Llojet e karaktereve qė mund tė ketė njė fėmijė
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Llojet e karaktereve qė mund tė ketė njė fėmijė

Me rritjen fėmija do tė formojė karakterin e tij i cili nuk do tė jetė aspak i njėjtė pėr fėmijė tė ndryshėm.

Llojet e karaktereve qė mund tė ketė njė fėmijė
Llojet e karaktereve qė mund tė ketė njė fėmijė
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/12/2017 13:42

Duke vlerėsuar mėnyrėn si rriten dhe zhvillohen disa fėmijė do tė mund tė ndajmė tipet e tyre nė disa kategori, tė cilat shpesh e vendosin prindin nė vėshtirėsi duke qėnė se menaxhimi bėhet disi i vėshtirė.

Fėmijėt hiperaktivė

Duke vėzhguar ritmin me tė cilin ecin disa fėmijė, ėshtė e lehtė tė kuptosh pse disa nėna qė kanė fėmijė njėvjeēar, shqetėsohen qė fėmija i tyre ėshtė hiperaktiv. Tani mund tė themi se shumica prej tyre nuk kanė pse tė shqetėsohen. Ajo qė duket si njė nivel jonormal aktiviteti pėr njė nėnė, nė fakt ėshtė normale.

Pas muajsh tė tėrė pėrpjekjesh, lėvizshmėria pėr tė cilėn fėmija juaj ka luftuar aq shumė, tani ėshtė arritur. Nuk ėshtė pėr t'u shqetėsuar nėqoftėse fėmija juaj vrapon, zvarritet apo ngjitet dhe zbret, sa herė qė i krijohet mundėsia. Pėrpiquni ta qetėsoni me njė banjė me ujė tė ngrohtė, kur duket se po ju del jashtė kontrollit. Gjithashtu sigurohuni qė ka ngrėnė mirė dhe qė nuk ka marrė njė sasi tė madhe sheqeri. Studimet kanė treguar se njė pėrqindje e vogėl fėmijėsh mund tė reagojnė me sjellje hiperaktive ndaj sheqerit dhe ushqimeve tė tjera.

Fėmijėt aktivė

Fėmijėt aktivė janė njė betejė e pėrditshme, ata flenė mė pak, nuk gjejnė pushim edhe kur hanė dhe rrezikojnė veten, por ata sjellin edhe gėzim, janė tė zgjuar, tė interesuar dhe tė shpejtė nė pėrmbushjen e detyrave. Ju nuk duhet t'i lini asnjėherė vetėm ata nė krevat apo karrigen ku janė ulur.

Fėmijėt e ērregullt

Nė moshėn 6-12 muajsh fėmijėt fillojnė tė vendosin njė orar dhe bėhen mė tė parashikueshėm. Por ka fėmijė qė as nuk krijojnė ndonjė orar tė vetin, as nuk respektojnė orarin e nėnės. Nė kėto raste, do tė jetė mirė qė tė vendoset njė lloj rregulli pėr tė mirėn e nėnės dhe tė fėmijės. Duhet tė pėrpiqemi tė bėjmė tė njėjtat gjėra nė tė njėjtin orar.

Fėmijėt qė pėrshtaten me vėshtirėsi.

Kėta fėmijė nuk pranojnė vazhdimisht sendet, njerėzit, ushqimet e panjohura. Ēdo lloj ndryshimi, qoftė edhe i njohur pėr ta, i shqetėson.

Fėmija qan me shumė intensitet.

Ndoshta ju keni vėnė re se fėmija juaj qante me zėrin mė tė lartė se fėmijėt e tjerė qė nė maternitet. E qara me kalimin e kohės do te rrallohet, por gjithmonė intensiteti i saj do jetė mė i lartė, krahasuar me fėmijėt e tjerė.

Fėmija jo "i lumtur".

Nė vend qė fėmija tė buzėqeshė dhe tė gugasė, ai duket gjithė kohėn i mėrzitur. Nėqoftėse duket sikur asnjė gjė nuk e kėnaq fėmijėn tuaj dhe ai nuk vuan nga ndonjė sėmundje, atėhere jepini dashuri dhe pėrkujdesje. Do tė vijė koha kur ai tė mėsojė mėnyra tė tjera tė shprehuri, e qara dhe hidhėrimi do tė pakėsohen, megjithėse ai do tė jetė gjithė kohėn fėmijė serioz.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
<;Jj\

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė