Ēfarė duhet tė dini patjetėr para se tė filloni punėn tuaj tė parė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė duhet tė dini patjetėr para se tė filloni punėn tuaj tė parė?

Tė vėrtetat qė duhet t'i dini para se tė filloni punėn e parė

Ēfarė duhet tė dini patjetėr para se tė filloni punėn tuaj tė parė?
Ēfarė duhet tė dini patjetėr para se tė filloni punėn tuaj tė parė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/02/2018 14:46

Ka disa gjėra qė askush nuk do t'jua thotė, por qė ėshtė e rėndėsishme t'i dini pėrpara se tė filloni punėn tuaj tė parė. Qė nga zhgėnjimet e deri te kėnaqėsitė, janė tė pafundme ndjesitė qė do tė provoni kur tė nisni punė pėr herė tė parė...

E rėndėsishme ėshtė qė mos tė pushtoheni nga paniku dhe aventurėn tuaj tė re ta filloni me shpirt tė drejtė.

Mund tė mos ndiheni rehat

Si fillim mund tė mos ndiheni rehat. E gjitha kjo mund t'i japė jetė njė ndjesie paniku tė pėrgjithshėm. Por jepini vetes kohė, do tė shihni se, qysh javėt e para do tė ndiheni si nė njė ambient familjar.

Do t'ju duket sikur nuk kuptoni asgjė

Jeni shkolluar, por nė momentin kur do tė shkoni nė punė do t'ju duket se tė gjithė do t'ju flasin nė njė gjuhė tė pakuptueshme. Por mendojeni pak: jeni vetėm nė ditėn tuaj tė parė tė punės, mos jini shumė kėrkues ndaj vetes. Mė mirė qėndroni tė fokusuar, dėgjoni eprorin tuaj dhe me kalimin e kohės gjithēka do t'ju duket mė e qartė.

Nuk do tė keni njė zyrė tė gjithė tuajėn

Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe, e rėndėsishme ėshtė tė keni njė vend ku mund tė punoni dhe tė demonstroni se sa vleni.

Puna e re nuk mund t'ju pėlqejė

Punėn tuaj tė re mund ta jetoni ndryshe nga ajo se si e kishit imagjinuar: ndoshta shumė tė lodhshme ose tė mėrzitshme. Nuk duhet tė jetė me ēdo kusht puna e jetės suaj. Merreni si njė mundėsi pėr t'u futur nė botėn e punės dhe pėr tė fituar pėrvojė.

Do tė filloni tė vlerėsoni shumė fundjavėn

Nėse do tė keni njė punė nė zyrė, nga e hėna nė tė premte, do tė filloni tė vlerėsoni shumė fundjavėn ashtu siē nuk e keni vlerėsuar kurrė mė parė.

Mund tė bėni gjėra qė nuk ju takojnė

Shefi mund t'ju kėrkojė t'i bėni njė kafe, ndėrsa kolegu mė i vjetėr njė pirg me fotokopje. Jini tė durueshėm. Normalisht e gjitha kjo ėshtė ēėshtje kohe.

Kolegu juaj mund tė jetė antipatik

Nėse mė parė kishit tė bėnit me miqtė tuaj tė zemrės, nė zyrė nuk do tė gjeni tė njėjtėn situatė, pėrkundrazi kolegu ose kolegia juaj mund t'ju duket antipatik/e. Nuk ėshtė e thėnė t'u dukeni tė gjithėve simpatikė, e rėndėsishme ėshtė tė bėni mirė punėn tuaj.

Duhet tė mėsoni si tė organizoni kohėn

Nė punė mund tė punoni me orė tė zgjatura ose me turne, por kjo nuk do tė thotė tė stresoheni: organizojeni kohėn tuaj me ndihmėn e njė agjende dhe do tė shihni se do t'ia dilni, do tė gjeni kohė pėr palestėr, pėr tė bėrė pazare pėr tė dalė me miqtė etj.

Do tė provoni emocionin e rrogės sė parė

Kur tė merrni rrogėn e parė, vetvetiu do tė harroni tė gjithė lodhjen e muajit dhe do tė mbusheni me energji pėr 30 ditėt e tjera nė vazhdim.

Do tė keni shumė pėr tė mėsuar

Njė punė e re, ka gjithmonė diēka pėr t'ju mėsuar. Ajo do t'ju rrisė, do t'ju lejojė tė keni mė shumė siguri nė vete dhe nėpėrmjet saj do tė zbuloni aftėsi tė paditura ndaj vetes. Pra, ka ardhur momenti tė rriteni!

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
C

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė