė ēastin kur pėrshfaqim profilin publik, nuk dihet se sa tė ndėrgjegjshėm jemi pėr rėndėsinė qė ka mendimi i tė tjerėve, nė mėnyrėn se si do ta shohim veten. Ajo qė kuptojmė shpejt ėshtė se, fotografitė, mendimet, opinionet qė ne pėrcjellim, kanė nevojė pėr vėmendje tė veēantė: ne i shohim, i rishohim dhe i filtrojmė, derisa vendosim se "cilat na pėrfaqėsojnė mė mirė".

Numri i klikimeve, pėlqimeve dhe ndjekėsve, na jep njė ide tė pėrgjithshme nėse tė tjerėt na pėlqejnė apo jo. Nėse njerėzit kthejnė kokėn pėr tė na riparė, nėse na pėrkėdhelin me sy apo dėshirojnė tė na kenė pranė me ēdo kusht, na pėrkėdhelin sedrėn dhe ndihemi mė mirė. Po nėse ajo qė pėlqejnė tė tjerėt, na nxit tė ndryshojmė aq shumė, sa tė mos e njohim mė veten? Po nėse tė tjerėt nuk na pėlqejnė aq sa duhet? Po nėse mendimi i tė tjerėve pėr tė bukurėn ndryshon shpejt dhe shpesh? Dhe "nėse"-tė mund tė vazhdojnė pa fund. Ajo ēfarė mbetet, ėshtė nevoja pėr tė kuptuar rėndėsinė qė ka ekuilibri midis asaj ē'ka jemi (nga e cila nuk do tė duam tė heqim dorė pėr asnjė, pėr asgjė dhe nė asnjė rrethanė) dhe asaj qė do tė na bėnte tė pranueshėm nga tė tjerėt (do tė ishte shumė mirė po tė na vlerėsonin). Pėr kėtė duhet tė mendojmė mjaftueshėm dhe vazhdimisht. Nė kėtė mėnyrė, kur tė tjerėt jemi ne dhe duhet tė vlerėsojmė tjetrin qė kemi pėrballė, duhet tė kemi mirėsinė tė mos e nxitim tė tjetėrsohet deri nė tėhuajėzim, sepse kostoja ėshtė shumė e lartė. Individi rrezikon tė humbasė veten dhe shoqėria rrezikon tė humbasė individin. Por a jemi tė gatshėm tė humbasim kaq shumė?

Duhet ta pranojmė se janė tė shumtė ata, pėr tė cilėt pamja e jashtme, pranimi dhe vlerėsimi nga tė tjerėt, nuk janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht. Ti mund tė jesh njėri/njėra prej tyre. Ky shkrim ishte edhe pėr ty. Le tė jemi tė vėrtetė deri nė fund. Edhe pėr ty, pranimi dhe vlerėsimi nga tė tjerėt ėshtė i rėndėsishėm, por u ke dhėnė pėrgjigje kohė mė parė pyetjeve tė mėsipėrme...


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
k^YX&

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė